Berisha: Elmar Brok na ndihmoi kur PS vodhi zgjedhjet e vitit 2001 – Gazeta RD

Berisha: Elmar Brok na ndihmoi kur PS vodhi zgjedhjet e vitit 2001

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, pasi përshëndeti të pranishmit, deklaroi se, Elmar Brok e ka ndihmuar opozitën, kur PS-ja vodhi zgjedhjet e vitit 2001. Berisha tha se, bashkë me të, ne e kthyem Shqipërinë në rrugën e duhur’, tha gjatë fjalës së tij.

“Të dashur miq, duhet të përshëndes këtu sonte praninë e kryetarit të Partisë së Lirisë, fjalën e tij dhe të gjithë oratorëve që folën këtu nga ky parlament i lirisë.

Miqtë e mi, njohja ime, miqësia ime me Elmar Brok daton në përpjekjet tona më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO.

Unë kam kënaqësinë të informoj shqiptarët, se në një moment kritik për historinë e vendit, kur vota e shqiptarëve në vitin 2001, u rrëmbye, rezultati u përmbys, Shqipëria po vidhisej në honet e historisë, humbi rrugën evropiane të saj, bashkë me zotin Elmar Brok, me ndihmën e tij, ne rikthyem Shqipërinë në rrugën e duhur, në drejtimin e saj evropian.

Do mbetet në analet e historisë ftesa dhe organizimi nga ana e tij të dëgjesës të partive politike shqiptare në Parlamentin Europian.

Rezoluta e këtij komisioni dhe parlamenti, që i kërkonin PS-së të mos zgjedhë presidentin me votën e vjedhur, se Parlamenti Europian nuk do ta njohë kurrë.

Elmar Brok ishte protagonist i kësaj iniciative dhe për dijeninë tuaj, një hearing ishte organizuar vetëm një herë për Ahmet Masudin dhe herën e dytë për Sali Berishën dhe shqiptarët.

Sot ai ndodhet midis nesh, por dëshiroj të shtroj disa pyetje para jush.

Kush ka vjedhur votën e shqiptarëve?

Kush ka vjedhur paratë e shqiptarëve?

Kush ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin?

Kush i bllokoi Shqipërisë rrugën e integrimit?

Kush i shpopulloi shqiptarët sa asnjë pushtim në histori?

A kemi ne rrugë tjetër përveç rrugës evropiane, përveç integrimit të Shqipërisë në Europë si e ardhmja më e shkëlqyer?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fitorja është në pëllëmbë të dorës! Ne po ecim të sigurt drejt qeverisë teknike

Lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar, pasi përshëndeti të pranishmit, deklaroi …