Çatitë me pllaka guri, karakteristikë e shtëpive gjirokastrite po restaurohen! Duka: Janë 70 objekte, monumente kulture - Shqiptarja.com

Çatitë me pllaka guri, karakteristikë e shtëpive gjirokastrite po restaurohen! Duka: Janë 70 objekte, monumente kulture

Në Gjirokastër ka nisur puna për restaurimin e çative të shtëpive në zonën historike të qytetit me fonde të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.  Janë gjithsej 70 objekte në lagjet e sipërme të qytetit të gurtë,  pjesë e zonës së trashëgimisë botërore, si Çfakë, Dunavat e Palorto.

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në qarkun e Gjirokastrës, Ardis Duka tregon disa detaje te punës për rehabilitimin e pjesshëm të ketyre objekteve.

“Aktualisht po ndërhyjmë në disa objekte të kategorisë së Parë dhe të Dytë në lagjet historike. Tani jemi në objektin “Kurti” po bëjmë disa riparime. Në këto zona ne ndërhymë sepse kalojnë shumë turistë. Po kështu do të ndërhyjmë edhe në disa objekte kulti”, tha ai.

Ndërhyrjet sipas Dukës, parashikohen të shtrihen edhe në objekte të kultit në hapësirën e të gjithë qarkut te Gjirokastres sidomos tek ato që janë në fazë degradimi. Në mbarë Qarkun e Gjirokastrës, DRKK ka nën administrim 540 objekte të trashegimise, te kategorisë së parë e të dytë.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 16/05/2024 18:33

    Inxhinier shume i zoti????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?



×

Lajmi i fundit

Miqësorja me Azerbajxhanin për lojtarët pa minuta, Sylvinho: Asani do jetë sërish titullar! Seferi: Pse mos të kemi sukses në Evropian?!

Miqësorja me Azerbajxhanin për lojtarët pa minuta, Sylvinho: Asani do jetë sërish titullar! Seferi: Pse mos të kemi sukses në Evropian?!