TIRANA – Enciklopedia Shqiptare


TIRANA
✤ (1924). Gazetë e përjavshme politike e letrare. Numri i parë doli më 27.IV.1924 në Tiranë, ndërroi titullin përkohësisht në «Liria» dhe vijoi me titullin e parë më 1925. Para Revolucionit të Qershorit 1924 paraqitej sikur mbante qëndrim të ndërmjetëm midis qeverisë feudo-borgjeze dhe opozitës demokratike, por në thelb ishte kundër lëvizjes revolucionare, për rrugën e eejes «paqësore» dhe anonte nga qeveria. Gjatë revolucionit u përpoq të tregohej e paanshme. Trajtoi çështje për organizimin më të shëndoshë të shtetit dhe përmirësimin e jetës së popullit.

(P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tirana


[cite]