Gazeta Panorama ONLINE | lajmet e fundit, lajm i fundit, lajme
 
   
   

Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit.

, Ajatollah Ali Khamenei

Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij.

Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike.

Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët.

“Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

Kush janë pretenduesit e mundshëm?

Asambleja e Ekspertëve me 88 ulëse, anëtarët e së cilës zgjidhen me një mandat tetëvjeçar, ka detyrën e emërimit të liderët të ardhshëm suprem.

I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit, 85 vjeç, i cili u bë lider suprem më 1989 pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Një panel në Asamble, i përbërë nga tre anëtarë, mban një listë të pasardhësve të mundshëm dhe thuhet se kjo listë nuk është parë as nga anëtarët e tjerë të Asamblesë.

Disa ekspertë thanë se vdekja e Raisit ka rritur shanset për Mojtaba Khamenei, klerik dhe djali i dytë i liderit suprem.

Mojtaba Khamenei, 55 vjeç, ka shmangur vëmendjen e publikut, por besohet se ka ndikim të konsiderueshëm në prapaskenë dhe ka lidhje të ngushta me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, që luan një rol të madh ushtarak, politik dhe ekonomik në Iran.

Por, djali i liderit suprem duket se ka mungesë të aftësive të udhëheqjes dhe kredenciale fetare të nevojshme për postin. Ai shpesh quhet “hoxhatoleslam” një titull që iu referohet klerikëve të rangut të mesëm, megjithëse një agjenci e lajmeve, e lidhur me seminaret fetare, që nga viti 2022 e quan atë Ajatollah, titull nderi që përdoret për klerikët e rangut të lartë.

Në shkurt, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve tha se lideri suprem është kundër trashëgimisë së udhëheqjes, që duket se e përjashton Khamenein e ri nga posti.

“Në publik mund të duket si monarki nëse djali i liderit trashëgon postin e të atit”, tha Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Shkollën e Lartë të Gjenevës.

Gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, klerikët besnikë ndaj Khomeinit rrëzuan nga pushteti shahun e Iranit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Mohammad Reza Pahlavi.

Sabet tha se Khamenei i ri ka ende të ngjarë “të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Republikës Islamike”.

Një tjetër klerik që besohet se është në garën për rolin e liderit suprem është Ajatollah Alireza A’rafi. Kleriku 67-vjeçar është i afërt me Khamenein dhe është një prej dy zëvendësshefave të Asamblesë së Ekspertëve.

Më 2020, Khamenei emëroi A’rafin në postin e kreut të të gjitha seminareve të Iranit, duke sugjeruar se ai plotëson kriteret rigoroze për t’u bërë lideri i ardhshëm suprem.

A’rafi nuk është shumë i njohur, por ky fakt nuk është që i dëmton shanset e tij në këtë garë.

“Diçka që duhet të theksojmë lidhur me pozicionet e udhëheqjes në nivel të lartë në Republikën Islamike… është se një kandidat shpesh mund të dalë, le të themi, nga errësira relative”, tha Sabet.

Roli i Gardës Revolucionare

Analistët thanë se Garda Revolucionare Islamike ka të ngjarë që të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasardhësit të Khomeneit, në një përpjekje për të mbrojtur interesat e veta.

Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin për Shtetet Arabe të Gjirit, me seli në Uashington, tha se Raisi ishte kandidati ideal i Gardës Revolucionare, sepse ai ishte “njeri i lakueshëm, pa ide të pavarura”.

“Ajatollah Khamenei dhe Garda Revolucionare tani duhet që të identifikojnë një individë të thjeshtë sikurse presidenti i ndjerë Raisi”, tha Alfoneh.

Në fillim të viteve ’80, Khomeini e emëroi Ajatollah Hossein Ali Montazeri si zëvendës të tij. Por, ata më pas prishën raportet dhe posti i Montazerit u shua.

Në vitin 2018, mes thashethemeve për përkeqësim të shëndetit të Khameneit, kishte bisedime për rikthimin e postit të zëvendësliderit suprem, por këto bisedime nuk u konkretizuan.

“Ky mosvullnet për të ndarë skenën me dikë tjetër – nga frika se e humb autoritetin – ka bërë që të gjithë të hamendësojnë se kush mund të jetë pasardhësi i Khameneit”, tha Vatanka.

“Paqartësia e Khameneit rreth çështjes së pasardhësit ka më shumë gjasa që tani të jetë një detyrim sesa një aset”./REL

NGA GËZIM TUSHI gezim tushi

Zhvillimi teknologjisë dix hitale, zgjerimi i rrjeteve sociale dhe përfshirja masive e njerëzve, sidomos e të rinjve në to është një fakt i pamohueshëm. Qoftë në vështrimin sasior apo cilësor. Padyshim ato janë faktorë me efekte të brendshme e të jashtme në jetën e shoqërisë, me ndikime radikalisht të dukshme në ndryshimin e formave të sjelljes së të rinjve tanë. Nëse vlerësojmë objektivisht atë që ka ndodhur në përmbajtjen e shkollës shqiptare dhe lidhjet e marrëdhëniet e të rinjve me të, në mënyrë evidente dallojmë se krahas aktivitetit më të rëndësishëm që është mësimi, tani është shtuar edhe fenomeni i lidhjes, ndërveprimit individual dhe grupe shokësh përmes celularëve dhe komunikimit të pandërprerë përmes internetit. Padyshim raportet e nxënësve, adoleshentë e të rinj me internetin janë të kondicionuar nga shumë faktorë.

Me natyrë sociale dhe individuale, që në thelb kanë sjellë konceptime të diferencuara të qëllimeve, formave dhe mënyrave të lidhjes dhe përdorimit të teknologjisë. Ideja fillestare se interneti do hapte për të gjithë të rinjtë “vetëm botën e përbashkët të dijes”, duket se nuk po vërtetohet. Ideja se interneti do shërbente si mjet për të ngushtuar dallimet midis të rinjve në fushën e dijes, mundësive të arsimimit personal, jo vetëm nuk po vërtetohet, por gjithnjë e më shumë po bëhet një “pritmëri e dyshimtë”. Ka fëmijë, adoleshentë dhe të rinj që e përdorin internetin dhe kapacitetet informuese të tij për qëllime të mira, shtim dhe thellim të njohurive, ashtu sikurse po ndodh për fat të keq, që një masë e madhe prej tyre po e përdorin thjesht për argëtim, thashetheme, bullizëm apo synime akoma më banale e të rrezikshme me natyrë seksuale apo edhe kriminale. Sidomos vartësia nga celularët është më e theksuar tek adoleshentët, vartësi e cila shoqërohet shpeshherë me depresion dhe performancë të ulët në shkollë.

Ato kanë krijuar një njeri, i cili po mësohet me tekat e modës apo skandalet e radhës, që ndjek përmes rrjeteve sociale, të cilat i bëjnë më pak përshtypje se në të kaluarën e botës së mbyllur e pa teknologji të komunikimit ‘online’. Është fakt që teknologjia, celulari, rrjetet sociale i kanë bashkuar veçanërisht të rinjtë tanë me botën në mënyrë të pakthyeshme. Ky realitet ka sjellë një gjë që tri dekada më parë ka qenë blasfemi, realisht e paimagjinueshme, sepse “…individët e të njëjtit brez shpesh do kenë më shumë të përbashkëta me individët e të njëjtit brez në kulturat e tjera sesa me brezat më të vjetër në kulturën e shtetit të tyre”. Ligjet e natyrës njerëzore”, f 544

Nuk ka dyshim që shoqëria shqiptare është përballë një realiteti të ri, në të cilin interneti është bërë një faktor ndikues në jetën e të rinjve. Përparimet teknologjike të kohëve të fundit dhe komunikimi dixhitalizuar kanë ndryshuar mënyrën si ndërveprojnë, lidhen dhe komunikojnë sot të rinjtë tanë.

Në shkolla dhe ambiente të jetës rinore janë shtuar së tepërmi rastet e konflikteve, dhunës, bullizmit, ngacmimeve seksuale e plot forma të tjera moshore të fenomenologjisë së konfliktualitetit. Problemi është se shumica e konflikteve nuk janë me natyrë fizike, por në formën e agresionit relacional moshor, që synon dëmtimin e reputacionit, cenimin e personalitetit. Shumë shqetësues dhe me pasoja jo të lehta shfaqet “agresioni relacional”, që ushtrohet nga të rinjtë përmes internetit. Një ngacmim që është i vështirë të zbulohet nga prindërit dhe mësuesit, sepse ai realizohet në fshehtësi, me një të lëvizur të mausit. Studimet që janë bërë për sigurinë e fëmijëve dhe teknologjitë ‘online’ kanë treguar se burimi më i madh i rrezikut, me të cilën përballen fëmijët në internet nuk është aq shumë pornografia, por mesazhet reciproke me përmbajtje dhe ngacmim seksual. Në këtë aspekt ndikimi më i madh është ai i agresionit relacional moshor, që përgjithësisht realizohet përmes lidhjeve që fëmijët dhe adoleshentët kanë dhe krijojnë përmes rrjeteve sociale.

Ndikimi e internetit dhe rrjeteve sociale në personalitetin e të rinjve dhe adoleshentëve është me efekte emocionale jo të zakonshme. Shikoni fëmijët kur komunikojnë në internet dhe rrjetet sociale: disa ndihen të gëzuar e fitimtarë nga rezultatet e lidhjeve ‘online’, shumë të tjerë janë të acaruar e tejet të dëshpëruar nga ngacmimet apo dështimet komunikative. Disa kanë perceptimin se përmes rrjeteve sociale, sasisë dhe intensitetit të komunikimit kanë pasur mundësinë për t’u bërë “persona publikë, të famshëm, influencues” në shoqërinë e tyre moshore. Ndërkaq, për të njëjtën arsye disa të tjerë, ndihen të dëshpëruar, janë në gjendje ankthi e të shqetësuar nga disfatat konkurrenciale apo mospëlqimet moshore.

Këto ekstreme po bëhen shkak që të shfaqen disa dukuri shqetësuese në këtë grupim të gjerë social sikurse janë fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët janë të përfshirë nga anomali psikologjike e sociale, sikurse janë ankthet, dëshpërimi, pasiguria te vetja, agresiviteti, ndjenja e hakmarrjes etj.. Ka studime social-psikologjike që kanë treguar se përdorimi i tepruar i internetit dhe rrjeteve sociale, madje edhe i celularëve për komunikim të pandërprerë telefonik, është njëri nga shkaqet që nxit tek adoleshentët dhe të rinjtë situata të personalizuara të zhvillimit të ndjenjës së brendshme të palumturisë. Psikoterapistja, profesoresha Amanda Foks, është e mendimit se, “…rrjetet sociale shoqërohen me uljen e mirëqenies vetjake dhe me një kënaqësi jetese më të paktë, sepse njerëzit i kanë sytë nga të tjerët me një jetë më të mirë se ata”. Will Storr, “Selfie- Uni i Unit”, f 362

Unë kam analizuar në shumë raste sasinë, intensitetin dhe tematikat e komunikimeve të të rinjve dhe adoleshentëve në rrjetet sociale dhe në mënyrë evidente ndeshet një fenomen në zgjerim. Fëmijët dhe të rinjtë provokohen në internet me biseda mbresëlënëse seksuale të papranueshme për moshën e tyre, shoqëruar me përshkrime të akteve seksuale dhe provokime të hapura për seksualitetin, që janë banalizuar në këtë lloj komunikimi të rrezikshëm anonim, virtual dhe pa fytyrë të personalizuar apo të identifikuar. Të mos harrojmë që edhe fëmijët dhe adoleshentët tanë po jetojnë dhe rriten në këtë shoqëri që është liberale dhe individualiste, në të cilën kemi një përzierje të formave të ngacmimit dhe krimit tradicional me atë elektronik dhe kibernetik. Që është shumë i rrezikshëm dhe i vështirë për t’u kontrolluar.

