Akuzat ndaj Altin Dumanit, reagon ambasadori King-Smith: Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë - POLITIKË

Akuzat ndaj Altin Dumanit, reagon ambasadori King-Smith: Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

17 Prill 2024, 14:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzat ndaj Altin Dumanit, reagon ambasadori King-Smith: Mbretëria e

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith reaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

King-Smith thotë se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.A.

 

Po ndodh...

ide