Gazeta Panorama ONLINE | lajmet e fundit, lajm i fundit, lajme
 
Klubi i Interit nga nesër është zyrtarisht në pronësinë e fondit amerikan “Oaktre”; i cili ka marrë kontrollin e aksioneve të zikaltërve pasi “Sunning” nuk shleu borxhin që u kishte marrë në vitin 2021 për të vazhduar financimin te kampionët e saposhpallur të Italisë.

inter

Ndonëse nuk pritet që ata të kenë një rol aktiv në drejtimin e klubit, pasi nuk parashikohet që të ketë ndryshime në aspektin e menaxhimit të punëve në klub, emrat e rinj që do të jenë figurat më të larta drejtuese janë dy miliarderë amerikanë, bashkëpresidentë të këtij fondi.

I pari është Brus Karsh, i cili vlerësohet se ka një pasuri personale prej 2,4 miliard dollarësh, ndërsa i dyti është Hauard Marks, pasuria e të cilit vlerësohet 2,2 miliard dollarë. Karsh ka punuar në Gjykatën Supreme të SHBA dhe është zotërues i një kuote aksionesh të klubit të NBA, Golden Stejt. Ndërsa Marks njihet në botën e sipërmarrësve për shkak të mënyrës se si drejton dhe ka shkruar edhe libra mbi menaxhimin e kompanive.

PANORAMASPORT.AL

Një diplomat i lartë rus ka thënë se plani i BE-së për të kanalizuar fitimet nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë do të kishte pasoja “të paparashikueshme”, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

asete ruse

Sipas TASS, Kirill Logvinov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE në Bruksel, u tha gazetarëve rusë: “E vetmja gjë e parashikueshme është se ata në BE do të detyrohen herët a vonë t’i kthejnë vendit tonë atë që është vjedhur”.

Kujtojmë se në mars, Komisioni Evropian propozoi transferimin në Ukrainë të fitimeve të krijuara nga aktivet e bankës qendrore ruse të ngrira në Evropë.

Plani do të shihte që 90% të kanalizohej përmes fondit Evropian të Paqes për të blerë armë për Ukrainën.

Pjesa tjetër do të përdoret për rikuperim dhe rindërtim.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën një 29-vjeçar dhe disa punëtorë mbetën të plagosur.

445413328_997046701790565_6929382271861205652_n

Meta shprehet se tragjedia e sotme është një ngjarje e paralajmëruar dhe e përsëritur.

Sipas tij, Rilindja ka për qëllim “vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët”.

Ndër të tjera Meta shprehet se, po nga Rilindja, minatorët sot nuk kanë as status dhe asnjëlloj përfitimi për punën e vështirë.

“Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka”, shkruan ndër të tjera presidenti i PL.

Reagimi i plotë:

Tragjedia e sotme në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën 29-vjeçari, Armond Peshku dhe disa të tjerë u plagosën është e paralajmëruar dhe e përsëritur.

“Rilindja” ka qëllim vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët, dhe nuk i bëhet vonë fare për minatorët që as ilaçe nuk blejnë dot për të kuruar mushkëritë dhe sakrifikojnë aq shumë për bukën e gojës sa humbin edhe jetën.

Partia e Lirisë i ka përkrahur gjithmonë minatorët e mashtruar nga “Rilindja” që sot nuk kanë as status minatori dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë, që kanë kryer.

Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Ngushëllime familjes së 29-vjeçarit Armond Peshku që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

Klubi i Çelsit ka bërë zyrtar largimin e Mauricio Poçetinos nga klubi londinez. Blutë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate të shkurtër se kishin ndarë rrugët me marrëveshje dypalëshe me trajnerin dhe me stafin e tij.

pocetino

“Në emër të kujtdo te Çelsi, ne do të dëshironim t’i shprehnim mirënjohjen tonë Mauricios për shërbimin e tij në këtë sezon. Ai është i mirëpritur në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë atij më të mirën në të ardhmen në trajnim”, ishte komenti i drejtorëve sportivë Lorens Stjuart dhe Pol Uinstenli.

Nga ana e tij, edhe Poçetino lëshoi një koment të shkurtër pas këtij largimi pa u mbushur viti në drejtimin e londinezëve. “Falënderoj pronarët e Çelsit dhe drejtuesit sportivë për mundësinë që m’u dha të isha pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tashmë është i pozicionuar mirë që të vazhdojë të ecë përpara në Premier Ligë dhe në Europë në vitet në vijim”, ishin fjalët e argjentinasit.

PANORAMASPORT.AL

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, brenda pak orësh i dërgoi një mesazh të dytë udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut.

mitsotakis

Duke folur të martën mbrëma (21 maj) në një tubim të qytetarëve në Kastoria, ai bëri të qartë se memorandumet që dalin nga Marrëveshja e Prespës nuk do të nënshkruhen derisa lidershipi i ri i vendit fqinj të ndryshojë qëndrimin për çështjen e emrit.

“Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë, rruga evropiane do të mbetet e mbyllur për ta dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të ndryshojnë qëndrim”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Klubi i Interit, që nga dita e mërkurë nuk është më në pronësinë e grupit kinez “Sunning”. Afati i fundit për të shlyer borxhin ndaj fondit Oaktree ishte sot dhe me mospagesën e këtij detyrimi dhe interesave, tashmë janë amerikanët ata që marrin kontrollin e klubit zikaltër.

zhang

Interi kishte kohë deri në orën 20:00 për të shlyer borxhin që kishte marrë nga ky fond, një shifër prej 275 milionë eurosh plus interesa. Por pagesa nuk është bërë dhe Oaktree nuk ka pranuar garanci të tjera. Kështu, me mbylljen e orarit zyrtar, kinezët praktikisht humbasin çdo lloj fuqie kontrolli mbi klubin.

Gjatë ditës së nesërme pritet lajmërimi zyrtar nga Oaktree për marrjen në kontroll të klubit, duke vendosur në zbatim klauzolat e kontratave, teksa do të caktohen edhe afatet për të ndërtuar bordin e ri drejtues. Kështu, merr fund epoka kineze e Interit, e nisur në 6 qershorin 2016 dhe që mbaron në 21 majin 2024.

Stiven Zhang ka premtuar se do të luftojë në rrugë ligjore për të mbajtur kontrollin e klubit, por në Itali e bëjnë fakt të kryer ndryshimin e pronësisë nga dita e nesërme, duke i dhënë fund një cikli prej thuajse 8 vitesh ku nën drejtimin e kinezëve Interi fitoi 2 tituj kampion, 2 Kupa Italia dhe 2 Superkupa.

PANORAMASPORT.AL

Një grua, sipas DailyMail, shqiptare, është goditur me thikë jashtë një shkolle fillore.

britanu

Ajo është goditur disa herë me thikë, sapo ka lënë fëmijët e saj në shkollë, në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Dëshmitarët tregojnë se një person i është afruar, e ka kapur për fyti, e ka goditur me thikë dhe është larguar.

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi dhe e kapi nga fyti dhe më pas ia vendosi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtiste. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë”, tregoi një dëshmitar.

Shqiptarja ka nisur të kërkojë ndihmë. Ajo ishte dëgjuar duke bërtitur: ‘Më ndihmon, më ndihmon… po humbas shumë gjak’.

Pas mbërritjes së ambulancës është dërguar në spital me lëndime të rënda.

Një person është arrestuar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se mund të kenë qenë sherret me ish-bashkëshortin, pasojë e ngjarjes.

Shteti i vogël në Evropën Lindore, Moldavia, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimin Evropian.

borrell

Moldavia u bë shteti i parë që nënshkruan një pakt të tillë, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ky partneritet do të forcojë qëndrueshmërinë e këtij shteti. Pakti do të mundësojë një qasje të përbashkët për sfidat e sigurisë dhe do ta bëjë përfshirjen tonë më efektive dhe do të mundësojë eksplorimin e fushave të tjera të bashkëpunimit”, tha Borrell.

Moldavia, që udhëhiqet nga presidentja properëndimore, Maia Sandu, ka shprehur dëshirën që të anëtarësohet në BE dhe në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Ky shtet po ashtu ka dënuar fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.

Rajoni Transdniestër në Moldavi, një rrip toke që banohet kryesisht nga rusishfolësit dhe gjendet në breg të lumit Dniestër, shpalli pavarësinë më 1990. Që atëherë, Moska ka stacionuar trupa në këtë rajon./REL

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për të shkarkuar kreun e KLP Alfred Balla si dhe për ta përjashtuar 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Ilir meta

Meta, në reagimin e tij shkruan se ‘Rilindja’ pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur statistikat se ne nuk pyesim për të tanët.

“”Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”.

Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”!”, thuhet në reagimin e Metës.

Kujtojmë se sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit miratoi sot kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për të kandiduar për 15 vite për postin e Prokurorit, Gjykatësit, Anëtarit të KLGJ, KLP apo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në raportin e hartuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa konstatohet se Alfred Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e vettingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, ndërkohë që ushtronte funksionin në ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në raportin që u miratua ditën e sotme edhe nga Kolegji i Posaccëm e Apelimit është marrës i prove një e-mail që Alfred Balla i ka dërguar organeve të vettingut të cilave u kërkon që të ndërpritet procesi i rivlerësimit për të.

“Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […]”, thuhet në raportin e Komisionerit Publik.

MBARIMI I MANDATIT

Ndërkohë që në mbarim të mandatit, Alfred Balla kishte kërkuar që të rikthehej në funksionin e këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë, por sipas Komisionerit Publik kjo e drejtë për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë i duhej hequr për 15 vite, pasi kreu aktual i KLP-së kishte refuzuar të bënte procesin e vettingut. Si e tillë në Kushtetutë në pikën G është përcaktuar që magjistratët që refuzojnë vettingun, përjashtohen nga sistemi për 15 vite.

“Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

2.12 Subjekti i rivlerësimit, me shkresën datë **.4.2023, drejtuar Komisionit, ndër të tjera, duke parashtruar: […] se nuk ka asnjë motiv ligjor, administrativ apo moral që ju të vazhdoni ndaj një përfaqësuesi të një organi Kushtetues, të zgjedhur e kontrolluar nga Kuvendi i Shqipërisë, një proces të kundërligjshëm, i cili nuk duhej të kishte nisur e nuk duhet të vijoj më […], i komunikoi Komisionit:
(i) Vendimin nr. ***, datë **.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, e cila ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.***, datë **.7.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë…”.

Rezulton se, me vendimin nr. ***, datë **.3.2023, një trupë gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit vendosi të prishë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe të rrëzojë padinë, duke arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, në atë gjykim në cilësinë e paditësit, kishte vendosur të hiqte dorë nga e drejta e padisë; si dhe:
(ii) kërkesën për heqje dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë **.3.2023.

2.13 Në këto rrethana faktike, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, një sjellje e tillë e subjektit, duhej vlerësuar nga Komisioni si shprehje e qartë e vullnetit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për t’u larguar nga statusi i Ndihmësit ligjor dhe njëkohësisht për t’u shmangur nga procesi i rivlerësimit kalimtar, për sa kohë kontrolli i pavlefshmërisë së urdhrit të largimit nga detyra, nëpërmjet ankimimit, si në rrugë administrative, ashtu dhe gjyqësore, e njohur në Shkallë të Parë nga Gjykata Administrative, tashmë ishte edhe një mundësi ligjore, e përjashtuar me vullnetin e tij të lirë.

2.14 Në çdo kontekst ligjor apo faktik, vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në pikën 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës. 2.15 Kolegji në jurisprudencën e tij është shprehur se parashikimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës është shterues.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës”, thuhet në argumentet e Komisionerit Publik.

ARGUMENTET E SHKARKIMIT

Komisioneri Publik, ndryshe nga sa ka arsyetuar Komisioni, në kuadër të analizës mbi  përmbushjen e kritereve për zbatimin e nenit G të aneksit të Kushtetutës, në kontekstin edhe të orientimit të dhënë nga ana e Kolegjit për verifikimin e vullnetit për dorëheqjen e subjekteve të rivlerësimit, vlerëson se: […] konstatimi i mungesës së një akti formal të shprehjes së vullnetit për dorëheqje nga detyra, nuk mund ta përjashtojnë subjektin e rivlerësimit nga përcaktimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës […]13

Në analizë të rrethanave faktike, të trajtuara gjerësisht dhe në ankimin e datës 30.6.2023, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit, pavarësisht se nuk ushtronte detyrën e Ndihmësit ligjor, në momentin e zhvillimit të procesit në Komision, vazhdonte të ruante statusin e subjektit të rivlerësimit dhe, në këto kushte, procesi i rivlerësimit ndaj tij mundej të përfundohej me rivlerësimin e tri kritereve apo për shkak të vullnetit të tij ose të ndërpritej me pasojën ligjore të parashikuar nga neni G i aneksit të Kushtetutës.

