Racizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
SkllavëriaBrazil, nga Jean -Baptiste Debret (1768 - 1848)

Racizmi është besimi në superioritetin e një race mbi tjetrën, gjë e cila shpesh rezulton në diskriminim, segregacion dhe paragjykime ndaj njerëzve në bazë të racës apo përkatësisë etnike, kombëtare, fetare, etj. Sot, përdorimi i termit "racizëm", nuk ka të bëjë vetëm me një përkufizim të vetëm.[1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Racizmi si ideologji shpesh përfshin ide dhe pikëpamje të tilla, sipas të cilave njerëzit mund të ndahen në grupe të ndryshme, për shkak se, sipas tyre, të ndryshme janë sjelljet e tyre shoqërore dhe aftësitë e tyre të lindura (gjenetike), prandaj për këtë arsye ato grupe të caktuara shoqërore, mund të renditen si grupe inferiore ose superiore.[2] Rasti i Holokaustit është shembull i pastër, klasik e tipik i praktikave të institucionalizuara raciste, gjë që çoi në vdekjen e miliona njerëzve, duke u bazuar në racën dhe pikëpamjet raciste. Ndërsa konceptet e racës dhe përkatësisë etnike janë konsideruar të jenë të ndara në shkencat bashkëkohore shoqërore, të dy termat kanë një histori të gjatë të ekuivalencës së përdorimi të tyre, si në aspektin popullor ashtu edhe në shkencat shoqërore, dhe letërsi. "Përkatësia etnike" shpesh është përdorur në një kuptim të ngushtë dhe tradicional i cili i atribuohet "racës" ose "kombit". Prandaj, racizmi dhe diskriminimi racor, janë përdorur shpesh për të përshkruar diskriminimin në baza etnike, kulturore ose fetare pavarësisht asaj nëse këto dallime janë përshkruar si racore ose jo. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konventa për diskriminimin racor, nuk bënë dallim midis termave diskriminim "racor" dhe "etnik". Konventa e OKB-së më tej konstaton se superioriteti i bazuar në diferencimin racor është shkencërisht i rremë, moralisht i dënueshëm, shoqërisht i padrejtë dhe i rrezikshëm, dhe nuk ka asnjë justifikim për diskriminimin racor, qoftë në teori apo edhe në praktikën konkrete.[3]

Ideologjia raciste mund të manifestohet qartazi në shumë aspekte të jetës shoqërore. Racizmi mund të jetë i pranishëm në veprimet shoqërore, praktikat, apo sistemet politike (p.sh., aparteidi) i mbështetur në shprehje paragjykuese apo neveri në praktikat diskriminuese. Racizmi është i lidhur me veprime dhe qëndrime të tilla sociale si: nativizmi, ksenofobia, diskriminimi, segregacioni, renditja hierarkike, supremacioni, si dhe fenomene të ngjashme sociale.

Aspektet e racizmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Garner, Steve (2009). Racisms: An Introduction. Sage. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2019. Marrë më 19 nëntor 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Newman, D. M. (2012). Sociology: exploring the architecture of everyday life (bot. 9th). Los Angeles: SAGE. fq. 405. ISBN 978-1-4129-8729-5. racism: Belief that humans are subdivided into distinct groups that are different in their social behavior and innate capacities and that can be ranked as superior or inferior. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "International Convention on the Elimination of All Forms of Racial Discrimination". Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights. Marrë më 23 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]