Sepse sikurse thonë psikologët dhe sociologët, të rinjtë dhe adoleshentët, por jo vetëm ata, marrin për të vërtetë gjithçka që edhe mund të jetë e rreme. Madje, të rinjtë shpesh nuk e vënë fare në dyshim atë që u serviret si e vërtetë nga rrjetet sociale. Për fat të keq, jo gjithnjë të rinjtë dhe adoleshentët e përdorin celularin dhe rrjetet sociale për informacion e kauza moshore të mira. Kjo është situate kur ata po i nënshtrohen asaj situate të përgjithshme, të cilën sociologu Ylvi Harari e quan si marrëdhënie në kushtet e “diktaturës dixhitale”. Natyrisht, problemet nuk janë vetëm për ne, as shqetësime sociale të “mbyllura” e me natyrë nacionale. Sot është bërë fare e qartë se problemet dhe shqetësimet që vijnë nga celularët dhe rrjetet sociale, janë problem global dhe zgjidhjet qoftë ato teknike, sociale apo edukative e kulturore mund dhe do të zgjidhen vetëm globalisht.

Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kemi kujdes për t’u mësuar fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve që të tregojnë kujdes me publikimin e të dhënave personale sikurse janë adresat, llogaritë, lëvizjet etj.. Sepse rreziqet që vijnë nga rrjetet sociale janë të shumta e komplekse materiale, psikologjike e seksuale. I gjithë rreziku qëndron në faktin se lidhjet online kanë aftësi të fshehin thelbin e gjërave dhe të duken jo ashtu sikurse janë në të vërtetë. Kjo situatë lehtëson penetrimin në komunikimin elektronik të kriminelëve, pedofilëve, maniakëve të seksit, mashtruesve. Në këto kushte është e nevojshme të forcojmë sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë, kulturën e denoncimit të presioneve materiale apo të formave të ngacmimit seksual. Padyshim problemi i raportit dhe lidhjes midis fëmijëve dhe llojeve më të sofistikuara të celularëve që ata përdorin, është kthyer në një problem serioz social, pedagogjik dhe psikologjik. Madje, sipas sociologëve, celularët në duart e fëmijëve kanë marrë formën e re të “drogës elektronike”, që ka krijuar një vartësi të thellë, gati patologjike në mënyrë të veçantë tek fëmijët, të rinjtë, sidomos te nxënësit e shkollave tona.

Por, problemi nuk është thjesht teknologjik, apo i parë në anën e jashtme të lidhjes së të rinjve apo nxënësve të shkollave me celularin dhe rrjetet sociale. Problemi është më i gjerë. Sepse pasojat që po ndodhin dhe ato që priten të ndodhin në të ardhmen, janë më të thella dhe ndonjëherë edhe të vështira për t’i parashikuar sociologjikisht në mënyrë ekzakte. Ndryshimet e thella, risitë teknologjike në zgjerim kanë efekt social në dinamikën e rritjes, formimit dhe sjelljes së të rinjve tanë. Kjo ka sjellë shtimin e ritmit të jetës dhe përjetimeve të tyre, duke dashur të jenë kompatibël me shokët dhe kolegët e tyre, shoqëruar me koncepte të reja për trajtat, format dhe dinamikat e tyre të vetëpërmbushjes së konceptit që ata kanë për jetën në kohën e sotme postmoderne.

Padyshim, teknologjia dhe rrjetet sociale kanë ndikim pozitiv, në ndryshimin e ritmit të jetës së të rinjve tanë, dëshirës së tyre për të ecur më shpejt dhe në përputhje me dinamikën aktive të kohës së tyre. Por nga ana tjetër, kjo është një nga arsyet pse duket sikur të rinjtë tanë përjetojnë kriza të caktuara ekzistenciale, me veten dhe shoqërinë. Sepse sa më shumë shtohen ritmet e jetës, nevojat dinamike për vetëpërmbushje te të rinjtë, ata aq më shumë ndihen të pasigurt në realizimin e tyre. Interneti dhe rrjetet sociale ndihmon për ta kuptuar këtë situatë dhe veçori dialektike të veprimit kontroversal, që sjell në të njëjtën kohën kuptimin e nevojës për ritme më të shpejta të jetës së rinisë, por që njëkohësisht ky progres teknologjik sjell edhe kriza. Që janë shkaktarë që sjellin jo rrallë vanitet e shpërqendrim të forcave, sensit orientativ tek të rinjtë tanë. Dukuri këto, që janë njëkohësisht ekzistenciale, por njëherësh edhe të kapërcyeshme.

Shumë probleme në jetën e të rinjve dhe adoleshentëve kanë filluar të agravohen pikërisht nga ndikimet e kësaj “diktature dixhitale” që i ka mbërthyer në jetën e tyre të përditshme dhe që në jo pak raste shoqërohet me pasoja individuale psikologjike e sociale, si çrregullimet e gjumit dhe ngrënies, dobësim i funksioneve konjitive, shfaqje të dukurive të depresionit, madje edhe në jo pak raste edhe të prirjeve për vetëvrasje.

*Sociolog

Tre emra të tjerë dalin në skenë për Tiranën. Më saktë janë trajnerët e mundshëm që mund të drejtojnë bardheblutë. I pari është Armando Cungu, i dyti Bledar Devolli dhe i treti vlonjati Gentian Mezani.TIRANA

Cungu dhe Mezani janë dy dëshira të vjetra të Refik Halilit, që edhe më parë ka dashur t’i afrojë në ekip. Devolli ka qenë i shtëpisë, por gjërat u ngatërruan kur Devolli braktisi akademinë bardheblu për të marrë Dinamon, i mërzitur edhe nga fakti se atij nuk iu ofrua ekipi i parë. Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar. Mezani dhe Devolli janë të lirë, por edhe të provuar në trajning. Edhe Armando Cungu është në aktivitet, por duhet të shihet nëse do të qëndrojë te Laçi.

Tre trajnerë potencialë dhe secili ka mundësi të jetë një Orges Shehi i dytë, ku te bardheblutë të nisë një cikël të gjatë fitues. Shkurt, Tirana ka ditë vendimtare përsa i përket ekipit që do të paraqitet në sezonin e ri. Presidenti Refik Halili duhet të ndajë mendjen se cilin do të emërojë trajnerin e ri. Kandidatë për të marrë drejtimin e Tiranës pas largimit të Fagut janë edhe Shpëtim Duro. Ku i fundit pa ekip mund të jetë emri surprizë i bardhebluve. Për të mos folur për Mirel Josën.

STATISTIKAT – Viti 2024 ka qenë një tmerr më vete për Tiranën. Në 18 javë të luajtura ka marrë 24 pikë, me 6 fitore dhe gjashtë barazime. Bardheblutë në 2024-ën janë të tetit në renditje dhe më keq sesa ta kanë bërë, Erzeni e Kukësi. Tiranën e shpëtojnë 4 fitoret me Kukësin dhe tri fitoret e një barazim me Dinamon, që bëjnë 22 pikë nga 50 të mundshmet. Ekipi i Tiranës ka 17 pikë më pak nga kampionati i shkuar. Jo vetëm kaq, por është 23 pikë nga sezoni që solli titullin në kryeqytet.

EUROPA – Tirana edhe pse s’merr pjesë në “Final 4”, do të luajë në Ligën e Konferencës edhe pse është renditur e pesta në kampionat, për shkak se Skënderbeu është ende i dënuar nga UEFA. Për bardheblutë, festa është dyfish, për faktin e thjeshtë se me koeficientin që ka siguruar në vitet e fundit, shkon direkt në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë në Ligën e Konferencës, me shanse më të mëdha për të kaluar një tur. Bardheblutë kanë një koeficient 5.5 për këtë edicion, mëse i mjaftueshëm për të qenë sipas përllogaritjeve mes 26 ekipeve më të forta në shortin e turit të parë ku marrin pjesë 52 skuadra.

OLSI AVDIAJPANORAMASPORT.AL

 

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash e shikon veten e tij duke jetuar në fshat, “duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj”.

edi rama3

Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron të jetë një të jetë një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët, i gatshëm për të takuar njerëzit që dëshiron/

“Mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët”, u shpreh Rama.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si psh të qep.

Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh.

Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq.

Ajo duhet bërë shumë mirë. Është si një lloj përgatitje për tu ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër aty (qesh)”, tha kryeministri.

Dy persona janë arrestuar pas zbulimit të pakove me kokainë në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit.

Porti-i-Durresit-kontejniere-eksport-import-1076

Në pranga kanë rënë 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni. Raportohet se mjeti është në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia kufitare në portin e Durresit ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

 

Policia kufitare në portin e Durresit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

porti i durresit1

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Në prangat e policisë deri me tani kanë rënë dy persona 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni,

Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Partizani luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por Orges Shehi nuk e merr me stres apo presion.

shehi

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes së të dielës kundër Egnatias në “Air Albania”, Shehi nuk ka dyshime se në finale kanë mbërritur dy skuadrat më të forta të këtij sezoni. Trajneri s’preferon ta quajë një finale, por si një ndeshje të fundit të një kampionati, ku dy skuadrat janë me pikë të barabarta. Shehi shton se ende nuk e ka vulosur 11-shen dhe se sot pritet të caktohet gjithçka.

Luani finalen që mund të shpërblejë gjithë punën e sezonit. Sa të vështirë i prisni këtë përballje?

Mendoj se është një ndeshje e rëndësishme, sepse vendos titullin kampion. Nuk do të doja ta trajtoja si një finale, por si një ndeshje mes dy kundërshtarëve me pikë të barabarta në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ashtu siç është në vërtetë, s’do të doja ta ngarkoja shumë ambientin me fjalën finale.

Si e konsideroni Egnatian si kundërshtar, mund të themi se kanë shkuar në finale dy më të fortat e këtij sezoni?

Të dyja skuadrat që kemi mbërritur në finale, mendoj se e ka merituar, sepse në kampionat u renditën të parat dhe në gjysmëfinale ishin skuadrat që kaluan. Kështu që të dyja për atë që kanë dhënë dhe për vetë përbërjen e lojtarëve, e meritojnë të jenë këtu.

Përballen dy skuadra me stil të ngjashëm loje. Do të tentoni ta dominoni ndeshjen, siç bëni zakonisht?

Janë dy skuadra që kanë ardhur me pikë të barabarta në këtë finale. Të dyja kanë kontingjent të mirë dhe është një ndeshje finale, e cila s’besoj se do të ketë dominim nga njëra apo tjetra. Do ta fitojë ajo që do të jetë më e përqendruar dhe që do të gabojë më pak.

Kemi parë atmosferë të mirë në skuadër para kësaj finaleje. Ka ndikuar ecuria e mirë e ndeshjeve te kjo gjendje ekipit?

Ne kemi një mënyrë pune, që derbet dhe ndeshjet e rëndësishme i trajtojmë pa presion. Këtë besoj se keni parë edhe dje (të enjten).

Si është gjendja e skuadrës sa i përket dëmtimeve dhe, a është gati Cara të luajë nga minuta e parë?