Në këtë kuadër, Komisionit, ashtu sikurse Kolegji ka vepruar në jurisprudencën e tij, i mbetej dhe duhej: […] të verifikonte vullnetin e tij për të mos iu shmangur dhe përfunduar procesin e rivlerësimit […].

2.4 Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

2.5 Rezulton nga aktet, se subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që me kërkesën datë **.6.2018, i kërkonte Komisionit të ndërpritej procesi i rivlerësimit 14 , nga ana tjetër, kishte kërkuar kontrollin gjyqësor të procedurës së ndjekur për lirimin nga detyra e Ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, duke pretenduar pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe gëzimin e statusit të Ndihmësit ligjor pranë kësaj gjykate, deri ditën e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu, subjekti i rivlerësimit, kërkesën e tij për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jo magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, e kishte adresuar në rrugë administrative dhe pranë KLGJ-së.

KLGJ, me vendimin nr. ***, datë **.12.2020, kishte pezulluar së shqyrtuari kërkesën e tij, për shkak të padisë së ngritur nga ana e subjektit të rivlerësimit në juridiksionin gjyqësor.

2.6 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin nr. ***, datë **.7.2021, lidhur me kërkesëpadinë e subjektit të rivlerësimit, ndër të tjera, tashmë kishte arsyetuar mbi […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr.***, datë **.7.2017, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë, të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

2.7 Komisioneri Publik, duke abstraguar nga vlefshmëria ose jo e urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nisur edhe nga jurisprudenca e Kolegjit, e materializuar në vendimin (JR) nr. 39/2020, vlerëson gjithashtu se arsyetimi i Komisionit se: […] vendimi i largimit nga detyra e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë të subjektit është një vendim administrativ, i cili, pavarësisht diskutimeve lidhur me ligjshmërinë e tij, është në fuqi dhe nuk ka asnjë formë ligjore që ai të ndryshohet apo të shfuqizohet […], nuk gjen mbështetje në legjislacionin e zbatueshëm, aktet në dosje dhe as në analizën e veprimeve të kryera nga subjekti i rivlerësimit në drejtim të përcaktimit të ligjshmërisë së këtij akti administrativ, si dhe nuk ndikon në raportin e tij me procesin e rivlerësimit.

2.8 Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në jurisprudencën e tij, çmon se vlerësimi i urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë lidhur me marrëdhënien e punësimit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, si Ndihmës ligjor, është paralel dhe, për pasojë, pa asnjë peshë mbi faktin që subjekti i rivlerësimit e kishte fituar këtë cilësi në mënyrë të shprehur në parashikimin e nenit 179/b, pika 4 e Kushtetutës, ashtu sikurse arsyetuar dhe më lart. Mungesa e ndikimit të këtij akti është e njëjtë edhe për vijimin e statusit të Ndihmësit të ligjor për subjektin e rivlerësimit, deri në momentin e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

2.9 Sa më sipër, Komisioneri Publik, bazuar në jurisprudencën e Kolegjit dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, vlerëson se Komisioni kishte kompetencën për të konstatuar se efektet e urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk ndikonin në ecurinë e procesit të rivlerësimit të subjektit, z. Alfred Balla, në kushtet kur:
(i) subjekti kishte statusin e padiskutueshëm të subjektit të rivlerësimit;
(ii) Kushtetuta dhe ligji ia kishin njohur vazhdimësinë në detyrë të Ndihmësve/Këshilltarëve ligjorë, duke rregulluar procedurat dhe përcaktuar organet përgjegjëse për karrierën e tyre, të ndryshëm nga Kryetari i Gjykatës së Lartë;
(iii) Vetë subjekti i rivlerësimit, në interpretim të ligjit, argumentonte se gëzonte statusin e Këshilltarit ligjor dhe kishte shfaqur interesin për të vijuar më tej të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë;
(iv) Kontrolli gjyqësor i ushtruar mbi kërkimin e vetë subjektit të rivlerësimit kishte konstatuar moscenimin e statusit të Ndihmësit ligjor nga aktet absolutisht të pavlefshme të nxjerra në kundërshtim me ligjin.
2.10 Në këto rrethana ligjore dhe faktike, konstatohet se vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në nenin 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, 16 si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës.

Në raport me procesin e rivlerësimit, të gjitha këto subjekte konsiderohen të barabarta. 3. Përkundrejt pretendimeve të subjektit të rivlerësimit, se është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe, si i tillë, ka qenë subjekt i kontrollit të figurës, pasurisë dhe aspektit profesional, Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në vendimin e tij (JR) nr.16/2023, prg.16.18, konstaton se neni 179/b i Kushtetutës dhe neni 4 i ligjit nr. 84/2016, përcaktojnë në mënyrë të plotë arsyet e nisjes së procesit të rivlerësimit kalimtar, duke synuar, ndër të tjera, kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, si dhe përcaktojnë organet kompetente që do të kryejnë procesin e rivlerësimit, duke identifikuar si të tilla Komisionin, Komisionerin Publik dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, si dhe subjektet që ex officio i nënshtrohen procesit, duke evidentuar dhe pasojat e moskalimit me sukses të tij.

4. Në përfundim, Komisioneri Publik, bazuar në të gjitha rrethanat e paraqitura në ankimin e datës 30.6.2023, vlerëson se vazhdimi i procesit të rivlerësimit për subjektin, z. Alfred Balla, ishte parakusht i padiskutueshëm dhe, në kuptim të parashikimeve kushtetuese, lidhur me procesin e rivlerësimit, duke qenë se qëllimi i procesit është rivlerësimi kalimtar i të gjithë

subjekteve të rivlerësimit, për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, dhe për shkak të ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, në një nga organet më të larta kushtetuese, ndërprerja e procesit të rivlerësimit, duhet të shoqërohet me pasojat ligjore të nenit G të aneksit të Kushtetutës.

4.1 Komisioneri Publik nënvizon se çdo interpretim i kundërt që do të bënte të mundur, sikundër ka lejuar Komisioni në rastin konkret, ushtrimin e njërit prej funksioneve të parashikuara nga neni G i aneksit të Kushtetutës, si të ndaluara për t’u ushtruar për 15 vjet, nga një individ, që për shkak të Kushtetutës është subjekt i procesit të rivlerësimit, e që me vullnet të shfaqur qartësisht kërkon t’i shmanget këtij procesi, duke kërkuar ndërprerjen e tij, vjen në kundërshtim me qëllimin e sanksionuar në paragrafin e parë të nenit 179/b të Kushtetutës dhe me jurisprudencën e Kolegjit.

4.2 Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në analizë të rrethanave të faktit dhe kuadrit ligjor të zbatueshëm, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar të drejtat e tij, duke bërë një zgjedhje personale, duke shprehur vullnetin e pavesuar për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, duke zgjedhur ipso jure të ketë dhe ndalimin që parashikon neni G i aneksit të Kushtetutës.

Kërkimi i ankimit

5 Duke ritheksuar se Komisioneri Publik, me qëllim garantimin e mbrojtjes së interesit publik në procesin e rivlerësimit, ka të drejtën dhe detyrimin e ushtrimit të kontrollit ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vlerësuar nëse vendimmarrja bazohet në një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, dhe çmim të drejtë të provave të administruara;

6.  Në përfundim të shkaqeve të ankimit, pas verifikimit të situatës faktike nëpërmjet akteve të administruara gjatë procesit të hetimit nga Komisioni, në analizë të legjislacionit të zbatueshëm dhe jurisprudencës së Kolegjit, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.6.2023, për deklarimin e përfunduar të procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla, nuk është marrë në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore;

7. Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66/1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, të vendosë: –
Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:

1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit, z. Alfred Balla.
2. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare.

Taulant Seferi po kalon një sezon fantastik me klubin e tij Bani Yas, teksa ka shënuar përsëri ne ndeshjen që këta të fundit po luajnë kundër Shabab Al-Ahli Dubai, takim i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit së Emirateve të Bashkuara Arabe.

bandicam 2024-05-21 20-18-29-669

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte në minutën e 14-të duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.

Ky ishte goli i 11 sezonal për Seferin në kampionat, duke bërë të mundur që të garojë edhe për “Këpucën e Artë”, me vetëm 5 gola më pak se Khiribin që gjendet në krye të renditjes së golashënuesve.

GOLI I SEFERIT (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Aventura e Mauricio Poçetinos në drejtimin e Çelsit ka marrë fund edhe pse blutë londinezë ia dolën që të ngjiteshin deri në vendin e 6 në renditjen e kampionatit dhe siguroi praninë në Europë.

broja pocetino

Mediat britanike bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës, pas vetëm një viti në drejtim të argjentinasit në klubin londinez. Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet duke i hapur rrugë një tjetër tekniku që do të ulet në stolin e skuadrës.

“The Telegraph” bën të ditur se klubi ka bërë bilancin sezonal dhe arritja në vendin e gjashtë nuk ka qenë bindëse për të vazhduar bashkëpunimin me argjentinasin. Akordi është arritur sot dhe klubi do të bëjë së shpejti lajmërimin zyrtar për lamtumirën e tij, teksa ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

Kieran MekKena i Ipsuiç, Sebastian Hënes i Shtutgartit, Mishel i Zhironës dhe Enco Mareska i Leisterit mendohet se janë kandidatët kryesorë të klubit.

PANORAMASPORT.AL

Vdekja e presidentit iranian po shkakton pasiguri edhe në tregjet botërore. Çmimi i arit arriti një rekord të ri mëngjesin e sotëm.

errrÇmimi i metalit të çmuar u ngjit përkohësisht në 2,450.07 dollarë amerikanë ounce. Në shkurt çmimi ishte ende nën 2000 dollarë.

Një arsye e mundshme për rritjen sipas ekspertëve është rrëzimi i helikopterit në Iran , në të cilin mbetën të vrarë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm Husein Amirabdollahian.

Bakri metalik industrial gjithashtu u rrit në një çmim të ri rekord në muaj.

Vdekja e një pasagjeri britanik dhe lëndimet e të tjerëve në një fluturim pasagjerësh të Singapore Airlines nga Londra ka nënvizuar rreziqet e mundshme të turbulencave. Por çfarë i shkakton turbulencat, sa rrezik paraqet dhe a e përkeqëson kriza klimatike?

singapore

Sa të rralla janë viktimat?

Në fluturimet e planifikuara ndërkombëtare, vdekjet e shkaktuara drejtpërdrejt nga turbulencat janë tepër të rralla. Pilotët zakonisht janë në gjendje të paralajmërojnë paraprakisht për shumicën e llojeve të turbulencave dhe të sigurojnë që të gjithë në bord të jenë të lidhur.

Në aeroplanët më të vegjël privatë ose avionët e biznesit, lëndimet serioze ose vdekjet kanë qenë më të shpeshta, me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së që regjistroi më shumë se 100 lëndime dhe dhjetëra vdekje në pak më shumë se një dekadë në fluturimet e brendshme, megjithëse viktimat kanë ndodhur kryesisht kur turbulenca ka shkaktoi rrëzimin e avionëve.

Në aeroplanët më të mëdhenj, turbulenca rrezikon lëndime në kokë ose lëndime të tjera për njerëzit që mund të hidhen rreth kabinës nëse nuk lidhen me rripa, ose të goditen nga mbeturinat fluturuese,jo më pak gjatë një shërbimi me karrocë. Ekuipazhi është në rrezik të veçantë dhe ka numrin më të madh të lëndimeve.

Çfarë është turbulenca dhe si mund ta shmangin avionët?

Në përgjithësi, shkaktohet nga takimi i ajrit në temperatura, presion ose shpejtësi të ndryshme, ku modele të ndryshme të erës përplasen, paksa si varkat që ndeshen papritur në ujëra të rrëmujshëm.

