Rama: Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nga braktisja rrënuese në qendër aktivitetesh 7 ditë të javës - Sport

Rama: Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nga braktisja rrënuese në qendër aktivitetesh 7 ditë të javës

Rama: Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Rama u shpreh se, pas një braktisjeje të frikshme rrënuese të investimit madhor që u bë për Shkodrën dhe Kombëtaren, ka rinisur puna në stadiumin “Loro Boriçi” për ta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës, të lidhur me projektin e rilindjes së zonës tradicionale të Zdrales.

Në ambientet e brendshme të stadiumit, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryetarët e bashkive.

Gjatë këtij takimi pune me dyer të mbyllura, po diskutohet për pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

EMISIONET