Grupi është i plotë. Ne do të vendosim vetëm ditën e fundit. Duke qenë se i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion jemi pak në mëdyshje për zgjedhjet. Janë edhe dy stërvitjet dhe në fund do të vendosim për gjithë 11- shen. I vetmi që s’është gati për lojë është Bytyçi. Ai po stërvitet me skuadrën, por nuk është ende gati për të luajtur në ritmin e një ndeshjeje zyrtare.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

Françeska Murati ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV”, e cila një javë më parë u eliminua nga gara për të fituar çmimin e madh. Përveç debateve dhe situatave të krijuara në shtëpi, Françeska u komentua shumë edhe për veshjet e saj luksoze.

franceska murati1

E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve. “Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Mirëpo së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Chary on top”, ku është vënë përballë disa pyetjeve. “A je e pasur ti Françeska?”, e pyeti Bora. “Zemra ime, unë bie në sy vetëm nga veshja”, u përgjigj Françeska duke qeshur. Kujtojmë që disa ditë më parë, modelja tregoi që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj bizneswoman në Shqipëri.

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, – tha Françeska.

Françeska i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP 3” do t’ia dërgojë ajo. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të “reality show”-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e ka kthyer mbrapsht. Kujtojmë se Françeska së bashku me disa ish-banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.

E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha: “Në fakt i kam dërguar një kostum, por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu, do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”. Lidhur me faktin se si iu duk rikthimi në shtëpi dhe finalistët, Françeska u shpreh: “Nuk m’u duk shumë rikthim, por si normalitet, sepse nuk kam shumë ditë që kam ikur. Unë i pashë që ishin shumë të lodhur. Ishte një moment që po shihja Eglën dhe ishte gati e përlotur. Është një ngarkesë shumë e madhe dhe të duket sikur nuk do të vijë kurrë fundi”.

E pyetur se kush ka sakrifikuar më shumë për këtë lojë dhe mund të fitojë, ish-banorja u përgjigj: “Për mua secili është shumë ndryshe nga tjetri dhe rrugëtimet e tyre nuk janë të njëjta. Për mua treshja më e fortë aty është Juli, Egla dhe Meritoni. Kanë bërë lojën më finoke dhe secili nga të tre po ta fitonte, do isha shumë e kënaqur. Fituesi do ndahet me shumë pak vota, ndryshe nga vitet e kaluara”.

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, ish-banorja u eliminua ‘prime’-n e kaluar vetëm një hap larg 25 majit. E ftuar në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj, për takimin me djalin dhe bashkëshortin.

“Djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë, ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njihte. U desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte ‘OK’. Ka qenë vështirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit”.

Françeska Murati në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP” u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit. E ftuar në “Fan Club”, ishbanorja shprehu ndër të tjera zhgënjimin nga Heidi, me të cilën ka pasur një miqësi, që më pas u la vendin konflikteve dhe debateve. Sipas saj, Heidi e përdori për skemat e saj në lojë.

“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata të vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë. U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”.

Françeska Murati la garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Mes të qeshurave, ajo tha se tashmë Ergysin (bashkëshorti) e thërrisnin Dorina me humor. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për debatet e shumta me banorët, por edhe për veshjet e saj të shtrenjta dhe tepër elegante.

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku parashikohen kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim.

moti

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Ndërsa të dielën moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në intervale të shkurtra kohore, do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Parashikimi i motit:

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore  reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

443840310_863869019071148_987255636312402435_n 444226447_863869135737803_2852111458173261157_n

 

Divorci i Besit dhe Xhensilës ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por me shumë vend për aludime.

xhensila myrtezaj1

Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…”, thuhej ndër të tjera në këngën e re të tij. Por rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj këngëtares, duke i hedhur asaj fajin për fundin e martesës së tyre.

Mes kritikave dhe akuzave të ashpra ndaj saj, Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh”.

“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja, siç duket si përgjigje ndaj akuzave të Bes Kallakut, si edhe komenteve negative të ndjekësve.

xhensila myrtezaj

Artisti e konfirmoi një gjë të tillë në programin “Ferma VIP”. Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare. “Kur isha këtë herë në Itali, erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë, që nuk i ka pritur dhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, – u shpreh ai. Më tej ai theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.

Kur unë isha vetëm pesëmuajshe, na morën në shtëpi, na hipën në një makinë dhe na çuan fillimisht në kampin e Beratit. Nënës i thanë që motivi i internimit ishte pikërisht babai i arratisur, i cilësuar si tradhtar i atdheut. Në këtë kamp famëkeq dërgonin familjet më elitare të vendit, dhe që ishin rrezik serioz për regjimin e asaj kohe. Kaluam muaj të tërë së bashku me nënën e vëllain. Ndërsa motra e madhe ishte e martuar me një shtetas italian dhe ajo qëndroi në Tiranë. Në kamp, nëna më ushqente me qumështin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vetëm”.

Hysni-Dema-i-arratisur-politik-në-Greqi.1

Kështu shprehet në një intervistë ekskluzive për ne, Rudina Dema, e bija e kolonel Hysni Demës, ish-ushtarak i lartë i periudhës së Monarkisë së Zogut me gradën e kolonelit, i cili pasi shërbeu në funksionin e komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Shqiptare në vitet 1943-’44, me mbarimin e Luftës, u detyrua që të largohej nga Shqipëria, duke u vendosur fillimisht në Greqi, e më pas në Belgjikë, etj., ndërsa e gjithë familja e tij, u burgos dhe u internua, deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Për të gjitha këto, etj., na njeh me intervistën e saj, Rudina Dema, njëra nga vajzat e kolonelit të njohur, me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë.

Znj, Rudina, cila është historia e juaj dhe e familje

Unë jam e bija e Hysni Demës. Im atë ishte kolonel dhe komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për shkak se në vitet 1944-1945, u organizuan disa kryengritje të armatosura antikomuniste, sidomos në zonat veriore, dhe një prej tyre edhe në Dibër, vendi i origjinës së tim eti, babai u shënjestrua si organizator i tyre.

Në atë kohë, pra pas mbarimit të Luftës, ne jetonim në një shtëpi në Tiranë dhe një nate trokasin në derë një grup partizanësh, të cilët nxjerrin jashtë time më, shtatzënë me mua, të veshur me rrobat e gjumit, në mes të rrugës, së bashku me vëllain e vogël. Nga presioni emocional dhe goditjet që pësoi, disa ditë më pas, ajo më lind mua, në banjën e shtëpisë…!

Kur unë isha vetëm pesëmuajshe, na morën në shtëpi, na hipën në një makinë dhe na çuan fillimisht në kampin e Beratit. Nënës i thanë se; motivi i internimit, ishte pikërisht babai i arratisur, i cilësuar si tradhtar i atdheut. Në këtë kamp famëkeq, dërgonin familjet më të njohura të vendit, të cilat konsideroheshin se rrezik serioz për regjimin komunist të asaj kohe.

Kaluam muaj të tërë së bashku me nënën e vëllain. Ndërsa motra e madhe, ishte e martuar me një shtetas italian dhe ajo qëndroi në Tiranë. Në kamp, nëna më ushqente me qumështin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vetëm.

Sa kohë qëndruat në kampin e Beratit?

Kemi qëndruar rreth një vit në atë kamp. Nëna bënte punë nga më të vështirat dhe më të rëndomtat. Në anën tjetër, ajo duhet të më ushqente mua me gji dhe, ndërsa në mëngjes shkonte në punë, për mua kujdeseshin gratë e tjera të persekutuara, në atë kamp. Pas Beratit, episodi i internimeve do të vazhdonte në kampe të tjera, sigurisht me një kalvar të gjatë mundimesh e persekutimesh çnjerëzore.

Në cilin kamp përfunduat më pas?

Fillimisht na çuan në Kuçovë. Aty ime më thotë, që kujton dhimbjen më të madhe të punës së krahut. I detyruan të gjitha gratë, që të punonin me orare të zgjatura, për hapjen e fushës së Aviacionit të Kuçovës. Isha vetëm një vjeçe e pak, dhe nëna punonte me mish e shpirt, që të plotësonte normat e ditës dhe të stimulohej me ndonjë ushqim më tepër…! Pasi përfundoi ky projekt, na çuan në kampin e Porto-Palermos.

Ishte si një kullë në majë të një kodre të lartë e, që kufizohej nga male në të katërt anët. Në kala, rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë. Dritaret ishin shumë të vogla. Ambienti ishte gjithmonë në terr, lagështirë. Për të fjetur, si dyshek kishim rrasat e gurit, pinim ujë të kripur dhe me krimba, nga pusi që ishte në hyrje të kalasë.

Familjet më të njohura të vendit, të ish-funksionarëve të lartë që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar dhe më pas, ishin internuar në atë kamp, si: familja e Gjon Marka Gjonit, vjehrra e ish-deputetes e krye-parlamentares Jozefina Topalli, Maria dhe vajza e saj, Suzana Topalli, xhaxhai i Jozefinës, Nush Topalli, etj. Maria me të bijën, më kanë rritur dhe janë kujdesur ditë të tëra për mua.

Çfarë lloj përkujdesjeje ofronte familja Topalli, kundrejt jush?

Bëhet fjalë për vitet 1946-1950, isha afërisht pesë vjeçe. Duke qenë se isha ende një vajzë e vogël dhe nëna duhet të largohej për në punë që herët në mëngjes, kujdeseshin gratë e tjerë të persekutura për mua, siç ishte familja Topalli. Nëna shkonte në këmbë në mal dhe mblidhte dru, të cilat i mbante në kurriz. Ditë për ditë ishte thuajse kjo lloj pune, dhe të tjera punë krahu, që kryheshin nëpër fusha të hapura.

Mbaj mend që, kur vinte nëna nga puna, më sillte lëndë dushku, një lloj kokrre të ngjashme si gështenja, që ajo më pas i piqte dhe m’i jepte për të ngrënë mua, apo vëllait. Shpeshherë ato na sëmurnin, sepse ishin të destinuara për konsum nga kafshët (sidomos për derrat) dhe jo për ne.

Por në ato kushte mbijetese, duhet të gjendeshin forma nga më të ndryshmet, për të jetuar. Ndërsa Maria Topalli, me të bijën, kujdeseshin për mua, njësoj sikur të më kishin pjesëtaren e tyre të familjes. Më ushqenin, më vishnin e më ndërronin.

Si ndodhi më pas që të liruan?

Nëna më thoshte shpesh, duke më arsyetuar edhe situatën në të cilën gjendeshim, se për sa kohë që Hysniu, babai, nuk ishte bërë më i gjallë e nuk kishte organizuar kryengritje të tjera, nuk cilësohej më i rrezikshëm për regjimin komunist.

Me rritjen time në kamp, si fëmijë që isha, edhe mund të më lironin, sepse nuk përbëja rrezik. Ndërsa nënën, nuk e lejuan. Kur unë isha rreth gjashtë vjeçe e gjysmë, më liruan nga kampi i Porto-Palermos.

Mamaja më kishte ngjitur emrin tim, në një letër poshtë fustanit që kisha veshur. Dhe ashtu, më lëvizin prej andej dhe më sjellin në Tiranë, ku gjendej motra ime e madhe. Nënën dhe vëllain, rreth 14 vjeç asokohe, nuk i lejuan të lëviznin, ata vijuan të ishin të internuar në kamp.