Ndërsa disa kushte moti dhe gjeografike, të tilla si stuhitë, vargmalet malore dhe shfaqja e reve të caktuara, mund të sinjalizojnë turbulenca përpara, ka gjithashtu “turbulenca në ajër të pastër”, të cilat mund të marrin pilotët e avionëve në befasi dhe të ndodhin pa paralajmërim.

Stuart Fox, drejtor i fluturimit dhe operacioneve teknike në organizmin global të linjës ajrore ‘Iata’, thotë se parashikimet që tregojnë frontet e motit në hyrje ose fluksin e ajrit mbi male mund të demonstrojnë një probabilitet më të lartë të turbulencës në ajër të pastër.

“Por ju nuk mund ta shihni atë,” thotë ai. “Forca dhe drejtimi i rrjedhës së ajrit mund të ndryshojnë me shpejtësi, dhe parashikimet mund të tregojnë vetëm gjasat.” Gërshërë të tilla të erës mund të rrëzojnë aeroplanët jashtë kursit, të humbasin shpejt lartësinë ose të përkulen me dhunë.

Pilotët tani mund të drejtohen nga raportet nga avioni përpara. Iata pret një platformë të përdorur nga një numër i operatorëve rivalë për të shkëmbyer të dhëna, Fox thotë: “Ai jep informacion të menjëhershëm për njerëzit që mund të fluturojnë në të njëjtën turbulencë.”

Por ndërsa zona të tilla si Gjiri i Bengalit janë të njohura për turbulencat, opsionet e pilotëve mund të jenë të kufizuara, thotë Marco Chan, një ish-pilot komercial dhe pedagog i aviacionit në Universitetin e Buckinghamshire Neë.

Ai thotë se incidenti i Singapore Airlines ndodhi “brenda zonës së konvergjencës ndërtropikale, ku stuhitë janë famëkeqe. Stuhitë shfaqen dukshëm në ekranin e lundrimit të pilotëve, por mund të mos jetë e mundur të anashkalohet plotësisht grupi i stuhive pasi ato mund të shtrihen mbi 50 milje detare”.

A e përkeqëson kriza klimatike?

Po, sipas të paktën një studimi. Shkencëtarët në Universitetin Reading thanë se hulumtimi i tyre tregoi se temperaturat më të larta si rezultat i krizës klimatike po çonin në rritje të konsiderueshme të turbulencave nëpër fluturimet transatlantike.

Incidentet e turbulencave të rënda u rritën me 55% midis 1979 dhe 2020, zbuluan ata, për shkak të ndryshimeve në shpejtësinë e erës në lartësi të mëdha.

Prof Paul Ëilliams, një nga autorët e studimit, tha se ai tregoi se qiejt e parashikuar më të ndryshueshëm kishin mbërritur tashmë. Ai shtoi se industria e aviacionit duhet të investojë në sisteme më të mira për të parashikuar dhe zbuluar turbulencat.

Sa të shqetësuar duhet të jenë pasagjerët?

Episodet e turbulencave janë sigurisht alarmante, por rreziqet e lëndimeve të rënda të pasagjerëve ose më keq kanë qenë të largëta në avionët kryesorë komercialë, deri në ngjarjen tragjike në fluturimin SQ321 të Singapore Airlines të martën. Viktima e fundit e konfirmuar e shkaktuar nga turbulencat për të cilat Iata ishte në dijeni në një fluturim të planifikuar ishte në vitin 1997, në bordin e një fluturimi të United Airlines nga Tokio në Honolulu.

Sidoqoftë, Fox tha: “Shumica e linjave ajrore këshillojnë pasagjerët të vendosin rripat e sigurimit gjatë gjithë fluturimit dhe mendoj se kjo është një këshillë e mirë.”

Spanja, një nga rivalet në grupin e Shqipërisë në Euro 2024, po përballet me një situatë të pazakontë me dëmtimet, me shumë lojtarë që priteshin të ishin në listën e Luis De la Fuente që po mbeten jashtë aktivitetit.

gaja

Sot mediat spanjolle kanë konfirmuar se Hose Gaja, kapiteni i Valencias, nuk do të jetë i pranishëm në Europian, ashtu siç i ndodhi në Katar 2022, për shkak të dëmtimit që ka pësuar., AI ishte kthyer këtë fundjavë përsëri në fushat e lojës pas dy muajsh jashtë, por kishte ndjerë shqetësime dhe kishte qëndruar në fushë vetëm pak rreth 30 minuta.

Sot ishte konfirmuar se mbrojtësi i Spanjës kishte pësuar përkeqësim të dëmtimit të mëparshëm e kësisoj, nuk mund të ishte në gjendje të luante në Europian. Mbrojtësi i majtë është një nga lojtarët që mendohej se mund të luante titullar për Spanjën në këtë turne, por tashmë De La Fuente duhet të ndryshojë planet e tij.

PANORAMASPORT.AL

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”.

kafeekspresok

Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes.

Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe dementia, si dhe djegia e yndyrës në trup.

Studiuesi Dr. Judit Simon tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e goditjes në tru, të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjes nga një shkak tjetër.”

Dr. Simon dhe ekipi i tij moderuan për 11 vjet të dhënat mjekësore të njerëzve që u bënë pjesë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një moshë mesatare prej 56 vjeç.

Ata zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin 21 për qind më pak shanse për të pësuar një goditje në tru. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë ose asnjë filxhan kafe nuk gëzonin të njëjtat përfitime, thanë studiuesit për Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë.

Alfred Balla ka reaguar, pasi KPA mori vendimin për ta përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

wisner begaj manja alfred balla drejtesia altin dumani (6)

Sipas tij, ky vendim është i turpshëm, pasi KPA vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…”, thuhet në reagimin e Alfred Ballës.

LEXO EDHE: Alfred Balla u shkarkua nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, refuzoi vettingun! Zbardhen e-mailet: Nuk më duhet rivlerësimi, s’jam magjistrat! KP: I ndalohet emërimi

Alfred Balla sipas Kolegjit te Posaçem te Apelit ka refuzuar vullnetarisht te ushtroje procesin e rivleresmit (Vettingun), si e tille penalizohet nga neni G i Kushtetutes, ku i hiqet e drejta per te ushtruar funksionet ne Institucionet e Larta te Drejtesise.

Gjyqtarja Ina Rama lexoi sot vendimin teksa tha se me vote unanime u vendos qe Alfred Balles do i hiqet e drejta per 15 vite per te qene pjese e institucioneve te drejtesise.

Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën’.
Balla nuk mund të pranohet si Gjyqtar, ose Prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, Inspektor i Lartë i Drejtesise ose Prokuror i Përgjithshëm per 15 vite. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.

DETYRA

Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkonte që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit dhe kishte refuzuar te bente procesin e rivleresimit.

Fatmirësisht, në këto dy-tri vitet e fundit Kombëtarja shqiptare nuk ka vuajtur për lojtarë sulmues, teksa në arenën ndërkombëtare janë dalluar shumë emra të cilët kanë arritur një nivel të caktuar, aq sa është i mjaftueshëm për të kontribuar në ekipin përfaqësues.

manaj

Përveç Manajt dhe Cikalleshit të cilët luajnë në Turqi, të gjithë të tjerët, aktivizohen në kampionate të ndryshme dhe padyshim me koeficient vështirësie jo të njëjtë. Padyshim që është më e lehtë të shënosh në Emiratet e Bashkuara Arabe apo Rusi, sesa në Premier Ligë apo La Liga, pa u munduar të ulim cilësitë e njërit apo tjetrit. Në total, të gjithë sulmuesit që janë grumbulluar nga Silvinjo kohët e fundit, kanë realizuar 67 gola, (Seferi, Uzuni, Cikalleshi, Manaj, Daku dhe Broja).

SHIFRAT – Është fakt që Rei Manaj ka numrin më të lartë të golave të shënuar në këtë sezon. Sulmuesi gjithashtu është edhe më efektivi, duke tundur rrjetën çdo 115 minuta. Lushnjari ka prekur 22 herë rrjetën, 18 në kampionat dhe 4 në Kupë. Këtë shifër golash e ka arritur në 35 ndeshje për Sivasporin. Kujtojmë këtu edhe 3 asiste të dhëna nga 27- vjeçari. Pas tij renditet Cikalleshi, i cili ka shënuar 12 gola me Koniasporin, të gjitha në kampionat dhe këto i ka mundësuar nga 33 ndeshje që ka luajtur gjithsej. Sokoli ka dhënë gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës, teksa mesataren e shënimit e ka çdo 196 minuta. Seferi dhe Uzuni janë në kuotën e 11 golave.

Taulanti i ka gjetur në 25 ndeshje me Bani Jas në Emirate, duke regjistruar një mesatare 194 min për gol, ndërsa Myrto si pjesë e Granadës ka festuar po 11 herë në 34 ndeshje. Mesatarja e Uzunit është një gol çdo 224 minuta, ndërsa ka dhënë edhe një asist. Renditjen e vijon Mirlind Daku, me 9 gola në 32 ndeshje në Rusi. Sulmuesi i Rubin Kazanit shënon çdo 263 minuta dhe është i treti për numrin e asisteve të dhënë, 4 të tillë. Ndërkohë, listën e mbyll Armando Broja që ka shënuar vetëm 2 herë këtë sezon, duke qenë dhe i vetmi që ka ndërruar skuadër në janar, nga Çelsi te Fullhemi. Sulmuesi është aktivizuar me minutazh të pakët në 27 ndeshje, ku ka tundur 2 herë rrjetën si edhe dhënë një asist. Mesatarja e tij është një gol çdo 388 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

255cef8b-71c8-4a61-a875-e22a827a7f1a

Nga Ben Andoni

Është kthyer në ndërmarrje të vështirë për artistët shqiptarë të gjithë disiplinave, që të merren me të shkuarën komuniste. Dhe, mbeten shumë pak, që synojnë të ndriçojnë anatominë e paradoksit dhe mllefit, utopinë, eksperimentin social-politik-ekonomik, që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë andralla. Ndërsa një pjesë e stigmatizon dhe e përshkruan komunizmin në formë gati meskine në letra duke arritur të krijojë dhe ekuivoke, fare pak kuptojnë dritë-hijet e saj.

Regjisori Pluton Vasi dhe skenaristi Bashkim Hoxha i shkuan kësaj hullie të vështirë dhe sollën të ekranizuar një paradoks të tillë, kujtesën e të cilit e kemi para sysh. Jo më kot, filmi i tyre “Këtu vallëzohet me hijet”, është nderuar me çmime në Mbretërinë e Bashkuar dhe është projektuar atje, duke dhënë kujtimin e një kohe, që me sa duket ende është e shtresëzuar në copëza përfytyrimesh dhe plazma kujtimesh.

Por, sfida mbetet, nëse do përballesh me pasojat e ideologjisë komuniste, zhvilluar nga një teori që vërtetë sot e kësaj dite është bazë studimesh. Për një moment, ndërsa Hoxha ka marrë përsipër të hedhë në letër një histori të vërtetë dramatike dhe pasojat te qeniet humane edhe shumë vite më pas, për regjisorin Vasi sfida ka qenë shumëplanëshe.

E para për të mos e relativizuar kujtimin, pasojat e vuajtjeve nga përndjekja, të vërtetën e një shoqërie, që një pjesë tashmë e merr gati si rrëfenjë. Me një grup të zgjedhur aktorësh, që zakonisht janë plan i vazhdueshëm i projekteve të tij: Karafil Shena, Rovena Lule Kuka, Eri Shuka, Neritan Liçaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, Elvis Lule, Artan Xhaferri, Olti Curri etj., Vasi ka shkuar më tej: ka zbërthyer një metaforë. Duke mbajtur një plan gati idilik (ku përfshihet edhe kujtimi për Nënë Terezën); duke e ndërthurur me planin faktik të jetës së dyfishtë të Zigurit, personazhit kryesor; si edhe përpjekjes së Florës, personazhit që mban idilin e jetës; shtuar me Miriamin, balerinën e bukur me origjinë austriake, të ëmën e Florës; dhe kuptohet me ndihmën dhe sinkronin e të gjithë trupës vjen përballja e individit me një regjim, që mundohet ta zhveshë dhe t’i japë krah turmës, duke dashur të sfumojë dhe mbytur çdo gjë të veçantë. Pikërisht, e veçanta, sak ato takimet e një grupi intelektualësh që e sfidojnë regjimin me artin e poezisë, këngës, humorit, përbën një nga shumë preokupimet e autorit. Dhe, këtu ngërthehet regjimi, e veçanta nuk mund të shkojë jashtë disiplinimit të jetës, hijet aktivizohen dhe ata janë nën vëzhgim real dhe të drejtpërdrejtë.

