Stadiumi “Loro Boriçi” në gjendje të mjerueshme/ Duka në takim me Benet Becin: Të gatshëm t’ju mbështesim - Sport
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stadiumi “Loro Boriçi” në gjendje të mjerueshme/ Duka në takim me Benet Becin: Të gatshëm t’ju mbështesim

16 Dhjetor 2023, 10:23, Sport CNA
Stadiumi “Loro Boriçi” në gjendje të mjerueshme/
Benet Beci Armand Duka

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e mjerueshme të stadiumit “Loro Boriçi” i cili ka nevojë për një ndërhyrje për ta kthyer atë në kushte sa më optimale.

Gjithashtu u prezantuan projekte konkrete për ndërtimin e terreneve sportive për Klubin e Futbollit Vllaznia dhe ekipet kombëtare të U-17 që do të jenë pjesë e Shkodrës në vitin 2025.

“Me Presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka hodhëm hapa konkretë për ndërtimin e terreneve sportive për Klubin e Futbollit Vllaznia dhe ekipet kombëtare të U-17 që do të jenë pjesë e Shkodrës në vitin 2025. Ish uzina e telave do të kthehet në një kompleks për sportin dhe rininë. Diskutuam së bashku edhe për gjendjen e stadiumit “Loro Boriçi” i cili ka nevojë për një ndërhyrje për ta kthyer atë në kushte sa më optimale, si investimi më i rëndësishëm që FSHF-ja ka bërë në Shkodër.”, shkruan Beci në rrjetet sociale.

Duka gjatë takimit shprehi mbështetjen për projektet e paraqitura.

“Stadiumi është në gjendje të mjerueshmë. Është një stadium që është bërë rreth 3 vjet pas elbasanit, po ta shohësh stadium i Elbasanit qesh, ndërsa stadium juaj qan. Ne jemi të gatshëm nga pikëpamja financiare që çfarë I takon fushës së futbollit të fillojë nesër.”, tha Duka./

Lidhur me takimin nuk ka munguar as një reagim i Dukës i cili vlerësoi gatishmërinë e kryebashkiakut Beci për të mbështetur futbollin.

“Një takim mjaft konstruktiv me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, me të cilin diskutuam për bashkëpunime e projekte infrastrukturore me rëndësi për zhvillimin e futbollit.  Folëm për gjetjen e një formule sa më të mirë për menaxhimin më efikas të stadiumit “Loro Boriçi”, për projektin e ndërtimit të një kompleksi sportiv modern në bashkëpunim me FSHF-në dhe klubin Vllaznia, që do t’i jepte një hov të madh futbollit shkodran, si edhe për organizimin e disa ndeshjeve të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17 në Shkodër. E vlerësova gatishmërinë e kryebashkiakut Becit për të mbështetur futbollin dhe shpresoj që shumë shpejt të nisim nga puna për të vënë në zbatim projektet dhe të intensifikojmë bashkëpunimin.”, shkruan ai në rrjetet sociale/ CNA

Lajmet e fundit nga