Albania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Albania është një toponim i huaj për Shqipërinë (shih: Albanët). Emërtimi, që sot nënkupton Shqipërinë, e ka prejardhjen nga një fis ilir, i cili sipas gjeografit aleksandrin Ptolemeu rreth shekullit të 2-të pas Krishtit jetonte midis Durrësit dhe Matit. Sipas studimeve albanologjike rezulton se prej emrit "arbën", i cili rrjedh nga fjala alban-oi, me anë të prapashtesës “-esh”, është krijuar etnonimi "arbënesh" ("toskërisht: arbëresh").[1]

Rruga historike që ka përshkruar emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një kohe të gjatë të përdorimit të emërtimeve greke e romake, bizantini Mihael Attaliates në vitin 1072 për ilirët dhe fiset e tyre fillon përmend fjalën arvanon. Ky emërtim duket se ka vazhduar edhe në shkrimet e tjera, si p.sh.m. të Anna Komnenit XIII 5, Georga Akropolitas. Në Mesjetë banorët e Krujës queshin "arbanun", kurse ipeshkvi i Krujës quhej epicopus Arbanensis. Duket se parashtesa më e vjetër e ngjashme e përdorur nga bizantinët në gjuhën latine ka qenë arb-. Këta popullin shqiptar nga vitet 1166 e quanin arbanense, kurse vendin e tyre Arbanum (1204, 1250). Me afirmimin e azhurëve në Siçili dhe paraqitjes së interesit të tyre për shqiptarët, në 1271 ata për trojet e shqiptarëve përmendin fjalën Albania, kurse për popullin në trojet e tyre atërore albaneses. Nga këto dy fjalë rrjedhin dhe emërtimet e sotme në italisht albanese dhe në greqisht arvanites. Nga kjo e fundit rrjedh edhe fjala turke arnaut. Në sërbishten e vjetër për trojet shqiptare përdorej fjala Rabana 1198 e për vendasit fjala rabanski, kurse më vonë aty rreth viteve 1330 përdorej fjala arbanasi.[2] [3]

Arti shqiptar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arti bashkëkohor shqiptar ka filluar të vendoset dhe të bëhet i rëndësishëm me piktorin e famshëm Ibrahim Kodra, me rëndësi të njëjtë si Pablo Picasso, me të cilin ai ka ekspozuar në Milano. Sot Kodra konsiderohet babai i artit bashkëkohor shqiptar nga kritikët e artit në mbarë botën.

Studime albanologjike edhe etnologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet më të thella në këtë drejtim i ka paraqitur gjuhëtari dhe albanologu i shquar shqiptar Prof. Dr. Eqrem Çabej në punimin e tij me titullin "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes". Në këtë studim shkencor ai ka analizuar dhe parashtruar etnogjenezën e prejardhjes dhe historisë së emrit të trojeve shqiptare dhe banorëve të saj. Emri me të cilin të huajt quajnë shqiptarët (si p.sh.m.: albaner, albanais, albanese etj.) dikur përdorej edhe në truallin shqiptar. Banoret vendas në trevat shqiptare dikur janë vetëquajtur "arbër", "arbën" si dhe "dardanë". Shkrimi i parashteses se emrit të vjetër ndër të huajt luhatet midis "alb-" dhe "arb-", kurse shqiptarët vetë kanë përdorur "arb-".

Me kalimin e kohërave emërtimi i banorëve të saj nuk u zëvendësua gradualisht me fjalën e sotme "shqiptarë". Rruga historike që kanë përshkruar këta emra duket të ketë qenë po ajo rrugë që kanë ndjeur zakonisht edhe emrat e popujve të tjerë. Që të dy këta emra në fillim ishin emra fisesh, që me kohë u ngritën në rangun e emrit kombëtar.

Filologu gjerman G.Schramm mbështetë tezën e prejardhjes së shqiptarëve prej fisit trakas të Bessëve, tuj pasë parasysh edhe randësine e fjalës Besa apo fjala e dhanun, si e vetmja lidhje që i ka mbajtë të bashkuar nder shekuj.[4]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Prejardhja e emrit shqiptar". Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2013. Marrë më 9 mars 2013.
  2. ^ Dr. Eqrem Çabej, MÇM (Sh.B.): Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. MÇM, Tiranë 1994, Fq. 8-9.
  3. ^ Avni K. Këpuska: Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës. 3 Botimi. Prishtinë 2004, Fq. 36.
  4. ^ Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen (= Rombach Wissenschaften. Reihe Historiae. Bd. 4). Rombach, Freiburg (Breisgau) 1994, ISBN 3-7930-9083-3 (Digitalisat; 2., aktualisierte und erweiterte Auflage. ebenda 1999; in albanischer Sprache: Fillet e krishterimit shqiptar. Konvertimi i hershëm i besëve dhe pasojat e tij të gjata. Albanisches Institut, St. Gallen 2006, ISBN 3-9523077-2-6 (Übersetzt nach der Ausgabe 1999))

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]