“Po të pret burri poshtë pallatit”, Ardi Asllani rrëfen kërcënimin që mori pasi tregoi kush nuk i pëlqente si artiste (Video) - Showbiz
Showbiz 6 Maj 2024, 11:24

“Po të pret burri poshtë pallatit”, Ardi Asllani rrëfen kërcënimin që mori pasi tregoi kush nuk i pëlqente si artiste (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Po të pret burri poshtë pallatit”, Ardi Asllani

Edhe pse mund të jenë personazhë mediatikë, në Shqipëri ndodh rëndom që të kenë një sjellje prej rrugaçi apo ‘gangoje’. Pikërisht pse ‘guxoi’ të shprehë mospëlqimin e tij, Ardi Asllani mori kërcënim nga një ‘pseudo vipe’.

Anja: Ardi si stilist kë do cilësonte, si vipin e veshur më keq?

Ardi: Ka shumë personazhe. Unë nuk do jap emra, se në këtë moshë, të bëj edhe armiq unë tani?!

Anja: Ok, jep emrin e dikujt që e ke armik dhe nuk të bën përshtypje

Ardi: Unë një herë pata dalë dhe më nxorrën ca figura dhe isha, siç thonë italianët 'pa qime në gjuhë' dhe nisa të thoja "Jo po kush është kjo, jo po kjo", fillova t'i gjykoja edhe për profesionet që bënin 'Kjo s'më pëlqen fare si këngëtare', fillova dhe kështu gjërash do me thënë dhe pastaj ajo më mori në telefon më tha 'Po të pret burri poshtë shtëpisë, do ta shohësh..!'

Anja: Jo, ia fut kot....!

Ardi: Po sigurisht. Ka plot dhe ne vishemi katastrofë keq në ekran. Kemi një lifestyle në Tiranë, ku gjen vajza të veshura shkëlqyer. Por të garantoj që, nëse i merr këto vajza dhe i nxjerr në ekran do i shohësh të veshura jashtëzakonisht shumë keq. Për shembull, unë nuk e konceptoj dot që ti në atë poltronin ku ulesh dhe ha fara tërë ditën, natën e Prime-t të jesh e veshur me fustanin me bisht 3metra. Po çfarë sensi ka?! Unë kuptoj që mund të kurohesh, por bishtat, flutrat, deklamacionet, mendoj që janë të tepruara dhe nuk përcjellin shijen e duhur në publik. Dhe e shohin ato 13-vjeçaret dhe thonë: Kështu duhet të vishem, si kjo.

(min.42:52 deri 45:09)

ardi asllani kercenim