Ubisoft

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ubisoft Entertainment S.A.
LlojiSociété anonyme
IndustriaVideo games
Interactive entertainment
Themeluar në1986
Zyrat qendrore,
Njerëzit kyç
Yves Guillemot
(Chairman dhe CEO)
Fitimet 1.007 miliardë (2013)[2]
-75 milionë (2013)[2]
-66 milionë (2013)[2]
Total assets3.604.841.000 Euro (2020) Edit this on Wikidata
Numri i punëtorëve
9,200 (2013)[1]
DivisionsUbisoft Motion Pictures
Faqja e internetitwww.ubi.com
www.ubisoftgroup.com

Ubisoft Entertainment S.A është një kompani franceze që merret me zhvillimin dhe publikimin e lojrave.Qendra e tyre kryesore gjendet në Montreuil,Francë. Ēshtë e njohur për zhvillimin e lojrave si Assassin's Creed,Far Cry,Prince of Persia dhe Splinter Cell.

Detajet e kompanisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ubisoft është kompania e tretë për shitjen e lojrave pas Blizzard dhe Electronic Arts(EA).[1] Prezenca botërore e Ubisoft Entertainment S.A përfshin 29 studio dhe 19 shtete.[1] Kompania punon me kompani tjera nga 26 shtete të cilat janë nën kontrollin e saj.[3] Studioja më e madhe zhvillimore e Ubisoft është Ubisoft Montreal e cila gjendet ne Montreal, Kanadë dhe ka rreth 2100 punëtorë. [4]

Në vitin fiskal 2008-2009 përfitimi i kompanisë ishte €1.256 miliardë, duke arritur kështu per herë të parë një vlerë mbi 1 miliardë. Ubisoft ka krijuar gjithashtu divizionin e vet të krijimit të filmave, të quajtur Ubisoft Motion Pictures, e cila krijon video bazuar ne video lojrat e kompanisë.[5]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjithçka filloi në Brittany, Francë në mars të vitit 1986, kur pesë vëllezër të cilët kishin synimet dhe dëshirat e përbashkëta u mblodhen së bashku për të krijuar Ubisoftin. Në vitin 1989 ata lansuan lojën e tyre të parë të quajtur Zombi.
Gjatë viteve 1989-1994 Ubisoft filloi të rritej në permasa globale. U hapën qendra distributive në Angli,Gjermani, Zvicër, Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U hapën studio zhvillimore në Paris(Francë), Montpellier (Francë) dhe Bukuresht(Romani).

Qendra kryesore e Ubisoft në Montreal.

Në vitin 1995 kompania lëshoi në treg lojën Rayman Origins e cila shtyu kompaninë edhe me përpara. Në vitin 1996 kompania u zgjerua edhe më shumë duke hapur pika distributive në Spanjë, Itali, Australi dhe qendra zhvillimore në Shanghai (Kinë) dhe në Annecy (Francë).Në vitin 1996 Ubisoft u listua si kompani aksionare.
Gjatë viteve 1997-2002 u hapën qendra zhvillimore në Montreal (Kanadë),Kasablanka (Marok), Barcelonë (Spanjë), Milano (Itali). Gjatë këtyre viteve kompania hapi edhe qendra distributive në Belgjikë, Kinë, Danimarkë dhe bëri dy blerje strategjike: Blue Byte Software,Düsseldorf (Gjermani e cila përmbante lojën The Settlers dhe divizionin e lojrave të The Learning Company (Shtetet e Bashkuara të Amerikes) e cila ishte autore e lojës Prince of Persia.
Në vitin 2000 kompania bleu Red Storm Entertainment e lokalizuar në Karolinën veriore (Shtetet e Bashkuara të Amerikes).
Në vitin 2002 Ubisoft lansoi portalin internacional online te lojrave ubi.com.[6] Në po të njejtin vit u lansua edhe loja Splinter Cell e cila pati shumë sukses.
Gjatë viteve 2002-2005 Ubisoft hapi qendra distributive në Korenë Jugore dhe në Austri, si dhe nje qendër zhvillimore në Quebec (Kanadë. Në vitin 2003 kompania kishte shitur 100 milionë lojë.
Në vitin 2006 Ubisoft u pozicionua si një prej kompanive të hershme qe krijuan lojra për gjeneraten e re të konsolave sikur XBox 360, PS3 me lojën Tom Clancy's Ghost Recon Advanced Warfighter e cila fitoi qmimin Bafta per lojën më të mirë të vitit.[7]
Gjatë viteve 2006-2010 Ubisoft u zgjerua edhe më tej duke hapur kështu pika distributive në Meksikë , Polandë dhe studio zhvillimore në Sofje (Bullgari), Kiev (Ukrainë), Chengdu (Kinë), Pune,(India,Indi), Singapor dhe në Toronto (Kanadë. Në vitin 2007 doli në shitje loja Assassin's Creed e cila u bë loja më e shitur në konzolat e asaj kohe. Deri në ditët e sotme ajo lojë ka shitur mbi 29 milionë kopje. Në vitin 2009 Ubisoft bleu studion Nadeo në Paris (Francë), e cila është prodhuese e lojës Trackmania në të cilën janë të regjistruar mbi 10 milionë lojtarë. Në të njejtin vit u lansua edhe loja Just Dance të cilen e luajnë mbi 28 milionë lojtarë dhe u lansua edhe Uplay[8]:Win,help,share,shop, platformë kjo nga e cila mund të përfitojnë lojtarët.
Viti 2011 u karakterizua me themelimin e Ubisoft Motion Pictures, studio kjo për realizimin e videove dhe filmave. Ky vit ishte edhe 25 vjetori i themelimit te Ubisoft dhe u rikrijua loja Rayman për këtë shkak, duke festuar kështu edhe shitjen e mbi 500 milionë lojëve, angazhimin e mbi 6000 punëtorëve në 26 shtete.
Në vitin 2012 Ubisoft u koncentrua në teknologjinë mobile duke sjellë lojra të ndryshme nga ato të krijuara më herët si aplikacione për telefonë mobilë. Kurse në vitin 2013 me shfaqjen e gjeneratës së re të konsolave, Ubisoft u pregatit për lansimet e tyre me lojra si Watch Dogs, The Crew, The Division dhe vazhdime te serive si Assassin's Creed, Just Dance, Splinter Cell dhe Trials.[9]