Njerëzit që më shoqëronin, më lanë në Tiranë, dhe nuk kam për ta harruar asnjëherë, një dyqan të një zanatçiu krutan, që ishte ngjitur me shtëpinë tonë të vjetër, i cili më sheh duke qarë, dhe më afrohet për të më ndihmuar.

Unë i tregova letrën që nëna më kishte fshehur poshtë fustanit dhe nuk vonoi shumë, që punëtori të më çonte në derën e shtëpisë së vjetër, ku jetonte ime motër, me të shoqin. Pasi më përqafoi dhe të dyja u ngashëryem në të qara, menjëherë më mori përdore dhe më dërgoi tek një berber, i cili më qethi tullac. Më pas, më nxori në oborr të shtëpisë, më zhveshi lakuriq dhe më lau me ujë të ngrohtë.

Duke iu gëzuar realitetit dhe vijueshmërisë së ditëve, besova se ferrit i kishte ardhur fundi, por në fakt isha gabuar rëndë. Arratisja e vëllait tim, Sazanit, nga kampi i Porto-Palermos, do të më kushtonte shumë. Këtë herë do të rikthehesha bashkë me motrën, Majlindën.

Ju u rikthyet sërish në kamp internimi, pas thuajse dy vitesh. Këtë herë çfarë, kishte ndryshe?

Arratisja e Sazanit nga kampi i Porto-Palermos, kishte gjunjëzuar keqas edhe nënën, të cilën e kishin varur me kokë poshtë, në hyrje të kalasë. E kishin lënë për ditë të tëra jashtë, në të ftohtë, sepse i kërkonin të dëshmonte për arratisjen e të birit, ata dyshonin se mos ai, ishte arratisur për t’u bashkuar me babanë në male dhe për të vijuar lëvizjen e rezistencës antikomuniste.

Disa ditë më vonë, njerëz të Sigurimit të Shtetit vijnë në shtëpinë e motrës, atje ku më kishin lënë dhe më marrin sërish, për të më çuar në kamp, e për t’u bashkuar me nënën, të cilën në formë dënimi, e kishin zhvendosur nga kampi i Porto-Palermos, në Savër të Lushnjës. Unë isha e vogël, rreth shtatë vjeçe e gjysmë, por nuk kam për ta harruar kurrë, fytyrën e nënës, lotët dhe përqafimin e saj, pas ribashkimit tonë në ato kushte.

Duke qenë se e konsideroja veten disi më të rritur, fillova edhe unë punë në fushë. Mblidhja kallinj gruri, punoja për të plotësuar normën, nga mëngjesi në darkë. Ndërkohë që disa njerëz zemërgjerë më jepnin dorë, duke më ndihmuar.

Ditët kalonin, unë rritesha në kamp, dhe jeta jonë ishte po e njëjta mynxyrë. Gjatë kësaj kohe, kisha nisur edhe shkollën tetëvjeçare. Shkoja këmbëzbathur, për të ndjekur ato pak orë mësimi dhe kthehesha në fushë, për të mbledhur kallinjtë e grurit.

Lëvizjet dhe jeta juaj atje ishte e kontrolluar, por çfarë kujton ndonjë episod të veçantë që të ka mbetur në mendje?

Kaluan thuajse 20 vite në kampin e Lushnjës. Bashkë me nënën dhe motrën, jetonim atë përditshmërinë aty, me punë, dhe shpesh ndonjë përpjekje e cunguar, për shkollim. Rreth viteve 1970, njerëzit e Sigurimit aty brenda në kamp, ia kishin frikën ndonjë revolte të mundshme dhe acarimit të situatave.

Ndaj na spostuan nga Savra, në Belsh të Elbasanit. Na ri internuan, në një kamp tjetër, me kushte më të vështira dhe më të mbyllur, për nga ana e sigurisë. Për të pestën here, do të përjetoja një tjetër eksperiencë të hidhur, duke shkelur në kampin e radhës, që për fat do të rezultonte dhe i fundit.

A është e vërtetë që në Belsh, të internuan vetëm ty dhe motrën, ndërsa nëna juaj, Vasfia, mbeti në Savër?

Po, është e vërtetë dhe kjo është pjesa më e dhimbshme. Ne dy vajza të reja, që na marrin dhe na degdisin në një tjetër zonë të panjohur. Nëna nuk erdhi me ne dhe unë kurrë nuk e mësova arsyen, se pse ajo nuk u lejua që të bashkohej me ne. Vetëm një vit më vonë, mësuam se nëna ndërroi jetë në atë kamp, ndërsa ne bijat e saj, nuk patëm mundësi, as që t’i hidhnim një grusht dhe…!

Nisëm të punonim në një kooperativë bujqësore. Punoja me kazmë gjithë ditën dhe duart më kullonin gjak. Pas thuajse 30 vitesh të kaluara, duke lëvizur nga njëri kamp në tjetrin, në fillim të viteve ’80-të na lirojnë. Tashmë isha pa nënë, e cila më vdiq në kampin e Lushnjës, pa baba, të cilin nuk e kisha njohur kurrë, përveçse e kujtoj portretin e tij, të vagullt, pa vëlla, i cili ishte arratisur në moshën 14-vjeçare dhe, siç mësova më vonë, ai përmes Jugosllavisë, me pasaportë false, ishte arratisur për në Gjermani.

Aty ishte martuar me një shtetase gjermane, kishte studiuar në një akademi ushtarake, nga më të njohurat në Gjermani dhe, pasi ishte vlerësuar me grada ushtarake, ka marrë pjesë në luftën e Vietnamit. Motra, menjëherë pasi dolëm nga kampi, vazhdoi jetën e saj, duke u rimartuar sërish, ndërsa fëmijëria dhe rinia ime, u ngrysën në dyert e atyre kampeve famëkeqe.

Çfarë të ka mbetur sot për të kujtuar nga e kaluara jote?

Vetëm dhimbje dhe ditë të vështira. Fëmijëria ime, pa fëmijëri dhe rinia që më kaloi, në punë krahu të rëndomta. Mbeta pa prindër, pa vëlla, për të cilin ende sot, më djeg shpirti. Ai jeton prej shumë vitesh në Amerikë dhe, që prej shkëputjes sonë nga kampi, nuk kemi mundur të takohemi dot.

Pas daljes nga kampi i Elbasanit, erdha në Tiranë dhe përmes disa njohjeve familjare, fillova punë në Kombinatin e Tekstilve “Stalin”. Në moshën 38-vjeçare, u martova me shkuesi dhe nga kjo martesë, sot kam një vajzë. Memorie.al

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

20170406172547156786

Ekspertët thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.

Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Përfitimet që merrni duke ngrënë 4 bajame në ditë

Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.

Zemër e fortë

Antioksidantët,  flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.

Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.

Kolesterol i ulët

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm.

Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje e mprehtë

Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Kockat dhe dhëmbët

Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë.

Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Mbipesha

Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt.

Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore.

Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat në gjak

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve.

Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës./AgroWeb.org

 

Prej ditësh është përfolur shumë për një akord të Zhoze Murinjon me Beshiktashin, por një lajm surprizues ditën e sotme, ka bërë që e ardhja e trajnerit portugez, të marrë një devijim surprizues.  

MURINJOO

Në skenë ka dalë një rikthim i mundshëm për herë të tretë të Murinjos te Çelsi. Portugezi është pa punë pasi u shkarkua nga Roma në fillim të këtij viti. 

Pas shkarkimit të Poçetinos ditën e martë, drejtuesit e Çelsit janë në kërkim të një trajneri progresiv, teksa në baste kanë filluar të vendosen lekë për një rikthim të mundshëm të Murinjos. Portugezi është shndërruar në një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e bluve. Në listë gjithashtu janë edhe emrat e Mareskës, McKen si dhe Amorim, De Zerbi dhe Frank.  

Vlen të theksohet fakti se Murinjo ka drejtuar dy herë Çelsin në sezonet 2004-2007 dhe 2013-2015.  

PANORAMASPORT.AL

 

NGA NDUE DEDAJ ndue-dedaj1

Ka kombe që e kanë kaluar rilindjen e tyre, por ne shqiptarët jo. Se përndryshe postulatet atdhetare e poetike  të Rilindjes nuk do të ishin kaq aktuale. Mund të qëmtojmë vargje sa të duam nga letërsia e njëqind e ca viteve më parë, por po shkëpusim vetëm katër të tilla nga poezia “Gjuha shqipe” të Gjergj Fishtës:

“edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t’enden stina e moti,

do ta gzojn kta djalë mbas djali”.

Por, a po e gëzojnë shqiptarët Shqipërinë, djali mbas djali e kohë mbas kohe? Shqiptarët po “gëzojnë” vendet e tjera të rruzullit, por jo atdheun e tyre, pasi atë e kanë uzurpuar hajnat e shtetit, të papërgjegjshmit e gubernës, njerëzit e kotësisë dhe të krimit. Nuk flitet më për ideale e idealizëm, atdhedashuri, por për atdhezhvatje. Është e frikshme të thuash këtë, por realiteti ky është. Dosjet e SPAK dhe kolonat e gazetave mbushën përditë me bisedat kriminale të përgjimeve, për hakmarrje të shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Kryeministri na thotë se drejtësia është arritja më e madhe që nga viti 1912 e këndej. Sigurisht kjo është e vërtetë për në Europë e Amerikë, ku ligji nuk kursen as kryeministrat e presidentët, le pastaj McGonigal-ët, por ende jo në vendin tonë. Shqipëria po na rrëshqet nga duart dhe nga sytë. Prandaj do të donim që jo vetëm mësuesit dhe profesorët e letërsisë në shkolla e auditorë universitare, por edhe vetë kreu i shtetit, qeveritarët, drejtuesit e tjerë ta nisnin ditën duke shqiptuar fort këto vargje të Fishtës, poemat e De Radës, Naimit etj. dhe në radhë të parë, Himnin e Flamurit. Me të drejtë një poete kishte përzgjedhur katër vargje të rilindasit Prend Doçi për të fshikulluar marrëzinë e fundit në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku u “çiftëzuan” në martesë dy gra fatkeqe:

“Erz ma s’kemi, na marruen

Varza e gra kan shkue n’robni

Të tan vllazënt na i faruen,

Kush mbet nesh, mbet faqezi…”

2-Bash për këtë bjerrje të përgjithshme të vlerave kombëtare e morale na duhet një rilindje e dytë. Për të ruajtur identitetin shqiptar, siç kishte qenë dhe qëllimi i Rilindjes Kombëtare të 900-ës. Atëherë identiteti kërcënohej nga sundimi i gjatë otoman, copëtimi i kufijve ndër fqinjë etj., kurse sot nga të tjerë faktorë. Shqiptarët, në vend që të përbashkohen në kohë moderne, po i braktisin përditë e më shumë trojet e tyre amtare, çka e bën të domosdoshme një “Bibël” të tyre përreth mëmëdheut. Nëse udhëheqësit e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, në demokraci herë-herë kanë pasur qasje “sulltanore” ndaj të qeverisurve të vet, si dhe servilizëm apo karshillëk ndaj ndërkombëtarëve, sa i përket gjeopolitikës rajonale, ka pasur ngjarje që mund të quhen të jashtëzakonshme, ku në tri vitet e fundit kemi dy kryeministra shqiptarë, Dritan Abazoviç në Mal të Zi dhe Telat Xhaferi në Maqedoninë e Veriut, ky i fundit më parë kryetar i Kuvendit.