Ziguri është personi i ngarkuar që përgjon dhe di gjithçka për ta, deri kur bukuria e jetës hap mushkëritë e zezonës shpirtërore të tij. Ai bie në dashuri me të ëmën e Florës. Këto zbulohen në sekuencat e filmit, ku regjisori na tregon se Flora, ardhur në kërkimin e referimeve për Nënë Terezën mban mbi supe dhe historinë e të atit të persekutuar e më pas të ekzekutuar. Me misterin tragjik të pajetës. Hijet vërtetë janë fashitur, por ato ngjallen pak metra më tutje në linjën direkte, ku Ziguri i sotëm ka një biznes me të shoqen. Gazetarja bën jetën e saj në ditët shqiptare kurse një tis poetik ndjek dhe narrativën e Vasit, derisa shfaqet ai…I etur për ta shpalosur atë bukuri, por edhe për të nxjerrë të vërtetën, mes episodeve dramatike, pak e nga pak filmi do zbulojë se Flora është fryt e një përdhunimi, që Ziguri i bëri të ëmës së saj. Idili për pak ballafaqohet me realitetin, që regjisori e zgjidh me zgjuarsi dhe pa patetizëm. Tek e fundit: e di mirë se nuk mund të bëj histori për histori. Ziguri nuk arrin edhe kur e fakton atësinë se mund t’i zërë vendin të atit të gazetares. Hijet që materializohen e kanë vendin sërish për hijet, por autori vetë i bën të vallëzojnë në paradokset e jetës dhe në mësimin për shikimin e historisë shqiptare në disa plane. Flora nuk shkëputet nga kujtimi dhe sërish i jepet të atit imagjinar, tashmë të mishëruar që nuk përbën thjesht kujtim por edhe spiranca në një det të trazuar jete.

Premtimi i një shoqërie që do siguronte për të gjithë dhe ku të gjithë do bashkoheshin është tërheqës për shumicën e njerëzve dhe për të arritur këtë qëllim, shumë e pranonin dhunën kundër atyre që e kundërshtonin duke ruajtur idenë e bukur. Ky është filli, që do të tregojë Ziguri dhe pak personazhet si ai. Por, e bukura nuk nënshtrohet në film. Idili mbijeton. Fatkeqësisht, është shumë e lehtë edhe sot që t’i bësh njerëzit të besojnë se përgjegjës për të gjitha problemet e tyre është ky apo ai grup dhe kur e keqja lulëzon në një vend, ndjenja e zemërimit dhe e tradhtisë mund të çojë ata lehtësisht në pranimin e dhunës. Por Flora (ardhur mjeshtërisht nga Rovena Kuka) nuk jepet, Ziguri (në interpretimin e një protagonisti të shkëlqyer galerie të vështirë rolesh) dorëzohet dhe merr dënimin më të madh me shpërfilljen, kurse Miriami (Eri Shuka në një rol shumë të vështirë që e realizoi me përgjegjësi) i tregojnë vendin. Hijet vallëzojnë në subkoshiencë me lojën e Platonit, kurse personazhet tona i dorëzohen jetës. Idilit.

Pluton Vasi është autor i disa filmave me metrazh të gjatë i dhjetëra dokumentarëve dhe një nga regjisorët më të vlerësuar në festivalet ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ka treguar se është një individ që vëzhgon mirë ndryshimet dhe tejet i etur për të projektuar Shqipërinë e tij në periudha të ndryshme historike. Filmi është tashmë në projektim në “Millenium”

5a738714-6f46-417d-a001-3155c2f795d3

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia e Kosovës tha se i konfiskoi në disa institucione financiare në veri të vendit, më 20 maj.

Veri i Kosoves

“Pa e marrë një vendim nga gjykata, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne veprojmë sipas vendimit të gjykatës kompetente”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

Për këtë temë, REL-i kontaktoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, por ajo nuk u përgjigj.

Tash për tash, nuk është e qartë se në kompetencë të cilës gjykatë është çështja.

Një ditë më herët, policia e Kosovës mbylli gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, ajo tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Policisë së Kosovës me pyetjet se ku janë paratë e marra nga institucionet financiare serbe në veri dhe a janë konfiskuar apo sekuestruar ato, por nuk mori përgjigje. Ajo sugjeroi vetëm që të merret për referencë komunikata e saj e datës 20 maj.

Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë me urdhër të prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Po tani?

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me sekuestrim dhe jo konfiskim, që do të thotë ngrirje e përkohshme e këtyre mjeteve, derisa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ato mjete kanë rrjedhur nga dukuri të kundërligjshme, atëherë “mund të merret vendimi për konfiskimin e tyre”, që nënkupton “marrjen përfundimtare të parave në pronësi të Republikës së Kosovës”.

Shala thotë se faza hetimore – derisa të merret vendimi përfundimtar i gjykatës kompetente – mund të zgjasë deri në tre vjet.

Në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës thuhet, po ashtu, se pasuria e sekuestruar mbahet në mënyrë adekuate nga policia, deri në nxjerrjen e urdhrit të gjykatës për ndalim.

Kritika Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer me aksionin e policisë së Kosovës në institucionet financiare serbe në veri dhe, sipas tij, ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian reagoi ngjashëm.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Në Serbi, ndërkaq, kryeministri Millosh Vuçeviq e cilësoi aksionin si “akt barbar” që, siç tha, “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.

Ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Jonuz Salihu, pajtohet se çështja merr konotacion politik dhe dyshon se mund të zgjidhet përmes bazës ligjore të Kosovës.

“Unë besoj se sekuestrimi i këtyre parave duhet të jetë objekt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë përfunduan pa sukses rundin e shtatë të bisedimeve për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së që e ndalon dinarin, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa më 13 maj, BQK-ja tha se periudha transitore për zbatimin e saj, ka përfunduar.

Rregullorja i rriti fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb, i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia, të përshtatet me praktikën e re.

Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk u zmbrapsën.

Policia tha se qëllim i aksionit të saj në veri, më 20 maj, ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”.

Nga 1 shkurti, edhe Dogana e Kosovës njoftoi disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Së paku deri më 17 maj, sipas raportimeve të REL-it nga terreni, pagesat në mjediset me shumicë serbe në Kosovë kanë vazhduar të bëhen edhe në euro, edhe në dinarë./REL

Ditën e nesërme, 22 maj, sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërrin në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.

92147d49-ca77-4342-b7d1-de0242314f74

Cameron, do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe në prën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Përshëndetje,

Ditën e nesërme, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Pas takimit, Kryeministri Rama – Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Ju lutemi, nisni emrat e gazetarëve që do të jenë të pranishëm”, njofton Kryeministria.

Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

“Pershendetje te gjitheve,

Presidenti Begaj do te prese neser, diten e merkura, date 22 maj, ora 14.30 Sekretarin Britanik te shtetit per ceshtjet e jashtme, lordin David Cameron”, njofton Presidenca.

Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Pasi kishin fituar më herët dekretin e shtetësisë, ata u betuan para autoriteteve vendore, si qytetarë të Lushnjës.

WhatsApp Image 2024-05-21 at 6.51.15 PM

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pohoi se kishte pritshmëri të larta nga ekipi kombëtar, nisur nga momentet e mira që po kalon.

“Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e Lushnjës, të betimit të 4 qytetarëve të rinj të bashkisë, mes tyre edhe treshja, të cilët së bashku me 2 anëtarë të tjerë të stafit kanë drejtuar ekipin tonë kombëtar, së pari në momentin historik të kualifikimit për herë të dytë në një Europian, duke na bërë krenarë. Sot jemi këtu për të bërë betimin, si qytetarë të denjë të Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë. Kam patur mundësinë t’ju ndjek nga afër dhe vlerësuar se ekipi jonë është më i bashkuar se kurrë, dhe babai i Kombit, Skënderbeu, na ka mësuar se gjithmonë po të jemi të bashkuar fitojmë çdo betejë”, u shpreh Balla në fjalën e tij.

“Dua të falënderoj shumë popullin shqiptar që ka besuar në punën tonë, Federatës Shqiptare të Futbollit. Jemi shumë të lumtur, kemi bërë një punë të mirë të gjithë së bashku, por afër na pret një sfidë e rëndësishme”, tha trajneri Silvinjo.

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë tha se ekipi kuqezi është një pasuri e çmuar kombëtare që mbledh pranë vetes këdo, duke shfaqur ndjenja krenarie.

Romeo Veshaj ka filluar të planifikojë sesi do të jetë jeta e tij jashtë, me partneren e tij Heidi Baci, pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3.

bora donald romeo

Aktori i ka shprehur Heidit, planin për një udhëtim së bashku me vëllain e tij binjak, Donald Veshajn dhe moderatoren Bora Zemani.

Për këtë të fundit, Romeo i tha Heidit se është super vajzë  dhe se e ka si motër. Madje tha ai, më shumë hapet me Borën, sesa me vëllain e tij Donaldin.

“Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grup i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin”, tha ai.

Këtë rrëfim të Romeos, Bora e ka postuar në ‘Instatory’ me mbishkrimin: “Zemra ime sa më ka marrë malli, mezi pres të të përqafoj”!

-640-0-664cb95d07ab8

Ministri i Jashtëm i Izraelit udhëtoi në Francë të martën në një përpjekje për të frenuar pasojat e vendimit të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, një veprim i mbështetur nga disa vende evropiane, duke përfshirë aleatin kryesor Francën.

Capture

Franca, Belgjika dhe Sllovenia thanë të hënën se mbështesin vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

Mbështetja e tyre për këtë vendim shfaq ndasitë në qëndrimin e Perëndimit ndaj Izraelit dhe thellon izolimin global të vendit për shkak të ofensivës në Rripin e Gazës.

Takimet e ministrit të jashtëm izraelit, Israel Katz me homologun e tij francez dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të japin sinjale mbi mënyrën se si vendet do t’i trajtojnë urdhër-arrestet, nëse ato lëshohen dhe nëse ato mund të përbëjnë kërcënim për udhëheqësit izraelitë.

Izraeli ka ende mbështetjen e aleatit të tij kryesor, Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të tjera perëndimore që u shprehën kundër vendimit. Por nëse urdhër-arrestet lëshohen, ato mund të vështirësojnë udhëtimet ndërkombëtar për kryeministrin Netanyahun dhe ministrin e jashtëm Gallant. Izraeli nuk është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ndërkohë dhuna vazhdon në rajon, me një operacion të forcave izraelite në Bregun Perëndimor, në të cilin u vranë të paktën shtatë palestinezë, duke përfshirë një mjek, thanë zyrtarë palestinezë të shëndetësisë.

Në një deklaratë të hënën vonë natën në lidhje me kërkesat për urdhër-arreste të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Franca tha se “e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë në të gjitha situatat”.

Franca ka paralajmëruar për shumë muaj për nevojën e respektimit të rreptë të ligjeve ndërkombëtare humanitare, në veçanti kur bëhet fjalë për numrin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe qasjen e pamjaftueshme tek ndihmat humanitare”, thuhet në deklaratë.

Franca ka një komunitet të madh hebre dhe ka lidhje të ngushta tregtare dhe diplomatike me Izraelin, udhëheqësit e të cilit e vizitojnë atë shpesh.

Ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib tha të hënën në një postim në platformën X se “krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë, pavarësisht se kush janë autorët e tyre”.

Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë e dënuan veprimin e prokurorit, duke e konsideruar atë të turpshëm dhe antisemitik. Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu e kritikoi prokurorin dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga militantët e Hamasit. Britania e quajti vendimin “të padobishëm”, duke thënë se GJNP-ja nuk ka juridiksion në këtë rast, ndërsa aleati i Izraelit, Republika Çeke e quajti vendimin e prokurorit Khan “të tmerrshëm dhe plotësisht të papranueshëm”.

Një panel i përbërë nga tre gjykatës do të vendosë për urdhër-arrestet dhe për vazhdimin ose jo të gjyqit për këtë çështje. Gjykatësit zakonisht marrin dy muaj kohë për vendime të tilla.

