Këlliçi shuplakë Veliajt: Lepurush je vetë, fshihesh pas policëve dhe fustanit të Griseldës - Aktualitet
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi shuplakë Veliajt: Lepurush je vetë, fshihesh pas policëve dhe fustanit të Griseldës

2024-04-28 16:57:00, Aktualitet CNA
Këlliçi shuplakë Veliajt: Lepurush je vetë, fshihesh pas
Belind Këlliçi

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një interviste në mediat e paguara nga inceneratorët ka krahasur me kafshët protestuesit.

“Ata janë stanë me lepuj nuk na trembin bëjnë zhurmë kot. Siç e thashë, është një stan me lepuj dhe me gjithë insistimim tim për t’i çuar te kopshti zooologjik, ata e sjellin Kopshtin Zoologjik këtu”, theksoi ai.

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi i është përgjigjur duke thënë se këto janë deklarata të neveritshme dhe se leperush është vetë pas fshihet pas policëve dhe fustanit të Griseldës.

“Doli dje në një nga deklaratat më të neveritshme, duke i quajtur protetsuesit kopsht zoologjik. Lepurush është vetë që fshihet pas policëve dhe fustanit të Griseldës. Ka vjedhur 130 milionë euro nga inceneratorët, 60 milionë euro nga dherat dhe 30 milionë euro nga 5D”, tha Këlliçi./ CNA

Lajmet e fundit nga