Kemi deputetë shqiptarë të Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Pesë vite më parë shqiptarja Arba Kokalari (Suedi) u bë deputete e Parlamentit Europian. Kjo është një meritë që duhet t’ia njohim politikës. Ashtu siç është pazotësia e saj që zëri shqiptar, teksa rritet në Europë, po meket (mpaket) në trojet e veta. Është një kontradiktë, që mund ta zgjidhë vetëm një rilindje e dytë kombëtare, pas njëqind e pesëdhjetë vjetësh nga fillimet e së parës. E nëse Rilindja e parë i kishte vatrat jo pak jashtë vendit, kjo e dytë lipset t’i ketë pikë së pari brenda trojeve.

Arbëreshët, edhe pse përherë e më të paktë, vijnë përherë e më shumë këndej Adriatikut. Ka filluar të vijë dhe diaspora në ditë festive kombëtare, shkojnë dhe qeveritarët për t’i takuar emigrantët. Atje vihen buste të Skënderbeut dhe hapen shkolla shqipe, bëhen mbrëmje për 28 Nëntor dhe i këndohet atdheut me dashuri, pa kurrfarë pompoziteti, grimasash dhe “aktrimi” patriotik, siç ndodh shpesh këndej për të fituar zemrat e vorfnuara të votuesve. Rilindja, për të cilën po flasim, do ta bënte këtë klasë politike të rrjedhur e të tredhur t’ia linte vendin një elite të re. Teksa Kosova, edhe prej rrethanave të krijuara, qarkullimin e elitave politike e ka realizuar.

Gjithë çfarë (s’)është bërë në këto tridhjetë vjet nuk kanë mjaftuar që shqiptarët të jenë një zë në Europë, edhe pa qenë një shtet. Vetëm me këtë shpjegohet fakti që Shqipërisë i ofrohet, por nuk i jepet anëtarësimi në BE, sikur në këtë forum nuk do të hyjnë shqiptarët, por qeveritarët e korruptuar. Po ashtu, kurrfarë drejtësie nuk ka nga ana e politikës dhe diplomacisë europiane, që Kosovës i ofrohet në prill, por nuk i jepet në maj, anëtarësimi në Këshillin e Europës. Po ashtu, si mundet që një vend i BE si Greqia bën politikë provinciale, duke kandiduar për në Parlamentin Europian një të dënuar për manipulim zgjedhjesh të një vendi tjetër!? Kjo do të thotë se të ashtuquajturat murana të Ballkanit nuk bien dhe aty ku besohet se demokracia është e konsoliduar. Por, edhe disa zhvillime përtej gadishullit, shpesh nuk janë të duhurat për shqiptarët. Vite më parë Shqipërisë i kërkohej të bëhej vendi i shkatërrimit të armëve kimike, tani që të bëhet strehë për refugjatët afrikanë të Italisë, duke vënë në dispozicion Shëngjinin dhe Gjadrin.

Sigurisht që të gjitha këto duan përgjigje politike nga ana e shqiptarëve, por të atilla që të ishin në frymën e një rilindjeje moderne dhe jo të “rilindjes” qeverisëse, që mendon se mjeti më i mirë për të ndenjur pushtet është oratoria kryeministrore para emigrantëve në një stadium të Greqisë. Çfarë kuptimi ku turi i Kryeministrit në Athinë, Milano, Londër, Dyseldorf për t’u takuar me emigrantët shqiptarë kur atyre nuk mundësohet votimi në atdhe? Nga ana tjetër është hipokrizi të shtiresh i dashur me njerëzit e thjeshtë me flamuj në duar dhe të mos ngrihesh në këmbë për t’i dhënë dorën homologut tënd të të Kosovës, por të sillesh me të si “shefi” i tij!? Të mbahesh me të madh, edhe pse nuk të ecën puna, kjo është prirje e sundimtarëve. Vetëmburremi me arritje të qena e të paqena, kurse ata jashtë na thonë se nuk i keni punët mirë. Vërejtje nga BE në tërësi për mosbërjen e “detyrave të shtëpisë”, plotësimin e rekomandimeve, kryerjen e reformave, keqpërdorimin e grandeve për bujqësinë, vlerësimet negative të Piza-s për arsimin, kritikat e “Reporterëve pa Kufi” për lirinë e medias etj.. Pas këtyre, a kanë kuptim batutat ‘ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka’!? Po, po, gjithmonë ka më të mirë se shpërdoruesit e pushtetit.

3-Nuk janë vetëm problematikat e rëndësishme në rrafshin gjeopolitik e gjeostrategjik, por dhe përditshmëritë e “vogla”, të “padukshme”, tronditëse kur i analizon. Po ndalemi në një dukuri, sa të vjetër, aq dhe të re. Martesat mes njerëzve të kombësive të ndryshme, në vend që të jenë dashuri, lumturi, diversitet kulturor e gjuhësor, shpesh kanë qenë e kundërta, bjerrje e vlerave të shqiptarisë. Bisedonim kohë më parë me një grua në një kryeqytet të rajonit. Ajo ishte nga një fshat i Shqipërisë së Mesme, martuar në një burrë të një kombësie tjetër në një shtet fqinj. Me mblesëri të kohëve moderne. Kishin bërë si kishin bërë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin, por nuk do të merreshin vesh që fëmijët të mësonin dhe gjuhën e nënës. Asnjëri nga katër fëmijët, tri vajza dhe një djalë. I shoqi nuk kishte dashur, me argumentin se fëmijët do të ngatërroheshin e nuk do të mësonin dot gjuhën e etnisë të cilës i përkisnin nga i ati. Dhe ky është vetëm një brez, i njëzet e pesë vjetëve të fundit. Të jetë ky globalizmi? Apo kjo është më së pari një dukuri ballkanike e asimilimit shqiptar, përfshi dhe familjen. Doemos që nuk do të ndalohen martesat e kombësive të ndryshme, por e drejta e gjuhës duhet të njihet me ligj. Dihet dhuna ndaj gruas në Ballkan në forma të ndryshme, fizike, psikologjike etj., por dhuna ndaj gjuhës është e paimagjinueshme. “Fëmija yt si grua nuk do të flasë shqip, për shkak se është fëmija im, që jam burrë serb, malazez, boshnjak, maqedonas, grek etj.”. Na rroftë që i tubojmë bashkëkombësit rreth përmendoreve të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë, Dibër të Madhe, Shkup e Ulqin, kur fëmijët e etnisë sonë nuk dinë gjuhën e tyre!…

Rilindja e parë në të vërtetë u pasua nga një e dytë, paçka se nuk pati ndonjë emërtim të tillë, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosovë dhe troje të tjera shqiptare jashtë kufijve të 1913-ës u hapën shkollat shqipe dhe u vendos administrata e shtetit shqiptar, ndonëse nën pushtim, që u udhëhoq nga rilindas si Mustafa Kruja e Ernest Koliqi, çka individualisht ishte bërë dhe më parë nga rilindas si Shtjefën Gjeçovi etj.. Por, ky projekt kombëtar perëndimor mbeti pa u përfunduar, për shkak të krijimit të federatës komuniste jugosllave të pas Luftës së Dytë Botërore. Autonomia e Kosovës së vitit 1968 është një përpjekje, sërish nën pushtim, për të botuar libra shqip, hapur universitet shqiptar, shkëmbime kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës etj..

Por, gjithsesi, rilindja shqiptare në këtë periudhë historike nuk ndodhi, pasi shqiptarët nuk kishin shtetin e tyre, siç e kanë sot në Kosovë, apo ku janë në pushtet në vendet e tjera dhe gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare. Shqiptarët në Kosovë, Shkup apo Tetovë, në këto tridhjetë vjet krijuan liderët e vet shpirtërorë dhe politikë, si Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti, Anton Çeta, Dritan Abazoviç, Arbër Xhaferi etj. dhe kjo nuk është pak. Rilindjen e sjellin njerëzit me shpirt rilindës, ringjallës. Shqiptarët e kanë vetëdijen kombëtare, por tash është koha për ta ridëshmuar edhe njëherë, me qëllim që vonesa e integrimit europian, shpopullimi masiv i trojeve shqiptare, apo dhe globalizmi “përmbytës” i vlerave lokale të mos na shndërrohet në një krizë ekzistenciale! Pa lënë mënjanë asnjë çast strategjinë shkombëtarizuese serbe ndaj shqiptarëve në Mitrovicën veriore etj.

Shqiptarët kanë elitën e vet filozofike, letrare, shkencore, kulturore, politike, por nuk dimë sa ajo është dhe akademike, në kuptimin sa mendimi shqiptar zë vend në agjendat e akademive të shkencave etj.. Shoqëritë, atdhetarë kulturorë të Rilindjes Kombëtare u quajtën akademi, pasi u përpoqën të luanin një rol ndriçues ndër shqiptarë. Roli “ndriçues” është dhe sot dhe fanarët janë, por ai i shohim ata. Përballë krekosjes së qeveritarëve janë artistët e mëdhenj, ta pabujshëm të kombit. Vetëm pak ditë më parë sopranoja e shquar Ermonela Jaho u vlerësua nga Mbreti i Anglisë dhe fotoja e saj “mbretërore” ishte kopërtina më e mirë shqiptare e kësaj stine.

* * *

Rilindja Kombëtare u frymëzua nga vlerat europiane të lirisë, pavarësisë, humanizmit, diturisë, emancipimit social-kulturor dhe u mor kthesa historike për kah Perëndimit. Shinat europiane janë sërish orientimi i shqiptarëve, por trenin tonë për atje e pengojnë “gurët në rrota”, që janë krimi, korrupsioni, antishteti i vetë shtetarëve e qytetarëve. Shqiptarët nuk besojnë më tek partitë, ndaj një Rilindje e Dytë do të ishte mbase i vetmi shpëtim.

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.2 lekë dhe do shitet me 93 lekë.

kembim

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 100.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 100.4 lekë dhe do shitet me 101.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 117.8 lekë.

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

mitsotakis

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet”, ka deklaruar kryeministri grek. “Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, ​​rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë”.

Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, duke shtuar se megjithatë, “kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëzë gjatë gjithë kohës”.

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?” shtoi Mitsotakis.

Marrëdhënia e yllit të Hollywood, Brad Pitt me fëmijët e tij sa vjen e  përkeqësohet. Pas Zahara dhe Shiloh, që përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre Angelina Jolie, edhe vajza 15-vjeçare Vivienne hoqi dorë nga “Pitt”.

brad pitt

Revista “OK Magazine”, raporton se vajza adoleshente e ish-çiftit është identifikuar si Vivienne Jolie në kastin e The Outsiders, ku punonte së bashku nënën e saj si asistente.

Disa muaj më parë, motra e saj, u prezantua si Zahara Marley Jolie. Gjithashtu, Shiloh tani përdor vetëm mbiemrin e nënës së saj në rrjetet sociale.

“Ata nuk duan të kenë të bëjnë fare më me Brad-in”, tha një burim. Ish-truproja e familjes, Tony Webb, la të kuptohet se aktorja 48-vjeçare mund të jenë përgjegjëse.

Kjo pasi në dokumentet e reja ligjore që lidhen me betejën e saj me Pitt për kantinë Miraval, Webb pretendoi se një nga punonjësit e tij e dëgjoi Jolie “duke i inkurajuar fëmijët që të shmangin kalimin e kohës me Pitt gjatë vizitave që ajo bëri me ta kur ajo po kërkonte kujdestarinë e pjesshme .”

Aktori hoqi dorë nga kërkesa për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kishte me ish-gruan e tij.

