Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani “shtrëngojnë duart” (Video) - Sport
Sport28 Prill 2024, 19:55

Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani “shtrëngojnë duart” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit,

Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Tirana është mposhtur nga Partizani në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1.  

Bardheblutë u ndëshkuan në momentin më të mirë të tyre, teksa po inicionte sulme drejt portës së Partizanit. Të kuqtë realizuan në minutën e 15 me anë të Maget Gueje. 


Pas një topi që nuk u largua mirë nga zona, senegalezi lëshoi një predhë nga distanca duke çuar në festë tifozërinë e kuqe. 

Tirana pati shansin të barazonte shifrat në minutën e 27. Abazaj ndali topin me gjoks dhe lëshoi një gjuajtje të fortë, traversa ktheu topin në shpinën e Qirkos, i cili për pak sa nuk shkaktoi autogol. 


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, kryeqytetasit barazuan shifrat. Në minutën e 40 ishte Kristaj Abazaj që pas disa përpjekjeve më në fund gjeti rrugën e rrjetës. 

Jonuzi gjuajti nga jashtë zonës, Qirko ndali gjuajtjen e mesfushorit por jo të Abazajt, i cili erdhi me shpejtësi dhe shtyu topin në rrjetë. 



 

tirana partizani derbi i kryeqytetit