Studiot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

tetor 2001 dhe i bashkoi punëtorët.[11]

Jashtë Funksionit
  • Sinister Games, e blerë në prill 2000, e mbyllur në qershor 2003.[11]
  • Ubisoft São Paulo, e themeluar më 24 qershor 2008 dhe më 20 janar 2009 ata blejtën Southlogic Studios dhe u integruan me këtë studio.[27] Studiot u mbyllën vonë në vitin 2010 për t'u fokusuar në shperndarjen e lojrave.[28]
  • Ubisoft Vancouver, e themeluar më 3 Shkurt 2009 pas blerjes së Action Pants Inc.[29] Closed in janar 2012.[30]
  • Wolfpack StudiosAustin, Texas, Shtetet e Bashkuara, e themeluar në vitin 1999 dhe blerë më 1 Mars 2004. E mbyllur në vitin 2006.[31]
  • Ubisoft Zurich in Zurich, Switzerland, e themeluar në verë 2011[32] për të zhvilluar një lojë pa pagesë MMO. E mbyllur në tetor 2013.[33]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d "About Ubisoft - Facts & Figures". Ubisoft Group. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "Ubisoft Group / Investor Center / Earnings & Sales". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Les Grands Noms du jeux vidéo Numéro 2 : Michel Ancel : Biographie d'un créateur de jeux vidéo français Édition Pix'N Love
  4. ^ "Questions about Ubisoft Montreal – Topic Powered by eve community". Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Griffin, McElroy. "Ubisoft launching film studio focused on game adaptations". Joystiq. Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Portali online internacional i lojrave të Ubisoftit". Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Bafta video games awards category". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2014. Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Uplay website". Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ubisoft History as explained in the Ubisoft website". Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Ubisoft Acquires Future Games of London". Ubisoftgroup.com. 1 tetor 2013. Marrë më 1 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c d e f g h "History for Ubisoft Entertainment SA". MobyGames. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Ubisoft acquires Sunflowers, takes stake in Related Designs". Spong. 12 prill 2007. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Ubisoft Acquires SunFlowers, Anno Franchise". Gamasutra. 11 prill 2007. Marrë më 12 prill 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b Sliwinski, Alexander (26 tetor 2011). "Ubisoft expands to Abu Dhabi". Joystiq. Marrë më 23 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Ho, Jennifer (9 shkurt 2001). "Ubi Soft acquires Blue Byte Software". Gamespot. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Related Designs Software GmbH". MobyGames. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Ubisoft Opens Second China Shop – GameSpot
  18. ^ "Chengdu Investment News". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Ubisoft Divertissements Inc". MobyGames. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2010. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Ubisoft Montreal hyri në një marëveshje për të blerë Microids Canada's development operations". Ubisoft. 2 mars 2005. Marrë më 9 nëntor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Ubisoft Nagoya – Për Ne". Ubisoft Nagoya. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2009. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "UBISOFT OUVRE OFFICIELLEMENT SES PORTES À QUÉBEC". Ubisoft. 1 qershor 2005. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Ubi Soft blen Red Storm Entertainment". Blue’s News. 29 gusht 2000. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Sharma, Money (17 qershor 2008). "Pyetje dhe përgjigjje me drejtorin menaxhues të Ubisoft Singapore, Olivier de Rotalier". Animation Xpress. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2008. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Nutt, Christian (25 maj 2010). "Ubisoft Unveils Toronto Studio, Splinter Cell Project". Gamasutra. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Ubisoft sjell middleware dev Quazal në vëllazërinë e saj". Joystiq. 4 nëntor 2010. Marrë më 23 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Ubisoft São Paulo". MobyGames. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Redação (30 shtator 2010). "Ubisoft fechará estúdios no Brasil até fim do ano e foca em distribuição e varejo". UOL Jogos. Marrë më 23 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Academy of Champions Announced For Nintendo Wii". Gaming Union. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2009. Marrë më 20 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Ubisoft Vancouver Closes". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Sinclair, Brendan (30 mars 2006). "Wolfpack Studios being shut down". GameSpot. Marrë më 24 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Priest, Simon (23 gusht 2011). "Ubisoft Zurich is founded". Strategyinformer. Marrë më 5 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  33. ^ PRU (23 tetor 2013). "Ubisoft Zurich closes". 20 Minuten. Marrë më 5 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:Ubisoft Stampa:CAC Mid 100