Ava Max

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ava Max
Max më 2019
U lind në
Amanda Koçi

16 shkurt 1994
ArsimiLexington High School
ProfesioniKëngëtare, kantautore
Vite aktiviteti2013 – present
Vepra të shquara
Diskografia
ÇmimetLista e plotë
Karierra Muzikore
Zhanret
InstrumentiVokal
LabeliAtlantic

Amanda Ava Koçi (lindur më 16 shkurt 1994)[1][2] e njohur profesionalisht nën emrin Ava Max, është një këngëtare Shqiptare-Amerikane dhe kompozitore. Ajo njihet për këngën me titull “Sweet but Psycho”, këngë e cila ishte në krye të playlista-ve në 17 shtete.[3]

Biografia dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amanda Ava Koci lindur në Milwaukee, Wisconsin nga prindër shqiptarë, emigrantë politikë me origjinë nga Saranda dhe Tirana.[4][5] Ajo u rrit në Virxhinia dhe ka marrë pjesë në një sërë konkursesh të muzikës përpara se të regjistrohej në gjimnaz.[6]

Max u bë pjesë e këngës së grupit “Le Youth” me titull “Clap Your Hands” në voton 2017. Ajo publikoi këngën me titull “My Way” përmes shtëpisë diskografike Atlantic Records më 20 prill 2018. Ajo u rendit në vendin 38 në playlist-ën e Rumanisë. Kënga e saj e dytë me titull “Slippin” në bashkëpunim me Gashi u publikua më 11 maj 2018. Kënga e tretë e Max me titull “Sweet but Psycho”, u publikua në 17 gusht 2018. Kjo këngë, me producent Cirkut, u shndërrua në hit, duke u listua në krye të playlistave në dhjetëra vende përfshirë këtu Suedia, Finlanda dhe Norvegji. Max u bë pjesë e albumit “7” të David Guetta, konkretisht në këngën me titull “Let It Be Me”.

Puna artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ava Max është rritur duke dëgjuar muzikën e këngëtarëve si Mariah Carey dhe Whitney Houston.[7] Ajo ka cituar Madonnën, Gwen Stefan, Fergie, Britney Spears dhe Christina Aguilera si disa prej influencave të saj.[8]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa i përket etnicitetit të saj, Ava Max është shprehur se është 100% shqiptare dhe kurdoherë që ka mundësi dëshiron të përmendi përkatësinë që ka me komunitetin shqiptar.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Duboff, Josh. ""Sweet but Psycho" Singer Ava Max Is Trying to "Bring Pop Back"". Vanity Fair (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2019.
  2. ^ "AVA MAX 🔮 on Twitter: Birthday in Paris, and a day off tomorrow ? What am I gonna do with myself ?!" (në anglisht). 16 shkurt 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  3. ^ DeVille, Chris (24 janar 2019). "Can Ava Max's Global Hit 'Sweet But Psycho' Take Over America Too?". Stereogum (në anglisht). Marrë më 25 janar 2019.
  4. ^ "AVA MAX 🔮 on Twitter: 'Tirana and Sarande ❤️...'" (në anglisht).
  5. ^ Desk, BWW News. "Ava Max Takes Control With New Single 'My Way'" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  6. ^ Rowlands, Geoffrey. "Sweet But Psycho makes Ava a star". Gulf Times (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2019.
  7. ^ "Watch Ava Max perform 'Sweet but Psycho' on TODAY". Today (në anglisht). Marrë më 27 janar 2019.
  8. ^ "AVA MAX EXPLAINS THE MEANING BEHIND HER HIT 'SWEET BUT PSYCHO'" (në anglisht). Warner Music New Zealand. Marrë më 27 janar 2019.