“Golat vijnë në Europian”, premtimi i Nedim Bajrami: E kalojmë këtë situatë, tjetër Shqipëri në ‘EURO 2024’ - Sport
Sport25 Mars 2024, 22:13

“Golat vijnë në Europian”, premtimi i Nedim Bajrami: E kalojmë këtë situatë, tjetër Shqipëri në ‘EURO 2024’

Shkruar nga Pamfleti

“Golat vijnë në Europian”, premtimi i Nedim Bajrami: E

Nedim Bajrami, mesfushori i Shqipërisë dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Suedisë.

Çfarë po ndodh me Shqipërinë? “Kilin e kemi ditur kundërshtar të fortë, kemi marrë 2 gola që nuk duhet. Sot kemi bërë ndeshje shumë të mirë, kështu është niveli i lartë, ata 1 kros dhe 1 gol.

Goditjet jo më në shënjestrën e duhur? “Kështu është futbolli, duhet me ushtru më shumë në Europian”.

Roli i ri? “Mund të luaj dhe si 10, jam gati ku do trajneri të ndihmoj skuadrën. Më pëlqen më shumë si mesfushor ofensiv, po nëse ka nevojë Silvinjo luaj dhe në krah”.

Do e kalojmë këtë moment delikat? “Besoj se kemi kohë dhe 3 muaj. Të japim maksimumin dhe kur të kthehemi të jemi të gjithë gati”.

nedim bajrami mesfushori i shqipërisë