Izraeli është përballur me kritika në rritje edhe nga aleatët e tij më të afërt për luftën në Rripin e Gazës, që tashmë ka hyrë në muajin e tetë. Më shumë se 35 mijë palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim midis viktimave civile dhe luftëtarëve në raportet e saj. Lufta ka shkaktuar një krizë humanitare që ka detyruar zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë brenda Rripit të Gazës dhe ka bërë që një pjesë e saj të përballet me urinë. Prokurori Khan tha se Izraeli ka përdorur urinë si një “mjet lufte”.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve palestinezë në Izrael, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u morën peng 250 të tjerë. Prokurori Khan akuzoi udhëheqësit e Hamasit për krime kundër njerëzimit, përpjekje për shfarosje, vrasje dhe dhunë seksuale.

Që nga fillimi i luftës, dhuna është përhapur edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të martën, gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Xhenin dhe në qytetin ngjitur me Xheninin, u vranë të paktën shtatë palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Zona ka qenë prej kohësh një bastion i luftës së armatosur kundër Izraelit.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën militantët gjatë operacionit, ndërsa grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez tha se luftëtarët e tij u përleshën me forcat izraelite.

Drejtori i Spitalit në Xhenin, Wissam Abu Baker tha se specialisti i kirurgjisë Ossayed Kamal Jabareen ishte në mesin e të vdekurve. Ai u vra ndërsa po shkonte në punë, tha zoti Abu Baker.

Kampi i refugjatëve në Xhenin konsiderohet një vatër e militantizmit dhe ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve izraelite, shumë kohë përpara se të shpërthente lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i luftës, rreth 500 palestinezë janë vrarë në luftimet në Bregun Perëndimor, shumë prej tyre militantë, si dhe të tjerë duke hedhur gurë ose eksplozivë në drejtim të trupave izraelite.

Izraeli thotë se po godet militantët në territorin palestinez, duke vënë në dukje një rritje të sulmeve të palestinezëve ndaj izraelitëve. Ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 3000 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967, së bashku me Jeruzalemin lindor, të cilin e aneksoi më vonë, si dhe Rripin e Gazës, nga i cili i tërhoqi trupat dhe kolonët në vitin 2005. Palestinezët i konsiderojnë ato territore të shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur. Por shpresat për një shtet të pavarur janë zbehur që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës./voa

Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo zyrtarisht mund të quhet shtetas shqiptar. Ai bëri sot procedurat e pasaportës me gjithë betimin e nevojshëm, përkrah Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

bandicam-2024-05-21-18-10-19-608

Ai gjendet sot në Lushnjë ku siç shikohet edhe në video tregohet i gjithë proçesi se si ai me gjithë stafin e tij kryejnë procedurat e nevojshme.

Silvinjo bëhet trajneri i dytë në historinë e Kombëtares shqiptare që pranon të marr nënshtetësinë shqiptare, pas Xhani De Biazit.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Martanesh, ku në një minierë humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë.

441951964_1015293443293373_7017565915672700376_n

Tabaku thotë se kjo tragjedi është një kambanë alarmi që duhet të ndjehet nga çdo instancë shtetërore dhe qeverisë, pasi dhe pse rastet përsëriten, asnjë masë nuk është marrë.

Sipas deputetes, “ndërkohë që kjo tragjedi zhvillohet, mazhoranca socialiste ka sjellë vetëm ligje dhe projektligje që luajnë me lehtësime fiskale të rentës minerare që nuk i bëjnë punë zonave me këto pasuri por vetëm pakicës që i kontrollon këto miniera prej ari”.

Ndër të tjera thotë se prej vitesh, statusi i minatorit që njeh të drejta të veçanta për këtë kategori, nuk është pjesë e diskutimeve të asnjë tryeze.

Reagimi i Tabakut:

Tragjedia e minierës së Martaneshit ku një 29 vjeçar humbi jetën dhe 3 të tjerë janë të plagosur është një këmbanë që duhet të ndjehet nga çdo instancë shtetërore dhe qeverisë.

Ngjarje të tilla janë përsëritëse, tre muaj më parë u shkëputën gurë që plagosën rëndë punëtorët dhe asnjë masë nuk është marrë edhe aq më pak ndonjë ndërhyrje e qeverisë që “feston” me lule socialiste “1 Majin” ndërkohë që ka harruar punëtorët.

Një qeveri e pakicës do të thotë që njerëzit e një toke të pasur të mbeten të varfër sepse I forti sundon mbi të dobëtin si në ligjin e xhunglës.

Kësaj i duhet shtuar edhe mënyra se si trajtohen koncesionet në këto pasuri të shqiptarëve dhe së pari të banorëve të asaj zone. Ndërkohë që ende dredhim zinxhirin për të miratuar një nënkomision që do të hulumtojë mbi gjithë kontratat koncesionare e Ministria e Financave fsheh si struci raportin e Koncesioneve dhe PPP-ve, punëtorët e minierave keqtrajtohen si në skllavëri. Të keqpaguar, të pa sigurtë dhe në kushte të papërshkrueshme të punës së përditshme. Duke iu nëpërkëmbur dinjiteti, pa marrë vështirësinë e punës që i takon. Prej vitesh statusi i minatorit që njeh të drejta të veçanta per këtë kategori nuk është pjesë e diskutimeve të asnjë tryeze.

Ndërkohë që kjo tragjedi zhvillohet, mazhoranca socialiste ka sjellë vetëm ligje dhe projektligje që luajnë me lehtësime fiskale të rentës minerare që nuk I bëjnë punë zonave me këto pasuri por vetëm pakicës që I kontrollon këto miniera prej ari.

Kjo tragjedi nuk është një shkak për të bërë politikë. Në të vërtetë është një këmbanë alarmi që të mos përsëritet më. I qoftë i lehtë dheu të ndjerit Armond Peshku që humbi jetën në kulmin e rinisë.

Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e nesërme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

gjimshiti3

Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

Kjo u konfirmuar sot në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave. Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

PANORAMASPORT.AL

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë.

ad18905a-8e0c-46d5-94bf-fd972fa4a7b4

Përgatitjet në Tiranë kanë nisur për pritjen e ish-kryeministrit britanik, ku bulevardi Dëshmorët e Kombit me flamuj të Britanisë së Madhe ndërsa te Universiteti Politeknik është shpalosur nië poster gjigand me portretin e tij.

7159d0a8-b302-45e6-aada-ebc7626de004

Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

2ce3f754-d70c-42df-a38a-3ee6f68c0ff5 792dff97-bb23-455b-8569-f12d3b7b885a 876930b9-08a8-476c-8db7-a5888c50493b 6f8f3f8f-5e20-4ccd-87c6-c1c70f4414bc 3436b581-4b92-4b18-8479-5ed9d69312a2 92147d49-ca77-4342-b7d1-de0242314f74

Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën për tradhti.

Capture

Paraprakisht, prokurorët kishin kërkuar që shkencori rus të dënohej me 17 vjet burgim.

Maslov, 77 vjeç, është ekspert në fushën e gazrave të lëngshme dhe profesor në Departamentin e Aerohidrodinamikës në Universitetin Teknik të Novosibirskut. Ai ishte arrestuar më 2022 nën dyshimet se kishte kaluar informacione të klasifikuar te një shtet i huaj.

Maslov ka mohuar akuzat. Ai është në mesin e tre shkencëtarve nga i njëjti institut, që të tre specialistë të hipersonikës, që janë arrestuar më 2022 nën akuza për tradhti. Dy shkencëtarët e tjerë, Alexander Shiplyuk dhe Valery Zvegintsev, ende po presin gjykimin.

Këta tre shkencëtarë kanë kryer punë teorike për zhvillimin e raketave hipersonike, që janë armë të avancuara, të afta të fluturojnë 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe të shmangin sistemet e mbrojtjes ajrore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdimisht ka thënë se Rusia është lidere në botë sa i përket këtyre armëve, të cilat ka pranuar se i ka përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Të paktën 12 shkencëtarë janë arrestuar në Rusi nën akuzat për tradhti që nga viti 2018. Shumica e tyre janë arrestuar për aktivitete që konsiderohen pjesë normale e punës shkencore, sikurse është publikimi në revista ndërkombëtare, bashkëpunimi me kolegët nga vendet e tjera dhe për shkak të pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare./rel

Trajneri i përfaqësues së Portugalisë, Roberto Martinez, ka bërë publike sot listën e të grumbulluarve për Euro 2024, ku iberikët hyjnë jo pa pretendime. Ekipi do të grumbullohet në Portugali ku do të luhen tre miqësore ndaj Finlandës, Kroacisë dhe Irlandës.

ronaldo pepe

Më pas ekipi do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të bëhet gati për ndeshjet që ka në Grupin F ku është favorite absolute pasi përballë do të ketë Turqinë, Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Në listë janë veteranët Kristiano Ronaldo e Pepe, por edhe shumë të rinj, pasi trajneri Martinez ka nisur ndryshimin e brezave në radhët e kësaj përfaqësuese. Ky pritet të jetë turneu i fundit ndërkombëtar me CR7 në radhët e Portugalisë.

LISTA

PORTIERË: Diogo Kosta (Porto), Zhoze Sa (Ullvërhempton), Rui Patrisio (Roma);

MBROJTËS: Antonio Silva (Benfika), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Mançester Junajtid), Gonçalo Injacio (Sporting), Zhoao Kanselo (Barcelona), Nelson Semedo (Ullvërhempton), Nuno Mendesh (PSG), Pepe (Porto), Ruben Dias (Mançester Siti)

MESFUSHORË: Bruno Fernandes (Mançester Junajtid), Zhoao Neves (Benfika), Zhoao Palinja (Fullhem), Otavio Monteiro (Al Nasr), Ruben Neves (Al-Hilal), Vitinja (PSG)

SULMUES: Bernardo Silva (Mançester Siti), Kristiano Ronaldo (Al Nasr), Diogo Zhota (Liverpul), Francisko Konseisao (Porto), Gonçalo Ramos (PSG), Zhoao Féliks (Barcelona), Pedro Neto (Ullvërhempton), Rafael Leao (Milan).

PANORAMASPORT.AL

Forcat ruse kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve ushtarake “që përfshijnë trajnime praktike në përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike” në Qarkun Ushtarak Jugor, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

rusia

Presidenti Vladimir Putin kishte dhënë dje urdhër për kryerjen e stërvitjeve .

Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj thekson se në fazën e parë të  stërvitjes janë përfshirë edhe raketat Iskander dhe Kinzhal.

Stërvitjet synojnë të sigurojnë gatishmërinë e njësive dhe pajisjeve për “përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike për t’iu përgjigjur dhe garantuar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë perëndimorë individualë kundër Federata Ruse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Toni Kros ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Kampionati Europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçarë. Nëpërmjet rrjeteve sociale presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dashur të përshëndesë mesfushorin gjerman:

ESP: Real Madrid-Real Betis. La Liga Santander. Date 4 Karim Benzema of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid and Real Betis played at Santiago Bernabeu Stadium on September 3, 2022 in Madrid , Spain. kpng Copyright: xRubenxAlbarranx/xPRESSINx PS_220903_1307

“Toni Kros është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.

Kros ka arritur të fitoje gjithsej 34 tituj në karrierë, dhe koleksionit të tij mund t’i shtohen edhe 2 të tjerë, në rast fitimit të Ligës së Kampioneve me Real Madridin dhe EURO 2024 me Gjermaninë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e inspektorit të IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurigjkko-spak

Sipas hetimeve të SPAK, Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.

Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

NJOFTIMI I GJKKO:

  1. Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 297, datë 21.05.2024 vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Julian Preni.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Tiranë, me datë 21.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici,  i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” ose “Detyrim paraqitje”.

gjkko

Kozici i arrestuar për transport të paligjshëm të emigrantëve, tentoi po ashtu të korruptonte gjyqtarët e Apelit të Korçës.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Blerand Kozicimë datën 13.05.2024, Nr. 280 Regj.Themeltar,ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arresti në shtëpi” apo “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 237 dhe 234 i K.Pr.Penale.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Tiranë, me datë 20.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Vijon…

Në aeroplan Boeing 777-300ER i linjës Singapore Airlines, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë ulje emergjente në Bangkok, për shkak të turbulencave të forta.

Capture

Nga turbulencat një person humbi jetë, dyshohet se për shkak të atakut kardiak, ndërsa 30 persona janë dëmtuar, 7 me lëndime më të rënda se të tjerët.

