KreuCelebrity

Merr fund rrugëtimi i Erjolës në Big Brother VIP!

Merr fund rrugëtimi i Erjolës në Big Brother VIP!
Ka marrë fund rrugëtimi i Erjolës në Big Brother VIP.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.

Kur prezantuesja mbërriti në studio, u bë e qartë se ajo nuk do të kishte një “biletë kthimi” për në shtëpinë e BBV, pasi e kishte shfrytëzuar atë mundësi më parë.

Eliminimi i Erjola Doçit vjen si një zhgënjim për fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Karakteri i saj energjik dhe përdorimi i shkronjës “ë” vend e pa vend – si pjesë e dialektit të saj shumë interesant, ishin disa nga vetitë për të cilat u shqua banorja nga Kukësi.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF