See (serial televiziv)
See (sq: Shoh) është një serial televiziv amerikan i zhanrit dramë fantastiko-shkencore, prodhuar nga Apple TV+. Është shkruar nga Steven Knight dhe me regji nga Francis Lawrence. Prodhuesit ekzekutivë përfshijnë Knight, Lawrence, Peter Chernin, Jenno Topping dhe Kristen Campo. Premiera u dha më 1 nëntor 2019.
See | |
---|---|
Gjinia | Aksion Aventurë Dramë fantastiko-shkencore |
Krijuar nga | Steven Knight |
Regjia nga | Francis Lawrence |
Luajnë | Jason Momoa Alfre Woodard Yadira Guevara-Prip Nesta Cooper Sylvia Hoeks Archie Madekwe Christian Camargo Hera Hilmar Mojean Aria |
Kompozitori | Bear McCreary |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha në prodhimin origjinal | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 1 |
Nr. i episodeve | 8 (lista e episodeve) |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor | Francis Lawrence Steven Knight Peter Chernin Jenno Topping Kristen Campo |
Prodhuesit | Quaker Moving Pictures Chernin Entertainment Endeavor Content Nebula Star |
Vendosja e kamerave | Single-camera |
Transmetimi | |
Transmetimi i parë | 1 nëntor 2019 - prezent |
Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në të ardhmen e largët, raca njerëzore ka humbur sensin e shikimit dhe shoqërisë i lihet të gjejë mënyra të reja për të bashkëvepruar, ndërtuar, gjuajtur dhe mbijetuar. Ndërkohë, gruaja e luftëtarit të verbër të Fisit Alkenny, Baba Voss, lind një grup binjakësh. Për habinë e fisit të tij, binjakët mund të shohin.
Ndërsa përhapet fjala, ajo merr vëmendjen e një fisi cinik dhe mbretëreshës së tij e cila nuk do të ndalet me asgjë për të vënë duart e saj mbi binjakët. Për të mbrojtur fëmijët e tij, Voss është i detyruar të mbështetet në instinktet e tij dhe duhet të mbledhë fiset e tjera për ta ulur mbretëreshën dhe kultin e saj tiranik përpara se të kapte fëmijët.
Aktorët dhe personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kryesorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Jason Momoa si Baba Voss, lider i fisit Alkenny.
- Alfre Woodard si Paris, grua e zgjuar e fisit Alkenny.
- Sylvia Hoeks si Mbretëreshë Kane, udhëheqëse e Mbretërisë Payan.
- Hera Hilmar si Maghra, një e re e ardhur në fisin Alkenny - nëna e Kofun dhe Haniwadhe gruaja e Baba Voss.
- Christian Camargo si Tamacti Jun, gjeneral, kërkues shtrigash dhe lider i ushtrisë së mbretëreshës Kane.
- Archie Madekwe si Kofun, bir i Jerlamarel dhe Maghra, i cili ka aftësi të shohë.
- Nesta Cooper si Haniwa, bijë e Jerlamarel dhe Maghra, e cila po ashtu ka aftësinë të shohë.
- Yadira Guevara-Prip si Bow Lion, luftëtare e fisit Alkenny, e cila ka aftësi të lëvizë pa u vënë re.
Ndihmës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Mojean Aria si Gether Bax.
- Luc Roderique si Arca.
- Tantoo Cardinal si The Dreamer.
- Marilee Talkington si Souter Bax.
- Lauren Glazier si Nyrie.
- Franz Drameh si Boots.
- Timothy Webber si Cutter.
Episodikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Joshua Henry si Jerlamarel, vizionar, babai i Kofun, Haniwa dhe Boots.