Tre nga fëmijët e tij, të cilët tani janë të rritur (22-vjeçari Maddox, 20-vjeçari Pax dhe Zahara 19-vjeçari), nuk kanë marrëdhënie të mira me babanë e tyre dhe, si të rritur, nuk mbulohen nga një marrëveshje kujdestarie.

Herët paradite doli njoftimi zyrtar i “Oaktree” ku sinjalizuan se klubi zikaltër është në duart e tyre, ndërsa pasdite ndodhi takimi i parë me drejtuesit e klubit për të treguar vazhdimësinë.

lautaro

Nga një anë Bepe Marota dhe Alesandro Antonelo që përfaqësonin “gardën e vjetër” të një skuadre që sapo ka festuar titullin kampion dhe në anën tjetër disa prej menaxherëve më të rëndësishëm të fondit amerikan, avokatja britanike Katerin Ralf dhe spanjolli Alehandro Kano. Këta të fundit nuk duan të humbasin kohë dhe që nga komunikata u kuptua që kanë ide të qarta për të ardhmen: Të rrisin sa më shumë Interin.

PLANET- Por si ndodh kjo? Duke rritur të ardhurat komerciale dhe duke u konfirmuar fitues në fushën e lojës për të garantuar stabilitet financiar. Është një arsyetim që e bëjnë ata që kanë plane afatgjata dhe duket se “Oaktree” s’ka asnjë qëllim për ta shitur Interin shpejt.

Në optikën e argumenteve ka fituar terren edhe çështja e stadiumit dhe ndërtimi i një impianti që të jetë i gjithi në pronësi të klubit. Kjo që do të sillte rritje të vlerës dhe një aset të rëndësishëm në pritje të blerësve të rinj. Interi për momentin ka bllokuar zonën e “Rozanos” për të ndërtuar stadiumin deri në 31 janarin e vitit 2025.

Është një zonë që ndodhet mes 2 komunave të Milanos. Në vitin 2023 blerje e atyre tokave kushtonte 850 mijë euro dhe tani janë në pronësinë e Interit. Me marrjen e dritës jeshile për ndërtimin e stadiumit në Rozano dhe në pritje të lajmeve për San Siron, Antonelo ka për detyrë që të nisë punën për të ngritur projektin.

RINOVIMET- Nëse Interi i ri lind nën shenjën e vazhdimësinë ashtu si ai i vjetri, atëherë pronarët e rinj duhet të vazhdojnë linjën e rinovimeve të disa personazheve të rëndësishëm të skuadrës: Lautaro Martinez, Nikolo Barela dhe Simone Inzagi. Nëse për mesfushorin dhe trajnerin rruga është një dishezë, për firmën e kapitenit duhet ende pak punë.

Pavarësisht deklaratave të fundit se palët do të arrijnë marrëveshjen shumë shpejt, argjentinasi ka kërkuar rrogë 12 milionë euro. Diçka që i ka befasuar drejtuesit e Interit, që bisedat deri tani i kishin bërë për 10 milionë. Një lëvizje që mund të bjerë ndesh me politikat që ka klubi për vetëfinancim. Sigurisht që këto ditë do të jenë të ngjeshura dhe me shumë lëvizje në kampin e kampionëve të Italisë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

“Sfida jonë më e ngutshme është ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, deklaroi Ursula von der Leyen në ditën kur u zgjodh presidente e Komisionit Europian, në korrik 2019.

Emetimet-e-karbonit-ndotje-atmosferike-1-1132

Pesë vite më vonë, kjo duhet të jetë ende sfida më e ngutshme. Në vitin 2023, temperaturat e sipërfaqes së globit, ishin 1.48°C më të larta se nivelet para-industriale dhe viti 2024 pritet të jetë edhe më i nxehtë.

Por lufta e Rusisë në Ukrainë dhe mundësia e një mandati tjetër presidencial të Donald Trump, janë shqetësime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje këto ditë.

Lajmi i mirë është se politikat ekologjike të kontinentit po japin efekt. Emetimet ranë me 15.5% në vitin 2023, kryesisht falë pakësimit të karbonit që rrjedh nga prodhimi i energjisë elektrike dhe industritë.

Shtetet e BE-së shtuan turbina të erës me një kapacitet prej 17 gigavat (GW) dhe panele të reja diellore me kapacitet 56 GW. (Për krahasim, kapaciteti i energjisë bërthamore në BE është afërsisht 100 GW, megjithëse mund të funksionojë 24 orë në ditë.) Zyrtarët mendojnë se viti 2024 do të jetë një vit tjetër rekord për burimet e ripërtëritshme.

Sipas parashikimeve të komisionit, politikat e tanishme pritet të ulin emetimet e përgjithshme të bllokut europian me 88% deri në vitin 2040, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Pas objektivit për uljen e emetimeve me 55% deri në vitin 2039, BE-ja duhet të jetë në gjendje të pajtohet për një objektiv prej 90% për vitin 2040. Synimi kryesor për arritjen e emetimeve zero deri në vitin 2050, ka mbetur i pandryshuar.

 

Gjithcka-varet-nga-cmimi-i-karbonit-1132

Tre faktorë shpjegojnë synimin e ri dhe uljen e emetimeve. I pari ka të bëjë me arritjen më të madhe të Europës në fushën klimatike: çmimi i karbonit.

Deri në vitin 2023, sektorët e mbuluar nga sistemi i tregtimit të emetimeve të BE-së, si industria dhe prodhimi i energjisë elektrike, i kishin ulur emetimet me 47% krahasuar me vitin 2005 kur u nis skema (shih grafikun 1).

Më e rëndësishmja, kjo skemë u ashpërsua në vitin 2023. Sektorët e mbuluar prej saj ende duhet të ulin shumë emetimet deri në vitin 2030, çka do të thotë se që nga ky vit e tutje, numri i lejeve të emetimeve të lëshuara do të bjerë me 4.3% çdo vit, krahasuar me 2.2% në vitet e mëparshme.

Pas vitit 2040, nuk do të jepen më fare leje të reja. Çmimi i një lejeje për të emetuar një ton dioksid karboni është rreth 70 euro (75 dollarë) për ton, krahasuar me rreth 20 euro për ton para pandemisë (shih grafikun 2). Tani tregjet i tregtojnë lejet për fillimin e viteve 2030, me mbi 80 euro për ton.Efekti-ndotes-1132

Vitin e kaluar, BE-ja krijoi një sistem të dytë të tregtimit të emetimeve (ETS2), për të përfshirë disa sektorë të përjashtuar më parë, si transporti rrugor dhe ngrohja e brendshme, deri në vitin 2027.

Nga frika e një kundërpërgjigjeje politike, ky sistem ka një klauzolë për të mbajtur të pandryshuar çmimin e karbonit, nëse ky i fundit rritet mbi 45 euro për ton, në tre vitet e para.

Megjithatë, synimi është që deri në vitin 2030, të pakësohen me 42% emetimet e këtyre sektorëve, krahasuar me vitin 2005, dhe të mos lëshohen leje të reja pas vitit 2044.

Këto masa për çmimet e karbonit duhet të jenë të mjaftueshme për të mundësuar uljen prej 90% të emetimeve të parashikuara për vitin 2040, me kusht që politikanët të kenë guximin të shmangin ndërhyrjet, nëse çmimet më të larta të karbonit do të bëhen shumë të dhimbshme për konsumatorët dhe industrinë.

Faktori i dytë që mund të ndihmojë, është lufta e Rusisë në Ukrainë. Kur çmimet e gazit u rritën në vitin 2022, firmat u detyruan të ulnin përdorimin e energjisë ose të mbyllnin linjat e prodhimit. Kjo gjë uli emetimet nga industritë e mbuluara nga sistemi ET me 5% në vitin 2022 dhe me 7% shtesë në vitin 2023.

Edhe pse çmimet e gazit tani kanë rënë, disavantazhi i Europës në kostot e karburanteve fosile, krahasuar me Amerikën, do të vazhdojë t’i detyrojë firmat që të përshtaten, megjithëse kufiri tatimor i karbonit i BE-së (CBAM), do të zbatohet plotësisht duke filluar nga viti 2026.

Kjo gjë do të mbrojë disi industrinë e BE-së, nëpërmjet taksimit të importeve duke u mbështetur në përmbajtjen e tyre të karbonit.

Energjia e ripërtëritshme dhe zgjerimet e rrjetit janë bërë gjithashtu synime më të pëlqyera politike, pasi energjia e gjelbër mundëson që Europa të varet më pak nga shtetet autokrate që furnizojnë lëndë djegëse fosile.

Faktori i tretë janë furnizimet me kosto të ulët nga Kina, që do të lehtësojnë tranzicionin e energjisë. Në Spanjë, vendi më me diell në Europë, energjia elektrike është pothuajse falas gjatë ditës.

Ndërsa rritet përdorimi i burimeve të ripërtëritshme, prodhimi i energjisë do të bëhet pa emetime shumë më shpejt sesa mendohej më parë. Në të njëjtën kohë, po hyjnë në treg automjetet elektrike të lira kineze, duke ulur kostot për shoferët e rinj.

Por nëse gjërat po shkojnë kaq mirë, atëherë pse Europa po vazhdon të paraqesë një sërë politikash të reja klimatike? Një arsye është thjesht dëshira për të pasur rezerva.

Kjo nuk është një arsye e mirë. Marrim shembullin e makinave. Energjia diellore e lirë do ta bëjë drejtimin e automjeteve elektrike një mundësi shumë më të leverdishme nga ana ekonomike për një pjesë të madhe të shoferëve.

Por, me sa duket, duke mos pasur besim në qëndrueshmërinë e çmimit të karbonit, lulëzimin e energjisë diellore apo përparimin teknologjik, BE-ja ka shtuar norma emetimesh për automjetet që do të ulin në zero emetimet deri në vitin 2035 dhe po mendon të bëjë diçka të ngjashme për kamionët.

Këto rregulla nuk janë thjesht të panevojshme. Ato u hapin rrugën përpjekjeve dredharake, si mashtrimet me provat e emetimeve. Një studim zbuloi se 65% e fitimeve të hamendësuara ekonomike që do të vinin nga hyrja e standardeve të reja, rezultuan të rreme.

Një arsye më e mirë për paraqitjen e politikave të reja ekologjike, është nxitja e rrjetit. Më 13 prill, hyri në fuqi një rregullore për të siguruar që Europa të ketë një rrjet stacionesh me karikim të shpejtë. Rregullore të tilla mund të ndihmojnë tregun të funksionojë më mirë dhe të plotësojnë masat për çmimin e karbonit.

Arsyeja e fundit për rregullat e reja të BE-së është përmirësimi i integrimit të tregut. Mënyra më e mirë për të dekarbonizuar është duke elektrizuar sa më shumë të jetë e mundur.

Por pjesa që zë energjia elektrike në konsumin total të energjisë në Europë është rritur ngadalë në dekadën e fundit, duke arritur në rreth 21%, ndërsa në Kinë ka arritur në 27%.

Një sistem efikas i energjisë së ripërtëritshme kërkon një integrim të thellë europian. Energjia bërthamore franceze, energjia e erës daneze, energjia diellore spanjolle dhe hidrocentralet norvegjeze, funksionojnë më mirë nëse të gjitha ushqehen në një sistem të përbashkët europian.

Përndryshe, çmimet spanjolle të energjisë elektrike do të jenë pothuajse zero për pjesën më të madhe të ditës, po ashtu edhe çmimet daneze të energjisë kur fryn shumë erë, ndërsa Franca do të ketë energji bërthamore të tepërt gjatë natës.