Imazhet e publikuara në rrjete sociale kanë zbuluar dëme të shkaktuara në aeroplanin që ishte nisur ga nga Londra Heathrow.

Pasagjeri Andreë Davies, tha për Sky News se ishte duke parë një film kur shenja për të lidhur rripat e sigurimit u ndez dhe avioni filloi të tronditej.

skynews-singapore-airlines_6561963

Ai tha se gjithçka ndodhi aq shpejt sa kapiteni nuk pati kohë të informonte ekuipazhin e kabinës që të ulej.

Çdo person i vetëm i ekuipazhit të kabinës që pashë u plagos në një farë mënyre ose në një tjetër, ndoshta me një plagë në kokë”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se kushdo që kishte vendosur rripin e sigurimit nuk ishte i lënduar fizikisht.

Një tjetër pasagjer në bord sugjeroi se njerëzit që nuk mbanin rripin e sigurimit “u hodhën menjëherë në tavan” pasi avioni pësoi një “rënie dramatike”.

“Ekuipazhi dhe njerëzit brenda tualetit u lënduan më së shumti. Ne pamë njerëz në tokë që nuk mund të ngriheshin,” tha Dzafran Azmir.

skynews-singapore-sg321_6561846

“Sapo avioni ishte në pistë, infermierët dhe punonjësit e shpëtimit erdhën për të kontrolluar të plagosurit”, tha Azmir.

Ambulancat mbërritën më vonë dhe Azmir tha se pa të paktën tetë njerëz me barela që po nxirreshin nga daljet e urgjencës. U deshën 90 minuta për të evakuuar aeroplanin, tha ai.

Imazhet treguan dëmtime në tavanin e kabinës dhe ushqim, takëm dhe mbeturina të tjera të shpërndara në dysheme si pasojë e incidentit.

Fluturimi, i drejtuar nga një avion Boeing 777-300ER, u nis në orën 22:17 të së hënës dhe u devijua për në Bangkok, duke u ulur në orën 15:45 me orën lokale, të martën.

skynews-suvarnabhumi-singapore_6561843 (1) skynews-singapore-sg321_6561846 skynews-singapore-sg321-suvarnabhumi_6561838 skynews-suvarnabhumi-bangkok_6561844 skynews-sq321-suvarnabhumi_6561961

Tiago Mota është ai i cili mund të nisë një efekt domino në merkaton e trajnerëve të kësaj vere.

mota

Arkitekti i një Bolonje madhështore, e cila mund të quhet pa frikë surpriza më e madhe e pesë ligave kryesore të Europës, është emri që shumë prej skuadrave të mëdha të kontinentit të vjetër duan dhe po flasim për klube si PSG-ja, Mançester Junajtid, Çelsi, madje edhe Bajern Mynih, të cilat jo vetëm që duan të ringrihen pas zhgënjimeve të mëdha sezonale, por mbi të gjitha nuk i kanë aspak problem paratë.

Por nëse për ishmesfushorin italo-brazilian favorit për shërbimet e Motës është Juventusi, siç garantojnë të gjithë prej muajsh, në skenë në orët e fundit është futur edhe Barcelona. Katalanasit, gjithashtu në Champions, por edhe me një projekt të rëndësishëm për të ardhmen siç garanton Laporta, janë klubi më i ri që mund të joshin trajnerin e “mrekullive”, në tri vitet e fundit në Serinë A (pas mbijetesës së Specias tri sezoneve më parë, arritjeve të rëndësishme me Bolonjën në dy sezonet e fundit).

Dhe ky lajm pa dyshim që shqetëson mbi të gjitha drejtuesit e Juventusit, të cilën me Tiago Motën kanë nisur bisedimet që në shkurt të këtij viti, menjëherë pas humbjes se bardhezinjve me Interin, që i nxori nga lufta për titullin kampion. Dhe mbi të gjitha, siç nënvizon “MundoDeportivo”, Tiago Mota, i cili me Barcelonën ka luajtur edhe në vitet e arta, 2001-2007, duke fituar 2 tituj të La Ligas, 2 Superkupa Spanje dhe 1 Champions, Laporta kërkon që të kthejë në shtëpi një ish që e njeh shumë mirë ambientin, por që mbi të gjitha duket se në orët e fundit ka parakaluar gjermanin Hansi Flik dhe katalanasin Luis Enrike, që pritet të lërë PSG-në këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pritur në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha.

Metaaa

Mete shprehet se në takim kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Presidenti i PL, shton  se kreu i opozitës sllovene u interesua edhe për, Sali Berishën ka ka theksuar se rëndësinë që drejtësia të mos përdoret politikisht, por të jetë e pavarur.

Meta thotë se i ka shpjeguar se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Postimi i Metës:

🇸🇮 Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, z.Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Z.Jansha u interesua për gjendjen e z.Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.

Nga ana ime i shpjegova z.Jansha se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për çkapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Brataj, në Selenicë të Vlorës. Një 34-veçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar teksa po punonte me krep në guroren e fshatit.

ambulanca-1-780x405-1-840x440

Dyshohet se i riu është dëmtuar nga gurët, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit miratoi sot kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për të kandiduar për 15 vite për postin e Prokurorit, Gjykatarit, Anëtarit të KLGJ, KLP apo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Adnan-XHoli-SPAK-gara-Alfred-Balla-KLP-votimi-SHBA-mbledhja (8)

Në raportin e hartuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa konstatohet se Alfred Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e vettingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, ndërkohë që ushtronte funksionin në ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në raportin që u miratua ditën e sotme edhe nga Kolegji i Posaccëm e Apelimit është marrës i prove një e-mail që Alfred Balla i ka dërguar organeve të vettingut të cilave u kërkon që të ndërpritet procesi i rivlerësimit për të.

“Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […]”, thuhet në raportin e Komisionerit Publik.

MBARIMI I MANDATIT

Ndërkohë që në mbarim të mandatit, Alfred Balla kishte kërkuar që të rikthehej në funksionin e këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë, por sipas Komisionerit Publik kjo e drejtë për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë i duhej hequr për 15 vite, pasi kreu aktual i KLP-së kishte refuzuar të bënte procesin e vettingut. Si e tillë në Kushtetutë në pikën G është përcaktuar që magjistratët që refuzojnë vettingun, përjashtohen nga sistemi për 15 vite.

 “Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

2.12 Subjekti i rivlerësimit, me shkresën datë **.4.2023, drejtuar Komisionit, ndër të tjera, duke parashtruar: […] se nuk ka asnjë motiv ligjor, administrativ apo moral që ju të vazhdoni ndaj një përfaqësuesi të një organi Kushtetues, të zgjedhur e kontrolluar nga Kuvendi i Shqipërisë, një proces të kundërligjshëm, i cili nuk duhej të kishte nisur e nuk duhet të vijoj më […], i komunikoi Komisionit:
(i) Vendimin nr. ***, datë **.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, e cila ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.***, datë **.7.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë…”.

Rezulton se, me vendimin nr. ***, datë **.3.2023, një trupë gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit vendosi të prishë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe të rrëzojë padinë, duke arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, në atë gjykim në cilësinë e paditësit, kishte vendosur të hiqte dorë nga e drejta e padisë; si dhe:
(ii) kërkesën për heqje dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë **.3.2023.

2.13 Në këto rrethana faktike, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, një sjellje e tillë e subjektit, duhej vlerësuar nga Komisioni si shprehje e qartë e vullnetit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për t’u larguar nga statusi i Ndihmësit ligjor dhe njëkohësisht për t’u shmangur nga procesi i rivlerësimit kalimtar, për sa kohë kontrolli i pavlefshmërisë së urdhrit të largimit nga detyra, nëpërmjet ankimimit, si në rrugë administrative, ashtu dhe gjyqësore, e njohur në Shkallë të Parë nga Gjykata Administrative, tashmë ishte edhe një mundësi ligjore, e përjashtuar me vullnetin e tij të lirë.

2.14 Në çdo kontekst ligjor apo faktik, vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në pikën 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës. 2.15 Kolegji në jurisprudencën e tij është shprehur se parashikimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës është shterues.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës”, thuhet në argumentet e Komisionerit Publik.

ARGUMENTET E SHKARKIMIT

Komisioneri Publik, ndryshe nga sa ka arsyetuar Komisioni, në kuadër të analizës mbi  përmbushjen e kritereve për zbatimin e nenit G të aneksit të Kushtetutës, në kontekstin edhe të orientimit të dhënë nga ana e Kolegjit për verifikimin e vullnetit për dorëheqjen e subjekteve të rivlerësimit, vlerëson se: […] konstatimi i mungesës së një akti formal të shprehjes së vullnetit për dorëheqje nga detyra, nuk mund ta përjashtojnë subjektin e rivlerësimit nga përcaktimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës […]13

Në analizë të rrethanave faktike, të trajtuara gjerësisht dhe në ankimin e datës 30.6.2023, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit, pavarësisht se nuk ushtronte detyrën e Ndihmësit ligjor, në momentin e zhvillimit të procesit në Komision, vazhdonte të ruante statusin e subjektit të rivlerësimit dhe, në këto kushte, procesi i rivlerësimit ndaj tij mundej të përfundohej me rivlerësimin e tri kritereve apo për shkak të vullnetit të tij ose të ndërpritej me pasojën ligjore të parashikuar nga neni G i aneksit të Kushtetutës.

Në këtë kuadër, Komisionit, ashtu sikurse Kolegji ka vepruar në jurisprudencën e tij, i mbetej dhe duhej: […] të verifikonte vullnetin e tij për të mos iu shmangur dhe përfunduar procesin e rivlerësimit […].

2.4 Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

2.5 Rezulton nga aktet, se subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që me kërkesën datë **.6.2018, i kërkonte Komisionit të ndërpritej procesi i rivlerësimit 14 , nga ana tjetër, kishte kërkuar kontrollin gjyqësor të procedurës së ndjekur për lirimin nga detyra e Ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, duke pretenduar pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe gëzimin e statusit të Ndihmësit ligjor pranë kësaj gjykate, deri ditën e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu, subjekti i rivlerësimit, kërkesën e tij për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jo magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, e kishte adresuar në rrugë administrative dhe pranë KLGJ-së.

KLGJ, me vendimin nr. ***, datë **.12.2020, kishte pezulluar së shqyrtuari kërkesën e tij, për shkak të padisë së ngritur nga ana e subjektit të rivlerësimit në juridiksionin gjyqësor.

2.6 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin nr. ***, datë **.7.2021, lidhur me kërkesëpadinë e subjektit të rivlerësimit, ndër të tjera, tashmë kishte arsyetuar mbi […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr.***, datë **.7.2017, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë, të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

2.7 Komisioneri Publik, duke abstraguar nga vlefshmëria ose jo e urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nisur edhe nga jurisprudenca e Kolegjit, e materializuar në vendimin (JR) nr. 39/2020, vlerëson gjithashtu se arsyetimi i Komisionit se: […] vendimi i largimit nga detyra e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë të subjektit është një vendim administrativ, i cili, pavarësisht diskutimeve lidhur me ligjshmërinë e tij, është në fuqi dhe nuk ka asnjë formë ligjore që ai të ndryshohet apo të shfuqizohet […], nuk gjen mbështetje në legjislacionin e zbatueshëm, aktet në dosje dhe as në analizën e veprimeve të kryera nga subjekti i rivlerësimit në drejtim të përcaktimit të ligjshmërisë së këtij akti administrativ, si dhe nuk ndikon në raportin e tij me procesin e rivlerësimit.

