Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të pranishëm edhe krerët e bashkive të djathta, zbardhen temat e diskutuara - LIVE UPDATES
LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të pranishëm edhe krerët e bashkive të djathta, zbardhen temat e diskutuara

• Kryeministri Edi Rama ka organizuar ditën e sotme mbledhjen e qeverisë në qytetin e Shkodrës ku të pranishëm janë edhe kryebashkiakët. • Të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët dalë nga koalicioni "Bashkë Fitojmë". • Pas përfundimit të mbledhjes, Rama mbajti fjalën e tij për gazetarët, ku tregoi edhe disa nga temat e diskutuara në mbledhje. • Ai tha se këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE. • Ai theksoi se ka disa problematika të qeverisjes vendore për të cilat u diskutua, teksa përmendi nevojën e rritjes së ritmit dhe përshpejtimit të modernizimit të procesit të qeverisjes në të dyja nivelet si edhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor. • Gjatë komunikimit, Rama i është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëveshjen e deputetëve në parlament për të vijuar normalitetin. • Sipas tij kjo nuk është një negociatë apo marrëveshje por një diskutim mbi të drejtat e palëve. • Ai tha se mazhoranca si ka refuzuar asnjëherë Komisionet Hetimore, por i është referuar Gjykatës Kushtetuese. • A do të ketë zgjedhje në Himarë, pas dënimit të Belerit, ishte një tjetër pyetje që iu drejtua. • Ai u përgjigj duke thënë se pritet vendimi i Apelit, pastaj do të veprohet sipas ligjit. •Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë. Rama gjithashtu shtoi se Reforma Territoriale do një fazë dhe se Shqipërisë i duhen më pak bashki, por me shumë kualitet në administrim vendor.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama: Reforma Territoriale do një fazë të dytë

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma Territoriale do një fazë të dytë, por tha se për t’u bërë kjo duhet konsensus me pakicën.

Ai tha se nëse reduktohet numri i bashkive mund të prodhojë më shumë rezultat në ekonomi. Rama shtoi se Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor.

"Reforma territoriale do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës por ky është një debat vetëm harxhim kohe. Është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

A do ketë zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim vendimin e Apelit pastaj veprojmë sipas ligjit

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë me kryebashkët e vendit ka zhvilluar një komunikim me gazetarët. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të ketë zgjedhje në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. 

Rama u shpreh se pritet vendimi i Apelit, pastaj do të veprohet sipas ligjit. Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë.

"E dini shumë mire arsyen pse nuk kemi pasur zgjedhje. Do presim vendimin e Apelit, pastaj do veprohet sipas ligjit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria por presidenca. Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë për të gjitha çështje e brendshme që i takojnë Shqipërisë. Është drejtësia shqiptare që vendos për qytetarët e Shqipërisë.", tha Rama

1 MUAJ ME PARE

"Nuk i kemi refuzuar Komisionet Hetimore"/ Rama kthen pllakën: Nuk është marrëveshje është çështje të drejtash

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
Foto ilustruese

TIRANË- Edi Rama Kryeministri Shqipëria ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Rama i është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëveshjen e deputetëve në parlament për të vijuar normalitetin.

Sipas tij kjo nuk është një negociatë apo marrëveshje por një diskutim mbi të drejtat e palëve. Sipas Ramës mazhoranca si ka refuzuar asnjëherë Komisionet Hetimore, por i është refuar Kushtetueses.

Rama: Nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për Komisionet Hetimore. Ne kemi refuzuar iniciativa që në emër të Komisioneve Hetimore shkelnin kornizën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është çështje të drejtash, jo marrëveshje dhe negociata. Deputetët, opozitat apo grupet kanë të drejtë të diskutojnë. Ne Partia Socialiste do tja lëmë në tryezë Kuvendit, sepse Komisioni i Reformës Zgjedhore po i mbaron koha. është krej normale që të jemi me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që ata kanë bërë detyrën e kryetarëve të bashkive.

1 MUAJ ME PARE

Takimi qeveritar në Shkodër/ Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit: Nuk e kemi parë në aspektin politik, problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
hil curri

SHKODËR- Kryetari i bashkisë Fushë Arrëzit, Hil Curri tha për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodër mes kryebashkiakëve të vendit dhe kryeministrit Rama, se nuk e ka parë takimin në aspektin politik pasi sipas tij problematikat e qytetarëve janë më të rëndësishme.

Curri u shpreh se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të parespektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane. Më tej ai tregoi se gjatë takimit u vendos që një herë në muaj kryebashkiakët të kenë një komunikim me ministrat përmes platformës Skype për të thelluar bashkëpunimin.

“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tonë.

Nuk besoj të ketë përplasje për shkak të politikës pasi garancia më e madhe për ne është BE. Nëse ne ndihemi të parespektuar do ankohemi te gjithë kancelaritë evropiane. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, kur kryeministri dhe ministri i Pushtetit Vendor na thërrasin ne duhet t’i përgjigjemi për hir të interesave qytetare”, u shpreh ai.