Një treg europian i ndërlidhur i energjisë elektrike mund të ulë nevojat për investime për ruajtje dhe kapacitet rezervë me 20-30%, sipas studimeve të fundit të përmbledhura nga grupi Bruegel, me seli në Bruksel.

Një integrim i tillë kërkon politika të përbashkëta. Reforma e tregut të energjisë elektrike në BE, miratuar më 11 prill nga Parlamenti Europian është një përpjekje për të harmonizuar rregullat e lojës.

Por vendet janë ende të lira të vendosin politikat që dëshirojnë në lidhje me këtë çështje, Nëse këto të fundit nuk janë të koordinuara, do ta bëjnë sistemin më pak efikas.

Një problem tjetër është kostoja. Një sistem i energjisë së ripërtëritshme kërkon investime të mëdha në gjithë rrjetin: transport me tension të lartë në distanca të gjata, linja të forta rajonale të shpërndarjes dhe shpërndarje të zgjuar lokale. Nga frika e qëndresës lokale, kabllot janë instaluar nëntokë, duke rritur shpenzimet. T

ani që shumë shtete të Europës duhet të zvogëlojnë deficitet buxhetore, investimet në rrjete mund të ngecin.

Ky do të ishte një gabim. Me një sistem efektiv të çmimit të karbonit, një treg i integruar i energjisë elektrike, ka një shans të mirë për të përmbushur edhe synimet e reja ambicioze. Kjo do të ishte vërtet e shëndetshme për planetin./Monitor

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gruas së tij, Kostandina.

999AEFFF-B63E-4436-AB6C-BEC09230C7F0

Bashkëshortja e artistit shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe s’ka mundur ta fitonte dot betejën.

Ajo është ndarë nga jeta ditën e djeshme dhe lajmi i trishtë u dha nga aktori në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se gjysma e tij më e mirë iku drejt Parajsës.

CCA0AEB1-8913-4946-9F84-371A0FF27216
Postimi i plotë:

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’

746CBBEB-5CB8-479C-B5DB-770F7050A1BF

agron llakaj konstandina.JP

Toni Kros tashmë e ka marrë vendimin e tij përfundimtar. Ndeshja kundër Dortmundit në finalen e Ligës së Kampioneve do të jetë e fundit për të me fanellën e Realit. Më pas “Euro 2024’ me Gjermaninë para se të varë këpucët në gozhdë.

ToniKrossExit

Gjermani po largohet si mesfushori më i suksesshëm në ligat kryesore (94.6% saktësi në pasime). Dhe kjo, që është vetëm një “meze”, që shërben si shembull i rezultateve të radiografisë që gazeta “AS”, në bashkëpunim me “Opta”, i kanë bërë një futbollisti legjendar. Unik, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më të mirët, në çdo modalitet, janë ata që e bëjnë atë që është e jashtëzakonshme të duket e lehtë. Dhe Toni, në heshtjen e tij thjesht gjermane, ka bërtitur futboll. “Ai është gjëja më e afërt me Federerin në këtë sport”, tha Rikelme. Elegant por mbi të gjitha preciz.

SHIFRAT – Ai debutoi me fanellën e bardhë më 25 gusht 2014 (Ançeloti ishte trajner). Që atëherë, ai është lojtari i Realit të Madridit me më shumë ndeshje (463), më shumë asiste (92), pasime të përfunduara (31,769) dhe shanse të krijuara (967) në të gjitha kompeticionet. Shkon më tej: absolutisht askush nuk ka kryer më shumë pasime se ai në La Liga (20,672) dhe vetëm Mesi (98) dhe Luis Suarez (74) kanë arritur të japin më shumë asistime (70, si Benzema).

Duke vendosur shiritin për lojtarët që kanë bërë të paktën 700 pasime në të tretën e fundit, Toni është ai që firmos më së shumti (88.2%; të paktën në “epokën” “Opta”: që nga sezoni 2005-2006).

SAKTËSI – Kros donte të largohej si kampion dhe kështu ka bërë. Këtë e dëshmon edhe fakti se dje, një ditë pas njoftimit të largimit, ai është mesfushori me përqindjen më të lartë të saktësisë në pasime (94.6%). Gjithsej ai ka dhënë 33,911 pasime me Realin e Madridit, duke treguar një përqindje saktësie prej 93.8%. Ai është vetëm 89 pasime nga shifra 34,000 me Madridin.

Diçka e jashtëzakonshme, po të merret parasysh vështirësia e mbajtjes së kësaj shifre pas 463 ndeshjesh. Ai mund të largohet me një numër të rrumbullakosur: është një fitore larg nga numri 300 me të bardhët (299).

REDIOGRAFIA E FUTBOLLIT

EUROPA – Duke parë Ligën e Kampionëve, Kros është lojtari që ka dhënë më shumë pasime (8,149) dhe ka realizuar me sukses më shumë pasime (7,662) që nga ardhja e tij në Madrid (94.02%).

Dhe që nga viti 2014, ai është ai që ka krijuar më shumë shanse për Madridin (967) dhe ka përqindjen më të lartë të pasimeve të mira në të gjitha garat (93.7%, duke vendosur shifrën prej të paktën gjashtë ndeshjesh të luajtura). Kur bëhet fjalë për pasimet nën presion, ai është mesfushori me përqindjen më të lartë: 94.6%.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë të mbështesin Ukrainën, tha të premten kryeministri Viktor Orban, duke sugjeruar se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po shkojnë drejt një konflikti më të drejtpërdrejtë me Rusinë.

orban

Zoti Orban i tha radios shtetërore se Hungaria është kundër një plani që po shqyrtohet nga NATO për t’i ofruar mbështetje më të qëndrueshme ushtarake Ukrainës në vitet në vazhdim, për t’iu kundërvënë sulmit frontal nga Moska, ndërsa forcat më të mirëpajisura ruse po përpiqen të dominojnë në fushëbetejë.

“Nuk e miratojmë këtë dhe as nuk duam të jemi pjesë e mbështetjes financiare apo me armatime (për Ukrainën), qoftë edhe në kuadrin e NATO-s”, tha zoti Orban, duke shtuar se Hungaria është pozicionuar si “jopjesëmarrëse” në operacionet e ardhshme të NATO-s për të ndihmuar Kievin.

“Duhet të ripërkufizojmë pozicionin tonë brenda aleancës dhe juristët dhe oficerët tanë po punojnë për këtë… se si Hungaria mund të ekzistojë si anëtare e NATO-s, por duke mos marrë pjesë në veprimtarinë e NATO-s jashtë territorit të saj”, tha ai.

Kryeministri Orban, i konsideruar partneri më i afërt në BE i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi rolin e NATO-s si një organizatë mbrojtëse dhe tha se nuk ndan të njëjtat shqetësime si ato të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore se ushtria ruse nuk do ta ndalte agresionin e saj edhe nëse do ta fitonte luftën në Ukrainë.

“Fuqia e NATO-s nuk mund të krahasohet me atë të Ukrainës”, tha ai. “Nuk e konsideroj propozim logjik që Rusia, e cila mezi po merret me Ukrainën, do të vijë krejt papritur dhe do të gllabërojë të gjithë botën perëndimore”.

Hungaria ka refuzuar ta ndihmojë Ukrainën me ndihma ushtarake në dallim nga shumica e vendeve të tjera të BE-së dhe zoti Orban ka kundërshtuar me forcë sanksionet e unionit ndaj Moskës, megjithëse në përfundim ka votuar gjithnjë pro miratimit të tyre.

Udhëheqësi nacionalist po përgatitet për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen në 6-9 qershor dhe e paraqet partinë e tij si garantuese të paqes në rajon. Ai i ka karakterizuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së që kërkojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën si vende “pro luftës” që po përgatisin një konflikt global./VOA

Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni:

gazeta1Titujt kryesorë:

Edi Rama shpërndan 437 tituj pronësie në Himarë, premtimi se askush nuk mund t’ua marrë tokat. Mesazhi për Greqinë

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, në fabrikën e birrës “Vergina” në Greqi, takimi

Raporti/ Zogaj: Qeveria është pajtuar me korrupsionin, duan tërheqjen e SPAK-ut

Të përndjekurit / Përfituesit e këstit të katërt, çfarë ndodh me dosjet jashtë afati

Personazh

Projektet që presin banorët e ‘Big Brother’, ja ku do t’i shohim në sezonin e ri televiziv

Marina rikthehet te sporti, Valbona Selimllari i zë vendin Hygerta Sakos

Konflikti i Jul Dedes Me Luizin, si nisi sherri mes dy artisteve.

Pasuria dhe jeta ne Angli, rrëfehet Françeska Murati

OPINION

Kongresi famëkeq dhe kremtimi si shkelje e Kushtetutës/ NGA BESIM NDREGJONI

Interneti, të rinjtë dhe “diktatura dixhitale”/ NGA GËZIM TUSHI

A është koha e një rilindjeje të dytë kombëtare?/ NGA NDUE DEDAJ

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” do të lexoni:

gazetaTitujt kryesorë:

FINALE HISTORIKE, Partizani-Egnatia për titull dhe miliona

TË DIELEN, 19:00 Shehi kundër Tetovës në ndeshjen më të shtrenjtë: Pa presion drejt fitores

Skënderbeu në podium, Vllaznia e mbyll e katërta

Halili do një trajner shqiptar, ja 3 kandidatët

Fonseka trajner i Milanit, tifozët dalin kundër klubit

Juventusi i ri, pas Tiago Motës merr edhe portier

Laporta nuk fal, largon nga spitali… Ksavin

Siti kërkon sot historinë me Junajtid në derbi

SPECIALE

Pano “Golden Goal” dhe arbitri anglez, kur kampionati bëhej dramë/ Nga UVIL ZAJMi

OPINION

Kohë për reflektime në volejboll/ Nga ARTAN POGONI

Në faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” do të lexoni:

gazeta2Titujt kryesorë:

“Alfred Balla thërret mbledhje paralele”, BIRN: Kreu i KLP sfidon Kolegjin për përfundimin e mandatit

Partia e Lirisë mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar, Meta: Momenti për t’u shkundur

Presidenti i “Hysenbelliu Group” në Greqi, diskutohet partneriteti në prodhimin e birrës

Goditet grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë, përfundojnë në pranga 4 persona

Vodhën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi 9 masat, 4 prej tyre arrest në burg

Sinicarët duan të ngrenë aty muzeun, por burokracia i pengonIsh-të përndjekurit, lista e re me emrat e 15000 përfituesve

Opinioni i Ditës

‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!/ Nga KIM MEHMETI

Duhet dialog me arbëreshët e rinj/ Nga MARCO MUHARREM SALIHU

800-0-horoskopi

Dashi

Universi lë të kuptohet për përparim në një projekt të planifikuar prej kohësh, i cili është gati të marrë formën e tij përfundimtare. Kënaqësi befasuese i presin të lindurit e kësaj shenje të zodiakut. Kini parasysh se besnikëria e partnerit tuaj mund të ndahet midis të afërmve të tij dhe familjes suaj.

Demi

Sot, mund të ndjeni që shpirti juaj rinor të gjallërohet. Megjithatë, kini kujdes, pasi mund ta gjeni veten duke u përfshirë në një debat me dikë afër jush. Anëtarët e familjes suaj do të kërkojnë shumë nga koha dhe vëmendja juaj dhe marrëdhënia juaj romantike mund të jetë në ditë të vështira.