2.8 Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në jurisprudencën e tij, çmon se vlerësimi i urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë lidhur me marrëdhënien e punësimit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, si Ndihmës ligjor, është paralel dhe, për pasojë, pa asnjë peshë mbi faktin që subjekti i rivlerësimit e kishte fituar këtë cilësi në mënyrë të shprehur në parashikimin e nenit 179/b, pika 4 e Kushtetutës, ashtu sikurse arsyetuar dhe më lart. Mungesa e ndikimit të këtij akti është e njëjtë edhe për vijimin e statusit të Ndihmësit të ligjor për subjektin e rivlerësimit, deri në momentin e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

2.9 Sa më sipër, Komisioneri Publik, bazuar në jurisprudencën e Kolegjit dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, vlerëson se Komisioni kishte kompetencën për të konstatuar se efektet e urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk ndikonin në ecurinë e procesit të rivlerësimit të subjektit, z. Alfred Balla, në kushtet kur:
(i) subjekti kishte statusin e padiskutueshëm të subjektit të rivlerësimit;
(ii) Kushtetuta dhe ligji ia kishin njohur vazhdimësinë në detyrë të Ndihmësve/Këshilltarëve ligjorë, duke rregulluar procedurat dhe përcaktuar organet përgjegjëse për karrierën e tyre, të ndryshëm nga Kryetari i Gjykatës së Lartë;
(iii) Vetë subjekti i rivlerësimit, në interpretim të ligjit, argumentonte se gëzonte statusin e Këshilltarit ligjor dhe kishte shfaqur interesin për të vijuar më tej të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë;
(iv) Kontrolli gjyqësor i ushtruar mbi kërkimin e vetë subjektit të rivlerësimit kishte konstatuar moscenimin e statusit të Ndihmësit ligjor nga aktet absolutisht të pavlefshme të nxjerra në kundërshtim me ligjin.
2.10 Në këto rrethana ligjore dhe faktike, konstatohet se vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në nenin 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, 16 si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

2.12 Subjekti i rivlerësimit, me shkresën datë **.4.2023, drejtuar Komisionit, ndër të tjera, duke parashtruar: […] se nuk ka asnjë motiv ligjor, administrativ apo moral që ju të vazhdoni ndaj një përfaqësuesi të një organi Kushtetues, të zgjedhur e kontrolluar nga Kuvendi i Shqipërisë, një proces të kundërligjshëm, i cili nuk duhej të kishte nisur e nuk duhet të vijoj më […], i komunikoi Komisionit:
(i) Vendimin nr. ***, datë **.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, e cila ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.***, datë **.7.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë…”.

Rezulton se, me vendimin nr. ***, datë **.3.2023, një trupë gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit vendosi të prishë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe të rrëzojë padinë, duke arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, në atë gjykim në cilësinë e paditësit, kishte vendosur të hiqte dorë nga e drejta e padisë; si dhe:
(ii) kërkesën për heqje dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë **.3.2023.

2.13 Në këto rrethana faktike, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, një sjellje e tillë e subjektit, duhej vlerësuar nga Komisioni si shprehje e qartë e vullnetit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për t’u larguar nga statusi i Ndihmësit ligjor dhe njëkohësisht për t’u shmangur nga procesi i rivlerësimit kalimtar, për sa kohë kontrolli i pavlefshmërisë së urdhrit të largimit nga detyra, nëpërmjet ankimimit, si në rrugë administrative, ashtu dhe gjyqësore, e njohur në Shkallë të Parë nga Gjykata Administrative, tashmë ishte edhe një mundësi ligjore, e përjashtuar me vullnetin e tij të lirë.

2.14 Në çdo kontekst ligjor apo faktik, vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në pikën 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës. 2.15 Kolegji në jurisprudencën e tij është shprehur se parashikimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës është shterues.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës.

Në raport me procesin e rivlerësimit, të gjitha këto subjekte konsiderohen të barabarta. 3. Përkundrejt pretendimeve të subjektit të rivlerësimit, se është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe, si i tillë, ka qenë subjekt i kontrollit të figurës, pasurisë dhe aspektit profesional, Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në vendimin e tij (JR) nr.16/2023, prg.16.18, konstaton se neni 179/b i Kushtetutës dhe neni 4 i ligjit nr. 84/2016, përcaktojnë në mënyrë të plotë arsyet e nisjes së procesit të rivlerësimit kalimtar, duke synuar, ndër të tjera, kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, si dhe përcaktojnë organet kompetente që do të kryejnë procesin e rivlerësimit, duke identifikuar si të tilla Komisionin, Komisionerin Publik dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, si dhe subjektet që ex officio i nënshtrohen procesit, duke evidentuar dhe pasojat e moskalimit me sukses të tij.

4. Në përfundim, Komisioneri Publik, bazuar në të gjitha rrethanat e paraqitura në ankimin e datës 30.6.2023, vlerëson se vazhdimi i procesit të rivlerësimit për subjektin, z. Alfred Balla, ishte parakusht i padiskutueshëm dhe, në kuptim të parashikimeve kushtetuese, lidhur me procesin e rivlerësimit, duke qenë se qëllimi i procesit është rivlerësimi kalimtar i të gjithë

subjekteve të rivlerësimit, për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, dhe për shkak të ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, në një nga organet më të larta kushtetuese, ndërprerja e procesit të rivlerësimit, duhet të shoqërohet me pasojat ligjore të nenit G të aneksit të Kushtetutës.

4.1 Komisioneri Publik nënvizon se çdo interpretim i kundërt që do të bënte të mundur, sikundër ka lejuar Komisioni në rastin konkret, ushtrimin e njërit prej funksioneve të parashikuara nga neni G i aneksit të Kushtetutës, si të ndaluara për t’u ushtruar për 15 vjet, nga një individ, që për shkak të Kushtetutës është subjekt i procesit të rivlerësimit, e që me vullnet të shfaqur qartësisht kërkon t’i shmanget këtij procesi, duke kërkuar ndërprerjen e tij, vjen në kundërshtim me qëllimin e sanksionuar në paragrafin e parë të nenit 179/b të Kushtetutës dhe me jurisprudencën e Kolegjit.

4.2 Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në analizë të rrethanave të faktit dhe kuadrit ligjor të zbatueshëm, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar të drejtat e tij, duke bërë një zgjedhje personale, duke shprehur vullnetin e pavesuar për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, duke zgjedhur ipso jure të ketë dhe ndalimin që parashikon neni G i aneksit të Kushtetutës.

Kërkimi i ankimit

5 Duke ritheksuar se Komisioneri Publik, me qëllim garantimin e mbrojtjes së interesit publik në procesin e rivlerësimit, ka të drejtën dhe detyrimin e ushtrimit të kontrollit ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vlerësuar nëse vendimmarrja bazohet në një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, dhe çmim të drejtë të provave të administruara;

6.  Në përfundim të shkaqeve të ankimit, pas verifikimit të situatës faktike nëpërmjet akteve të administruara gjatë procesit të hetimit nga Komisioni, në analizë të legjislacionit të zbatueshëm dhe jurisprudencës së Kolegjit, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.6.2023, për deklarimin e përfunduar të procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla, nuk është marrë në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore;

7. Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66/1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, të vendosë: –
Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:

1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit, z. Alfred Balla.
2. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes të Ukrainës, njoftoi Këshilli Evropian më 21 maj.

BEeee

Ky vendim mund të bëjë që më shumë se 3 miliardë euro të dërgohen për ushtrinë e Ukrainës gjatë këtij viti.

Lajmi vjen në kohën kur Ukraina po i bën thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake për trupat e saj të cilat po përballen me ofensivën ruse në lindje.

Vendimi u bë publik në Bruksel nga Qeveria belge, që aktualisht kryeson presidencën e bllokut 27 anëtarësh.

“Këshilli Evropian ka konfirmuar marrëveshjen e tij për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës që të vetëmbrohet dhe për rindërtim, në kontekst të agresionit rus”, tha BE-ja përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja, pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.

Rreth 90 për qind e të ardhurave vendosen në Fondin Evropian për Lehtësim, që përdoret nga shumica e shteteve të BE-së për të përfituar rimbursime për pajisjet ushtarake që i japin Ukrainës./REL

Çaji jeshil duket se është i dobishëm për mikrobiomën e zorrëve dhe mund të lehtësojë fryrjen dhe simptomat shqetësuese të çrregullimeve gastrointestinale.

rofimata-1110x626

Ky çaj jeshil me grejpfrut, përveç që ka një shije të shkëlqyer dhe është i lehtë për t’u përgatitur, është gjithashtu i pasur me polifenole dhe antioksidantë që reduktojnë inflamacionin në zorrë.

Polifenolet janë mikronutrientë me aktivitet të fortë antioksidues dhe gjenden kryesisht në ushqimet me origjinë bimore, si frutat dhe perimet.

Hulumtimet tregojnë se mikrobioma e zorrëve konverton polifenolet në komponime bioaktive që absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe kanë efekte terapeutike në trup.

Në një arritje të paprecedentë, 13-vjeçari Mateo Hamzai ka fituar Constitution America Contest 2024 në kategorinë e këngës. Pavarësisht se konkursi zakonisht rezervohej për studentët e kolegjit, talenti dhe pasioni i Mateos për parimet e Kushtetutës së SHBA shkëlqeu, duke i dhënë atij nderime të larta.

34444

Hamzai, me origjinë shqiptare, mahniti gjyqtarët me këngën e tij origjinale kushtuar Kushtetutës dhe parimeve të demokracisë që mbështesin Shtetet e Bashkuara. Teksti i këngës dhe performanca e tij e përzemërt rezonuan thellë, duke shfaqur një kuptim të jashtëzakonshëm të vlerave qytetare të pazakonta për dikë të moshës së tij.

Konkursi i Kushtetutës Amerikane synon të angazhojë të rinjtë me parimet themelore të Kushtetutës së SHBA përmes zhanreve të ndryshme krijuese, duke përfshirë esetë, artin dhe muzikën. Fitorja e Mateos është veçanërisht e dukshme duke pasur parasysh moshën dhe nivelin tipik arsimor të pjesëmarrësve të tjerë.

“Doja të shprehja vlerësimin tim për liritë dhe të drejtat që kemi në këtë vend”, tha Mateo në një intervistë. “Prejardhja dhe përvoja e familjes sime më kanë bërë të vlerësoj demokracinë dhe kushtetutën edhe më shumë.”

Kënga e Mateos jo vetëm që nxjerr në pah talentin e tij të jashtëzakonshëm muzikor, por edhe zotërimin e tij të thellë të koncepteve kushtetuese, një frymëzim si për bashkëmoshatarët e tij ashtu edhe për studentët më të vjetër. Fitorja e tij ka sjellë krenari për komunitetin dhe familjen e tij, duke theksuar kontributin e pasur të emigrantëve në shoqërinë amerikane.

Marko Rojs cilëso het me të drejtë një nga futbollistë më besnikë në periudhën moderne të futbollit. Edhe pse ai pati mundësinë të bënte më shumë “zhurmë” në ekipe më të mëdha sesa Borusia Dortmund, vendosi zemrën përpara të ardhurave dhe famës.

rOJS

Pas 12 vitesh rrugëtimi në “Signal Iduna Park” mori fund rrugëtimi në duelin me Darmshtad, në të cilin mesfushori i përshëndeti tifozët me gola spektakolarë. Nuk kishte se si të mungonte fjalimi i lamtumirës, e ku u prek edhe tema e finales së Champions-it përballë Realit, destinacioni i fundit me ngjyrat verdhezi. Mesfushori – “Udhëtimi im për në sfidën me Darmshtad nuk ishte si zakonisht. E ndieja se do të shënoja dhe ta mbyllja me gol.

Tifozët e Dortmundit dhe stadiumi ‘Signal Iduna Park’ janë familja ime e dytë. Unë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe kam marrë shumë dashuri e respekt. Faleminderit do të ishte pak në një situatë të tillë. Përpara se të largohem përfundimisht nga ky klub kam një mision shumë të rëndësishëm përpara, finalja e Ligës së Kampionëve. Kemi zhvilluar rrugëtim të pabesueshëm. Askush nuk besonte se mund të ngjiteshim kaq lart, por ja që futbolli dhuron të papritura. Fakti që mposhtëm në të dyja takimet PSG-në, demonstron karakterin e ekipit dhe vendosmërinë. Kthehemi në ‘Uembli’ pas 11 vitesh, me të tjera emocione. Rivali është i sofistikuar në këtë kompeticion, por ne do të luajmë për gjithçka. Mjaftueshëm kohë nga data e ndeshjes. Të gjithë jemi të vetëdijshëm rreth shkallës së vështirësisë, por nuk kemi arsye përse të trembemi.

Dëshirojmë të largohemi me kujtime të lumtura nga Londra pas asaj etape të hidhur në vitin 2013. Pres atmosferë të zjarrtë nga mbështetësit tanë. Ju premtoj se do të bëjmë më të mirën dhe kemi shpresë se titulli titulli do të vijë në Dortmund”, përfundoi Marko Rojs. Finalja e Champions-it do të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa ndjeshëm më të favorizuar janë të besuarit e Karlo Ançelotit, kjo edhe për shkak të eksperiencës në të tilla nivele.