1 MUAJ ME PARE

"Kemi diskutuar për shumë sfida"/ Rama: Prioritet vlerësimi i pagave, projektet e BE-së dhe legalizimet në çdo bashki

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
Foto ilustruese

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë dhe me kryetarët e bashkive. Rama dha detaje për sugjerimet dhe projektet që kanë ndarë së bashku.

Ai tha se është domosdoshmëri rivlerësimi i nivelit të pagave. Ai tregoi se është diskutuar edhe për pasurinë e pyjeve dhe gjithashtu edhe për planet e BE-së

"Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive dhe sot bashkitë janë të ndarë ne pesë nivele të bazuar në numrin e banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do të bëjmë nje rritje të pagave për tu përafruar. Këto që janë më të vogla që nuk fusin dot në punë profesionist për shkak se nuk i paguajnë dot do ketë ndërhyrje. Kemi sfidë për mbledhjen e taksës së pronës, ku disa e nxjerrin një mbledhje të mirë dhe disa se marrin fare. Te mbledhja e taksës së pastrimit kemi një performancë të mirë. Kemi diskutuar për pasurinë e pyjeve dhe na duhet që këtë pasuri ta vendosin në dispozicion të rritjes ekonomike të vendit. Të gjitha ato bashki që kanë pasuri pyjore duhet t'i mbështesim për mbarshtimin. Duhet të thënë që 67 përqind nuk e kanë të plan dhe kjo është alarmante. Kemi folur për planet e BE dhe kemi diskutuar për strukturën përkatës që do t'i ndihmojë që të aplikojnë për projekte. Edhe një qasje të koordinuar me bashkitë për legalizimet e mbetura.", u shpreh Rama.

1 MUAJ ME PARE

"E kemi treguar në 14 Maj se kush jemi politikisht"/ Qosja pas mbledhjes së qeverisë: Nuk kishte ndasi në mbledhje, presim veprat

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
Foto ilustruese

SHKODËR-Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka folur pas mbledhjes së qeverisë. Qosja është ndalur pas gazetarëve dhe ka dhënë detaje nga mbledhja.

Sipas tij në mbledhje u fol për problematikat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre. Qosja tha se ata aty morën pjesë për qytetarët dhe theksoi se ata e kanë treguar në 14 Maj se me kë forcë politike bëjnë pjesë. Nga ana tjetër ai u shpreh se nuk kanë ndjerë ndasi politike gjatë mbledhjes dhe se kanë marrë garanci nga Kryeministri për të realizuar planet e kryera.

Qosja: Besoj që gjithë kolegët e mi, nuk kemi ndasi për punët e qytetarëve. E kemi treguar në 14 maj se kush jemi politikisht. Nuk u ndjemë jo të barabartë, folëm për kërkesat. Veprat do tregojmë sesa garancia që dha Kryeministri Edi Rama do jetë në funskion.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Rama inspekton stadiumin "Loro Boriçi", shoqërohet nga Beci dhe trajneri Vllaznisë

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
Foto ilustruese

SHKODËR-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është parë gjatë pushimit të mbledhjes së Shkodër që është shkëputur për të inspektuar stadiumin "Loro Boriçi". Rama duke i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe trajneri i "Vllaznisë", Alban Xhaferri. 

Ata kanë inspektuar dhe pjesën e "Zdrales", ku pritet të shëmbet pas rikonstruksionit të stadiumit. 

Kujtojmë se në Shkodër ka nisur një agjendë mbledhjesh midis qeverisë dhe kryebashkiakëve të vendit, duke përfshirë dhe figurat e Opozitës. 

1 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Ramës në Shkodër, kryetarët e bashkive analizë për të punësuarit

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të

SHKODËR-Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.

Në mbledhjen ku merr pjesë kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe 6 kryetarët e bashkive të Partisë Demokratike. Për sa i përket Burimeve njerëzore, është analizuar numri inpunonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.

Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë. Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.

Te ardhurat vendore

2023 u rriten me 271% krahasuar me 2015

Nga 13 miliardë në 31 miliardë.

Shpenzimet vendore

102 % më të larta se në 2015.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%

Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%.

Detyrimet e njësive vendore jane ulur me 60% nga 12 miliard në 4.8 miliard lek.

Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe.

1 MUAJ ME PARE

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, në takim edhe kryebashkiakët e opozitës

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër/ Të
Shkodër


SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Mësohet se takimit i janë bashkuar dhe  kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri dhe ai i Pukës, Rrok Doda, të dy kryebashkiakëopozitarë të dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në takimin në fjalë pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe të diskutohen edhe projektet e BE-së, shërbimet, si edhe burimet njerëzore. 

 

 

edi rama mbledhje qeveria mbledhje me kryebashkiaket

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni