Ylli Rakipi: Pashë Veliajn me Çim Pekën dhe Shkëlzenin në një tavolinë. Reagon djali i Berishës! - Ngjarjet e Ditës
Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ylli Rakipi: Pashë Veliajn me Çim Pekën dhe Shkëlzenin në një tavolinë. Reagon djali i Berishës!

Ylli Rakipi: Pashë Veliajn me Çim Pekën dhe Shkëlzenin

Gazetari Ylli Rakipi tha mbrëmë në emisionin e tij se kishte parë në një restorant në periferi të Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj me gazetarin Çim Peka dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin të ulur bashkë në një tavolinë.

“Gjeta Veliajn me kolegun tim Çim Peka dhe me Shkëlzen Berishën. Ishin të tre bashkë, vajta dhe unë. Por mbeta shumë i habitur dhe ata më shikonin.”, tha Ylli Rakipi mbrëmë.

Sot ka ardhur edhe reagimi i Shkëlzen Berishës. Në një postim në rrjete sociale, Berisha thotë se nuk është takuar asnjëherë dhe askund me Veliajn.

Reagimi i plotë i Shklëzen Berishës:

"Sot lexova për një trillim të përcjellë në një studio televizive për gjoja një takim timin me Erion Velinë para shumë vitesh.

Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë më lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjalë, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milonë eurove në aferat e inceneratorëve dhe kompanise 5D, kërkojnë dëshperimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.”, thuhet në reagimin e Shkëlzen Berishës./K.C/dritare.net