PANORAMASPORT.AL

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në disa media se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin e koduar “Revanshi”, për ekzekutimin e 50 masave të sigurisë të caktuara nga GJKKO.

Policia-e-Shtetit-Plan-Detaj-Emblema-Logoja-770x433

Policia sqaron se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi”.

Kjo sipas policisë tregon se nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit. Sa u takon personave që nuk janë arrestuar, policia sqaron se 15 rezultojnë jashtë vendit, ndërsa 11 shtetas, mes tyre dhe 2 dy punonjës policie, të cilët iu shmangën organeve të drejtësisë, nuk u bë e mundur që të kapeshin gjatë operacionit.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin e koduar “Revanshi”, për ekzekutimin e 50 masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sqarojmë se:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të këtij operacioni, hartoi planin operacional për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Për zbatimin e këtij plani operacional u angazhuan 50 oficerë të Policisë Gjyqësore, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Ogranizuar, personeli policor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të gjithë efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, 80 % e efektivëve të RENEA-s, 100 punonjës të DVP Tiranë, 50 punonjës të DVP Durrës, 50 punonjës të DVP Lezhë, 50 punonjës të DVP Vlorë dhe 20 punonjës të DVP Shkodër.

-Gjatë operacionit, u kapën nga shërbimet e Policisë që morën pjesë në operacion dhe u arrestuan, 8 shtetas.

-6 shtetas, të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan jashtë shtetit, gjatë zhvillimit të operacionit, në bashkëpunim me partnerët italianë, spanjollë, belgë dhe gjermanë.

-Për 6 shtetas të tjerë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës dhe ata u njohën me akuzat, në IEVP-të përkatëse.

-Gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se 13 shtetas ndodheshin jashtë shtetit dhe ishin larguar para zhvillimit të operacionit, si dhe 6 shtetas  që ishin të shpallur në kërkim para operacionit, sipas vendimit të gjykatës, për vepra të tjera penale të kryera më parë.

-Ndërsa 11 shtetas, mes tyre dhe 2 dy punonjës policie, të cilët iu shmangën organeve të drejtësisë, nuk u bë e mundur që të kapeshin gjatë operacionit.

Theksojmë faktin se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi” dhe deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bashkëpunim shumë të mirë, të bazuar në ligj dhe në besueshmëri të plotë me SPAK-un, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Bazuar në rezultatet e punës, të arritura gjatë vitit 2023 dhe gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2024, rezultate të cilat janë të pakrahasueshme me periudha të mëparshme, tregojnë qartë angazhimin maksimal dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur për ta thelluar më tej procesin e vetëpastrimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qytetarët dhe me mediat.

Një 73-vjeçar britanik ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër pas turbulencave në një fluturim Londër-Singapore.

skynews-suvarnabhumi-singapore_6561843

Dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi siç e përshkruajnë pasagjerët, turbulencat e forta i kanë hedhur në tavanin e avionit.

Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines nga Heathrow u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok.

Shtatë persona u lënduan rëndë dhe të tjerët kanë lëndime më të lehta, kryesisht në kokë, tha kreu i aeroportit të Tajlandës.

Capture

Avioni u ngrit në orën 22:38 me orën Mbretërinë e Bashkuar të hënën dhe u ul në Bangkok në orën 15:45 me orën lokale të së martës.

skynews-singapore-airlines_6561755

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit treguan se aeroplani fluturonte në 11,280 m përpara se të binte 1,830 m në rreth tre minuta.

Megjithatë, një zëdhënës i FlightRadar24 tha se kjo dukej se “është thjesht një ndryshim i nivelit të fluturimit në përgatitje për ulje”.

Në aeroplan, një Boeing 777-300ER, kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

skynews-singapore-aircraft_6561711

Trajneri i Kombëtares  së Shqipërisë, Sylvinho Mendes është pajisur me pasaportë  shqiptarë, se bashku me dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

images

Qytetit të Lushnjes do t’i shtohen tre qytetarë të rinj special, pasi tekniku ‘kuqezi’ dhe ndihmësit e tij janë betuar pikërisht në këtë bashki.

Trajnerido të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Kujtojmë që në fund të vitit 2023, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho.

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti, i cili është i ndarë mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ka krijuar disa parqe urbane që nuk kanë qenë më para të cilat do të sjellin aktivitete kulturore për ekspozita, për filma dhe instalacione të ndryshme në zonën e Kinostudios.

WhatsApp Image 2024-05-21 at 3.58.03 PM

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pa nga afër punimet tha se është një transformim i jashtëzakonshëm dhe se do t’i sjellë një super-vlerë zonës.

“Jam i sigurt që banorët mezi e kanë pritur shtrimin e kësaj pjesës, të lirohet qarkullimi dhe pastaj të punojmë te rrethrrotullimi i Kinostudios, ku bashkohet ‘Aleksandër Moisiu’ me ‘Xhanfize Kekon’. Projekti do ta kthejë vërtet këtë park në një park arti dhe sigurisht, do t’i sjellë një super vlerë zonës”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se përveç qendrës së Tiranës, vihet re një shtim i ndjeshëm i numrit të turistëve edhe në zonat periferike. “Në Kinostudio po vijnë gjithmonë e më shumë turistë. Turistët nga qendra e Tiranës po vijnë të shohin kinema edhe te Marubi, të shohin edhe Muzeun e Armëve, por do të vijnë edhe për instalacionet që do të kemi këtu. Kemi parë që, aty ku kemi projekte të artit dhe të kulturës, siç ka qenë kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, fillon bubërron gjithë lagjia, se fillojnë eventet siç po ndodh sot tek Kinema Agimi. Rikthimi i këtij institucioni të artit në duar të bashkisë dhe gjallërimi me jetë, ka prodhuar një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Ai shtoi se sa herë Bashkia bën investime të tilla rritet edhe vlera e pronës. Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet loti i dytë i banesave të reja për të prekurit nga tërmeti.

“Po të shikosh numrin e shtëpive që po shiten dhe sa të huaj po blejnë shtëpi dhe sa po rritet vlera sa herë që bashkia bën investime të tilla, besoj që është vetëm çështje kohe sa ta shohim tamam në Kinostudio. Sigurisht, Njësia 4 është një njësi e shtrirë, pra fillon edhe këtu në Kinostudio, ku ndahet me 3-shin dhe mbaron te Bregu i Lumit, ku prapë lagjia e re do të ketë shumë shpejt lotin e shtëpive që do të shpërndahen. Ne do duhet që të caktojmë bashkë me njësinë administrative një datë që të hedhim shortin, ku fëmijët e secilës familje, atë që është taksur për ta, ta zgjedhin vetë me short, ku do e kenë apartamentin e tyre””, nënvizoi ai.

Në fund, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim për çështjen e shpronësimeve, nga ata qytetarë të cilët kanë ndërtuar pa leje dhe shtoi se nga bashkëpunimi përfitojnë edhe vetë ata që kanë bërë shtesa.

‘‘Për të gjithë ata që kanë bërë ndërtime të vogla pa leje, ju lutem bashkëpunim. Ne sigurisht që po i bëjmë gjithë proceduarat e shpronësimit, por për çdo lloj çibani letrat për shpronësim bëhen njësoj, si për një magazinë të madhe, vilë të madhe ose për një pallat të madh. Kjo do të thotë që volumi burokratik i letrave është i jashtëzakonshëm për të mbërritur tek e njëjta finale, lirimi i territorit. Ftesa dhe për çibanët e fundit që kanë ngelur në rrethrrotullimin e Kinostudios, është bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim”, përfundoi Veliaj.

 Anglia ka zyrtarizuar listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar për EURO 2024.

anglia

Veçanërisht, ish-mesfushori i Liverpul dhe elementi kryesor i “Tre Luanëve” Jordan Henderson nuk është grumbulluar.

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Markus Rashford është një tjetër emër i madh i lënë jashtë skuadrës stërvitore të Gareth Sauthgejt.

Është përzgjedhur edhe dyshja e Liverpulit, Kurtsi Xhons dhe Xharrel Kuensah.

Lista vazhdon si më poshtë:

Portier: Din Henderson (Kristal Palas), Xhordan Pikford (Everton), Aron Ramsdejll (Arsenal), Xhejms Traford (Bërnlej)

Mbrojtës: Xharad Brenthueit (Everton), Leuis Dunk (Brajton), Xho Gomez (Liverpul), Mark Guehi (Kristal Palas), Ezri Konsa (Aston Vila), Herri Meguajer (Mançester Junajtid), Xharrel Kuensah (Liverpul), Luk Shau (Mançester Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Kieran Tripier (Njukasëll), Kajll Uolker (Mançester Siti)

Mesfushor: Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Xhud Bellingam (Real Madrid), Konor Gallager (Çelsi), Kurtis Xhons (Liverpul), Kobi Maino (Mançester Junajtid), Deklan Rajs (Arsenal), Adam Uharton (Kristal Palas)

Sulmues: Xharrod Bouen (Uest Hem), Ebereki Eze (Kristal Palas), Fill Foden (Mançester Siti), Antoni Gordon (Njukasëll), Xhek Grilish (Mançester Siti), Herri Kejn (Bajern Mynih), Xhejms Madison (Totenhem), Kol Palmer (Çelsi), Bakajoko Saka (Arsenal), Ivan Tonej (Brentford), Olie Uatikins (Aston Vila).

GOGqHTeWoAAMFh4

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendosi sot largimin e Alfred Balles nga sistemi i drejtesise, ku aktualisht ushtronte funksionin e kryetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise (KLP).

WhatsApp Image 2024-05-21 at 15.24.40

Alfred Balla sipas Kolegjit te Posaçem te Apelit ka refuzuar vullnetarisht te ushtroje procesin e rivleresmit (Vettingun), si e tille penalizohet nga neni G i Kushtetutes, ku i hiqet e drejta per te ushtruar funksionet ne Institucionet e Larta te Drejtesise.

Gjyqtarja Ina Rama lexoi sot vendimin teksa tha se me vote unanime u vendos qe Alfred Balles do i hiqet e drejta per 15 vite per te qene pjese e institucioneve te drejtesise.

Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën’.
Balla nuk mund të pranohet si Gjyqtar, ose Prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, Inspektor i Lartë i Drejtesise ose Prokuror i Përgjithshëm per 15 vite. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.

DETYRA
Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkonte që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit dhe kishte refuzuar te bente procesin e rivleresimit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është bërballur me një incident gjatë performancës në një ndër klubet e Tiranës.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Xhensila e cila teksa po këndonte dhe kërcente, në një moment artisten e ka “tradhtuar” bluza duke i dalë të brendshmet.

Xhensila e ka vënë re menjëherë dhe është përpjekur që ti mbulojë reçipetat duke ulur bluzën.

Pas incidentit këngëtarja e ka vazhduar performancën, megjithëse një gjë e tillë nuk i ka shpëtuar syrit të fansave.

Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës ndaj zyrave financiare, duke e cilësuar atë si përshkallëzues dhe të njëanshëm.

veriiii

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha në një komunikatë për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gjatë aksionit të së hënës, autoritetet në Kosovë i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Sikurse Shtetet e Bashkuara më herët, edhe Bashkimi Evropian e quajti vendimin e autoriteteve kosovare veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa një paralajmërim paraprak, apo pa koordinim, vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, i cili po ashtu merrej me çështjen e këtyre objekteve të bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit dhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës në arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”, thuhet në komunikatë.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani.

Pas takimit më të fundit javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi dështoi pasi pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare i “refuzoi të gjitha propozimet”.

BE-ja tha më 15 maj pas takimit se, edhe pse e kishte bërë një propozim kompromisi që i “përshtatej” qëndrimeve të palëve “në shkallë maksimale të mundshme”, palët nuk u pajtuan për disa çështje kyçe, përfshirë as për shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të entitetit të ri, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmën financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë.

Stano theksoi më 21 maj se aksioni policor i një dite më parë në veri i vë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në fillim të vitit të kaluar.

“Operacioni i policisë së Kosovës po ashtu dëmton negociatat në vazhdim e sipër për një zgjidhje të përkohshme për njerëzit që kanë pasoja negative nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme”, shtoi ai.

Ai e përsëriti se “statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”.

Stano u bëri thirrje dy vendeve fqinje t’i kthehen dialogut të Brukselit.

Aksioni i autoriteteve të Kosovës u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave./REL