“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin”/ Zbardhet dëshmia e babait pas arrestimit! Detaje nga ngjarja, fëmijët i kërkonin të dorëzohej... - Aktualitet
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x
BREAKING NEWS

Zbardhet prova me zë dhe figurë që fundos Bajram Begajn dhe Olta Xhaçkën për skandalin me pronat e ushtrisë, Artur Meçollari nxjerr detajet e forta, ja pazaret e presidentit për aferat e Bazës Detare të Limionit në Sarandë

Zbardhet prova me zë dhe figurë që fundos Bajram Begajn dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja detajet “bombastike” nga 30 megadosjet me porosi të Francës në duart e SPAK, në skenë dalin 6 ministra, në skanerin e drejtësisë dhe pazaret e pista të çarterit me pushtetarë shqiptarë në Aruba që ka dalë nga dosja “Black Eagle” në Bruksel, gazetari...

Ja detajet “bombastike” nga 30 megadosjet me porosi të
x
BREAKING NEWS

Balluku dëshmon mbi 3 orë në SPAK, prokurori Dritan Prençi bën modalitetet e fundit për dosjen e inceneratorit të Tiranës, brenda majit mbyllet gjithçka, në Prokurorinë e Posaçme pritet të thirret edhe Engjëll Agaçi, ja çfarë po ndodh me bashkëpunëtor...

Balluku dëshmon mbi 3 orë në SPAK, prokurori Dritan Prençi
x
BREAKING NEWS

Ilir Demaliaj zbardh disa nga emrat e politikanëve shqiptarë që i kanë plaçkitur Shqipërisë mbi 20 miliard dollarë dhe zbulon të fshehtat e vizitës së papritur të deputetit gjerman në apartamentin e Sali Berishës, ja si pensionisti Elmar Bruk po varet ...

Ilir Demaliaj zbardh disa nga emrat e politikanëve shqiptarë që i
x
BREAKING NEWS

Drejtuesi i Lëvizjes BASHKË Arlind Qori flet “pa doreza”, nga e vërteta e hidhur e vizitës së Ramës në Athinë, arsyet që i është futur politikës, vizionet e tij për të ndryshuar Shqipërinë, deri te planet për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe për të...

Drejtuesi i Lëvizjes BASHKË Arlind Qori flet “pa doreza”,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon problemet e brendshme brenda SPAK dhe tregon arsyet pse Greqia nuk iu kundërvu Edi Ramës pas takimit me shqiptarët në Athinë, ja si po i luajnë fijet në prapaskenë amerikanët

Spartak Ngjela zbulon problemet e brendshme brenda SPAK dhe tregon arsyet pse
x

Aktualitet

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin”/ Zbardhet dëshmia e babait pas arrestimit! Detaje nga ngjarja, fëmijët i kërkonin të dorëzohej...

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin”/

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku, i cili mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës. 

Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit.

Raportohet se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Aleks Marku raportohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.

Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

Më të lexuarat