Murat Basha: Deputetë të Berishës duan të kthehen te PD-ja zyrtare - Ngjarjet e Ditës
Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Murat Basha: Deputetë të Berishës duan të kthehen te PD-ja zyrtare

Murat Basha: Deputetë të Berishës duan të kthehen te PD-ja

Murat Basha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së erdhi sot në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur mbi situatën aktuale të PD-së zyrtare. Basha tha se shumë deputetë të PD-së që kanë ikur te Berisha duan të rikthehen edhe po tentojnë të rikthehen te grupi i Bashës.


“Në PD-në zyrtare aktualisht janë 11 deputetë. Gjërat do lëvizin shumë shpejt me mbarimin e gjyqit që është në maj, pra që vula do të rrijë aty ku ishte, është dhe aty ky i takon. Do të ketë lëvizje masive deputetësh që do të kërkojnë të vijnë prapë nga Basha. Kanë filluar që tani bisedimet. Problemi është se ata duan të vijnë si gjeneralë, jo si ushtarë. Por ata do të vijnë si ushtarë, si gjithë të tjerët, nëse duan të vijnë. Gjyqi është 99% i mbaruar për një fakt të thjeshtë: 88% e delegatëve në stadium atë ditë janë me vulën e një dege, kjo hedh poshtë çdo gjë tjetër. Ai gjyq është i mbaruar nuk mund të jepet ndryshe vendimi.”, tha zoti Basha në DritareTV./K.C/dritare.net