Haki Stërmilli
shkrimtar shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Haki Stermilli (Dibër, 17 maj 1895 - Tiranë, 17 janar 1953) ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i shërbimit sekret shqiptar në kapërcyell të 1923-'24 me dekret të Ahmet bej Zogollit në atë kohë,[1] partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it, përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve të ngelur jashtë kufijve të shtetit shqiptar, republikanizmit dhe të drejtave të femrave.
Fakte të shpejta
Emri | Haki Stërmilli |
Lindur më | 17 maj, 1895 |
Lindur në | Dibër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 17 janar 1953 |
Vdiq në | Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia | Shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, politikan |
Mbylle
Autor i tre romaneve, mbi 30 tregimeve të shkurtëra, pesë pjesëve teatrale, dy ditareve dhe disa dyzina artikuj publicistikë.[2] Vepra e tij më e njohur është Sikur t'isha djalë (1936).