Kaká

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kaká

Kaká në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRicardo Izecson dos Santos Leite
Datëlindja (1982-04-22) 22 prill 1982 (41 vjeç)
VendlindjaBrasília, Brazil
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor Sulmues
Karriera me të rinjtë
1994–2000São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2003São Paulo59(23)
2003–2009AC Milan193(70)
2009–2013Real Madrid85(23)
2013–2014AC Milan30(7)
2014–2017Orlando City75(24)
2014São Paulo (huazim)19(2)
Gjithsej461(149)
Karriera ndërkombëtare
2002–2016Brazil92(29)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ricardo Izecson dos Santos Leite (xi'kaʁdu ˌizɛ'ksõ dusɐ̃tus lɛitʃi) lindi më 22 prill të vitit 1982Brasília), është i njohur si Kaká, është futbollist brazilian i cili luan si mesfushor i kombëtares braziliane dhe në klubin spanjoll, Real Madrid. Ai në vitin 2007 është fitues i Ballon d'Or(topit të artë) dhe "Lojtari më i miri në botë nga FIFA". Gjithashtu ai ishte pretendent per te fituar serish topin e art ne vitin 2009 por u mund nga Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ricardo Izecson dos Santos Leite u lind në Brasília me prindër Simone Cristina Santos Leite dhe Bosco Izecson Pereira Leite. Ai kishe kushte te mira financiare që e lejuan te fokusohej ne shkollë dhe në futboll në të njejtën kohë. Vëllau i tij me i ri, Rodrigo (i njohur si Digão, është gjithashtu futbollist profesionist.

Kur ishte 7-vjeçar, familja e tij u zhvendos ne São Paulo. Shkolla e angazhoi ne ekipin lokal të të rinjve Alphaville te cilet u kualifikuan ne finalen e tureut lokal. Aty ai u zbulua si talent nga São Paulo FC, të cilët i ofruan të transferohet tek ta.

Në shtator të vitit 2000, në moshën 18 vjeçare ishte në gjendje të vështirë shëndetësore, kishte gjasa për tu paralizuar, si shkak i një aksidenti në pishinë, por arriti te shërohej plotësisht. Ai i atribuohet Zotit për shpëtimin e tij dhe që atëherë i jep nje ndihmë te madhe kishës në vendin e tij.

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte martuar me te dashurën e tij të jetës Caroline Celico me 23 dhjetor te 2003 ne kishën Renascer em Cristok.Ka deklaruar që ka shkuar i virgjër deri ne martesë sepse beson mjaft në zot.Gruaja e tij pret nje femije qe do e sjelli ne jete ne muajin maj.

Kariera me klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

São Paulo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kaka filloi karrierën e tij me São Paulo ne moshën 8-vjeçare. Ai nënshkroi nje kontratë ne moshën 15-vjeçare dhe drejtoi skuadrën e të rinjëve te São Paulo drejt fitimit te Copa de Juvenil. Kaka pati debutimin me ekipin senior ne janar 2001 dhe shënoi 12 gola ne 27 paraqitje, duke e bërë ekipin São Paulo kampion të Torneio Rio-São Paulo. Ai shënoi 10 gola në 22 ndeshje sezonin e ardhëshëm dhe në këtë formë ishte atraktiv për klubet Evropiane.

AC Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AC Milan menjëherë pas fitores së UEFA Ligës së Kampionëve në sezonin 2002-03 e bleu për 8.5 milion dollarë amerikan, në sezonin e parë në Seria A shënoi 10 gola nga 30 ndeshje, dhe AC Milan fitoi Scudetto-n e parë dhe te vetme ne ketë dekade, dhe gjithashtu fitoi Super Kupën Evropiane. Kaka eshte legjenda e klubit Ac Milan, ku fitoi dhe topin e arte se vitin 2007 menjehere pasi fitoi ligen e kampioneve duke lene ne vendin e dyte sulmuesin Portugez Cristiano Ronaldo dhe ne vendin e trete sulmuesin Argjentinas te Barcelones Leo Messi. Gjithashtu Kaka eshte i vetmi lojtar mesfushor i cili ka mundur te dy sulmuesit Ronaldo dhe Messi ne perballjen direkte te topit te arte

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 qershor 2009, Football Italia raportoi se presidenti i rizgjedhur i Real Madridit, Florentino Pérez, kishte ofruar 68.5 Milion Milanit për blerjen e Kakás [1], 2 ditë pasi lojtari kishte mbaruar detyrat kombëtare [2]. Zëvëndës–presidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk i mohoi raportet, dhe konfirmosi se ai dhe babai i Kaká-së, Bosco Leite, kishin udhëtuar për në Meksikë për tu takuar me La Volpe. Ne kishim një drekë dhe folëm për Kakánë. Unë nuk e mohoj. Negociatat ekzistojnë, por marrëveshja ende nuk është bërë [3]. Më 4 qershor, Adriano Galliani tha për Gazzetta dello Sport se ishin arsyet financiare që e çuan në bisedime për shitjen e Kakás tek Realit. Ne nuk mund ta lejojmë [Milanin] që të humbasë 70 Milion ... arsyet e largimit të Kaká s janë vetëm ekonomike.

Kombëtarja Braziliane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kaká debutoi për kombëtaren braziliane në janar të vitit 2002 në ndeshjen Brazili kundër Bolivia dhe gjer më tani ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Ndeshja e pare ka qene ndaj kombetares te Turqia me 5 qershor. Fitues i topit te artë dhe nga federata botërore e futbollit e ka marrë titullin FIFA world player.

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sqarimi i shkurtesave: ND - ndeshje, G - Gola.

Klubi Sezoni Liga
vendasa
Kupa
vendase
Ndërkombëtare Gjithsej
ND G ND G ND G ND G
AC Milan 2006-07 28 8 1 0 13 11 43 18
2005-06 35 14 2 0 12 5 49 39
2004-05 36 7 2 0 14 2 51 26
2003-04 30 10 4 0 14 4 48 14
Gjithsej 129 39 9 0 51 19 190 59
São Paulo FC 2003 9 2 0 0 9 2
2002 22 9 0 0 22 9
2001 27 12 0 0 27 12
Total 58 23 0 0 0 0 58 23
Gjithsej kariera 187 72 9 0 51 19 248 75

Fundi i Karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I jep fund karrierës së tij si futbollist me datën 17,Tetori,2017, në klubin e ligës së SHBA, Major League Soccer, Orlando.

Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi

Çmime individuale

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "KAKÁ FOR SALE". Football Italia. 3 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kaka will leave". Football Italia. 1 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Galliani: We have to sell Kaká". Football Italia. 3 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]