Portalet e Punes Kosove

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në Kosovë ekzistojnë një nummër faqesh dhe opsione të platformave online që ofrojnë konkurse dhe vende të lira të punës.[1] Sipas studimeve të fundit, në Kosovë ka më shumë se 12 portale pune që funksionojnë si biznese private dhe ofrojnë një numër shërbimesh, kryesisht për gjetjen dhe publikimin e vendeve të punës.

Një numër i vogël i tyre ofron shërbime tjera, si këshilla karriere[2], mundësi trajnimi, udhëzime për shkrimin e CV-ve, etj. Hapja e portaleve të punës ka rritur publikimin e vendeve të punës në internet, si dhe kanë kontribuar në vetëdijesimin e sektorit privat në kuptimin e shfrytëzimit të shërbimeve të internetit për gjetjen e vendeve të punës.[3]

Në Kosovë gjithashtu organizohen panairet e punës që ofrojnë mundësi për t’u takuar me punëdhënës të ndryshëm.[4]

Kjo listë e platformave më të mira të kërkimit për punë është një pikënisje për faqet kryesore dhe specifike të kërkimit të punës në Kosovë.

Kastori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kastori është një prej platformave më të mëdha të punës dhe biznesit në Kosovë, e themeluar në vitin 2019.[5] Kastori ofron publikimin dhe shpalljen e listimeve falas dhe premium. Përveç listimeve për punë, kompania ofron edhe shpallje për grante, tendera, bursa, kurse trajnimi, resurse për punësim dhe shërbime të rekrutimit etj.[6] Kompania Kastori është fituese e Çmimit Evropian për Platformën më të Mirë të Karrierës dhe Biznesit në Kosovë për vitin 2021 nga EU Business News.[7]

Portal Pune[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portal Pune është një prej faqeve të para të punës të themeluara në Kosovë në vitin 2008, dhe operon si biznes privat. Kompania është prezente dhe poston rregullisht edhe në media sociale.[8] Platforma ofron publikimin e konkurseve premium si dhe shërbime të rekrutimit.

KosovaJob[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KosovaJob është kompani private në Kosovë e themeluar në vitin 2011. Platforma ofron konkurse për punë, dhe bashkëpunim me shumë biznese. Platforma ofron kryesisht shërbime për publikimin e vendeve të punës premium, por edhe shërbime tjera të rekrutimit.[9]

Gjirafa punë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjirafa, Inc., kompani e avancuar e teknologjisë në Kosovë ka filluar të ofrojë gjithashtu shërbime të bazuara të publikimeve për punë. Gjirafa gjithashtu ofron platformën për konkurse dhe është prezente edhe në platforma të mediave sociale.[10]

Karriera.al[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera.al Është portali lider që operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ideuar për të bashkuar punëdhënësit me punëkërkuesit më të kualifikuar në të gjithë rajonin. Të gjitha kompanitë dhe punëkërkuesit e shohin portalin tonë si një burim me vlerë ku në sajë të shërbimit dhe eksperiencës tonë ata plotësojnë kërkesat dhe nevojat në fushën e punësimit.[11]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "DORACAK MBI SHKATHTËSITË E PUNËSIMIT TË TË RINJVE NË KOSOVË" (PDF).
  2. ^ "Resurse per Pune". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2020. Marrë më 22 korrik 2020.
  3. ^ "RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE" (PDF).
  4. ^ "B2B Kosova" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2020. Marrë më 22 korrik 2020.
  5. ^ "Kastori" (në anglisht).
  6. ^ "Kastori Ueb" (në shqip dhe anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2019. Marrë më 30 maj 2019.
  7. ^ "Kastori SHPK". EU Business News (në anglishte britanike). Marrë më 2022-02-04.
  8. ^ "Portal Pune".
  9. ^ "KosovaJob".
  10. ^ "Gjirafa".
  11. ^ "Karriera.al".