Binjakët

Një mosmarrëveshje financiare me partnerin është në horizont. Përpiquni të mos përfshiheni shumë në kënaqësitë materiale të jetës. Sot do të jeni të rrethuar nga përqafimet e ngrohta të familjes dhe miqve. Ju mund të takoni një të njohur të vjetër dhe të shijoni kujtimet të këndshme.

Gaforrja

Dashuria juaj do t’ju befasojë me një dhuratë shumë të mrekullueshme. Bisnesmenët e kësaj shenje rekomandohet të jenë të qetë, pasi problemet financiare që mund të jenë hasur së fundmi do të shuhen. Nuk parashikohen zhvillime të veçanta në aspektin profesional.

Luani

Mund të keni një përmirësim në financat tuaja, duke ju çliruar nga borxhet dhe faturat e hershme. Dashuria është në ajër dhe ka shans që lidheni me dikë që do t’ju magjeps zemrën. Në punë, dikush mund të jetë duke përgatitur një komplot kundër jush.

Virgjëresha

Dhimbjet e trupit dhe problemet e lidhura me stresin nuk mund të përjashtohen. Bëni kujdes në aspektin financiar duke shmangur huadhënien e parave. Ndërsa mund të shfaqen disa pengesa në lidhje me një projekt afatgjatë, mos e humbisni durimin.

Peshorja

Parashikohet se do të korrni shpërblimet e mundit tuaj, me të gjitha fitimet si rezultat i djersës dhe këmbënguljes suaj. Miqtë dhe të dashurit do të ofrojnë ndihmë kur të keni nevojë më së shumti. Në vendin e punës, parashikohet që fati t’ju buzëqeshë.

Akrepi

Sot mund të përballeni me probleme në lidhje me paratë. Çështjet e brendshme familjare do të konsumojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës tuaj, me përgjegjësitë shtëpiake që ju kërkojnë. Parashikohet një ditë e veçantë romantike.

Shigjetari

Sipërmarrjet tuaja në biznes do të lulëzojnë dhe do të sjellin fitime të mira. Jeta juaj e dashurisë do të ngrihet në lartësi të reja, duke filluar me një buzëqeshje nga i dashuri juaj dhe duke përfunduar me ëndrra të ëmbla. Nëse keni menduar një ndryshim në karrierën tuaj, ky mund të jetë momenti i duhur.

Bricjapi

Hiqni dorë nga kokëfortësia juaj, sepse do të gjeni lumturi duke larguar mendimet që ju rëndojnë. Ndani shqetësimet me familjen, sepse kjo do ta lehtësojë barrën, por mbani mend, krenaria shpesh mund të na pengojë të kërkojmë ndihmë, e cila nuk është kurrë rruga e duhur. Rindizni romancën me partnerin tuaj dhe vlerësoni ato ditë të bukura e të vjetra të kaluara.

Ujori

Një ditë me mundësi të mira në aspektin profesional. Miqtë dhe familja juaj do të jenë retë tuaja, duke ju sjellë diell dhe gëzim në ditën tuaj. Jeta juaj e dashurisë do të lulëzojë. Përqafoni bukurinë e dashurisë dhe zhytuni në rrezet e saj shumëngjyrëshe.

Peshqit

Ju mund të përjetoni dhimbje të vazhdueshme të qafës ose shpinës. Mos i injoroni këto probleme. Pushimi do të jetë shumë i rëndësishëm sot. Horoskopi juaj tregon se një telash i vazhdueshëm financiar ka gjasa të zgjidhet. Këshillohet që t’i kushtoni kohë të mjaftueshme familjes suaj.

Berat Gjimshiti i përket grupit të veteranëve të Atalantës. Mbrojtësi i Shqipërisë, kapiteni i bergamaskëve në natën magjike të Dublinit ku çuan lart trofeun e Ligës së Europës, ka shprehur qartësisht se çfarë nënkuptonte ky trofe për lojtarët që ishin prej shumë vitesh pjesë e këtij klubi.

gjimshitii

“Ky trofe nënkupton jashtëzakonisht shumë për ne. Ne të grupit të vjetër jemi ata që kanë humbur tri finale. Para ndeshjes pamë njëri-tjetrin duke thënë:

‘Jemi me të vërtetë ‘looser’ (humbës), kemi humbur tri finale dhe s’mund ta humbasim edhe të katërtën’. Fituam atë më të rëndësishmen dhe tani nuk na intereson asgjë për ato të tria më përpara”, ishin fjalët e Gjimshitit pas ndeshjes.

Nuk është rastësi që pas ndeshjes, një nga postimet e klubit ishte me Gjimshitin dhe grupin e vjetër të lojtarëve të Atalantës si De Run (345 ndeshje), Toloi (294 ndeshje), Hateboer (244 ndeshje) dhe Pasalic (249 ndeshje) duke festuar me trofeun. Hakmarrja e “veteranëve” të Atalantës, Gjimshiti: “Para ndeshjes i thamë vetes jemi ‘looser’, tani nuk më interesojnë finalet e humbura”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi, ishte vepër e një akti të qëllimtë apo sulmi. Lajmi u njoftua të premten nga mediat shtetërore.

Ebrahim Raisi helikopter vdekje

Ebrahim Raisi, një udhëheqës i linjës së ashpër, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

“Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme tek mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane.

“Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”, shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon.

Ebrahim Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian si dhe gjashtë persona të tjerë.

Ekspertët thonë se Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët.

Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin. Ky i fundit njihej si një zbatues i politikave të Ali Khameneit, për qëndrimin e ashpër ndaj mospajtimeve publike si dhe mbështeste një linjë gjithashtu të ashpër mbi çështjet e politikës së jashtme, përfshirë bisedimet me Uashingtonin, për ringjalljen e paktit bërthamor të Iranit, të vitit 2015.

Zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor./voa

Futbollist shqiptar Brajan Gruda ndoshta pa kalon një nga javët më të rëndësishme të karrierës së tij, Lojtari shqiptar i cili ka përfaqësuar Gjermaninë me ekipet e moshave deri në U21, është ftuar nga Julian Nagelsman te ekipi A “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për Euro 2024.

 

gruda2

Por në mediat vendase, të gjithë duken të bindur se me cilësitë që ka Gruda, mund ta bindë Nagelsman që t’i bëjë vend në listën për Europianin. Televizioni i njohur gjerman ZDF, në portalin e tij i ka kushtuar një artikull të gjatë Grudës, duke theksuar se pritet që ai të mos jetë thjesht “i ftuar” për këtë qëllim në ekip.

“Aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme, kush mund të ndryshojë drejtimin në atë mënyrë pa iu ngatërruar këmbët? I fundit ishte Pierr Litbarski, ndoshta dribluesi më i mirë në futbollin gjerman në dekadat e fundit” shkruan në artikull “ZDF”, duke kujtuar se si veprimet e Grudës ngjasojnë me ato të sulmuesit anësor i cili u shpall Kampion Bote me RFGJ-në në vitin 1990, ndërsa kishte marrë dy medalje argjendi në edicionet e mëparshme.

“Djaloshi i ri mund të bëhet shumë më tepër se një i ftuar surprizë në kampin stërvitor në planin afatmesëm”, thekson “ZDF”.

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati,  ka folur pa doreza rreth lojës së saj në këTë format dhe po ashtu rreth lojës së banorëve të tjerë, përfshirë dhe finalistët e këtij edicioni.

franceska (1)

Ajo u shpreh se siç i kanë rënë në qafë dhe u ka rënë, duke u ndalur te çifti Ilnisa-Meriton, ku tha se i ka akuzuar padrejtësisht për lidhje false.

“Më kanë rënë në qafë, më kanë rënë. Më shumë Ilnisës dhe Meritonit, duke i akuzuar se është lidhje fallco. E mendoja pak, por edhe e ekzagjerova se nuk është se më interesonte”, tha Françeska.

Miss Londra foli dhe për lojën e Heidit, ku tha se nuk e meriton finalen dhe se përfiton në kurriz të partnerit të saj, Romeos.

“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, u shpreh ajo.

Në Dropull është gjetur e vdekur Marianthi Barka, 90 vjeç, motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).

ambulanca naten

90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.

LEXO EDHE: Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin! Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…Ja arsyeja e krimit (EMRI)

Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.

ALFRED BALLA

Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.

Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut.

“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.

Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”.

“Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,” shton më tej Balla, duke theksuar se atij i ka mbaruar mandate, por është në pritje të emërimit të personit që do ta zëvendësojë.

I pyetur nga BIRN për axhendën paralele të propozuar nga Balla, zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj i tha BIRN se vendimi i KPA-së nuk lë vend për interpretim.

Kam qenë i detyruar të zbatoj detyrimet kushtetuese dhe të thërras mbledhje urgjente, sepse vendimi KPA-së është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka vend për interpretim, por vetëm duhet të zbatohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Bazaj.

Sipas parashikimeve kushtetuese, tagrin për mbarimin e mandatit të një anëtari të KLP e ka vetë Këshilli. Baze tha se me thirrjen e mbledhjes për të hënën e kishte “ezauruar misionin e tij”. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji./BIRN

Ethet e finales kanë rindezur debatet në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Mbrëmjen e sotme, Egla Ceno është përplasur me Meriton Mjekiqin.

egla meriton

Egla e ka pyetur Meritonin se çfarë do bëjë pasi të dalë nga Big Brother, ndërsa ai ka replikuar duke e pyetur nëse po e kërcënon.

Më tej,  debati ka vijuar me tone ofenduese, ku Egla e quan Meritonin ‘jargë’, ndërsa ky i fundit i thotë që ta lërë rehat sepse nuk ka nerva të merret me të.

Pjesë nga debati:

Egla: Nesër çfarë do bësh?

Meritoni: Po më kërcënon? Po ndihem i kërcënuar

Egla: Ankohu te zyra! Jam në qejf edhe sot nga Vëllai i Madh, nesër çfarë do bësh? Apo kështu çun legeni je, që fshihesh pas gjërave

Meritoni: Ke të drejtë! Inteligjente je, ama jo veç mbas…

Egla: Je një jargë

Meriton; Ik o Egla në lër rehat se po përtoj të debatoj me ty

Egla: Meritoooon, o Meritoooon

Meriton: Ik o teta Englatina

Egla: Na sillni një çikë një bionde për djalin, se po ndjehet keq (bën sikur e pështyn Meritonin)

Meritoni: Auuu, dole prej vetes shpirt

Egla: Po, dola e ke mbrapa. Shife ke një Egla mbrapa

Meritoni: Veç dy minuta u mora me ty dhe të nxora prej vetes, o dashuri.

 

Shtetet e Bashkuara më 24 maj njoftuan për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në të cilën përfshihen municione, raketa, mina dhe municione të artilerisë.

blinken

Paketa e re e ndihmës nga Uashingtoni vjen në kohën kur Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit.

Ukraina po përballet me luftime të ashpra në Harkiv që nga 10 maji, kur mijëra trupa ruse nisën ofensivën, duke bërë avancimet më të mëdha në 18 muaj.

“SHBA-ja njofton sot për një paketë të re me armë dhe pajisje për Ukrainën për të mbështetur popullin ukrainas, teksa ata mbrojnë shtetin e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Kjo paketë, në vlerë prej 275 milionë dollarësh, është pjesë e përpjekjes sonë për të ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmin e Rusisë afër Harkivit. Paketa përmban aftësitë urgjente” që i duhen Ukrainës, tha kryediplomati amerikan.

Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, pasi për disa muaj paketa kishte mbetur e bllokuar në Kongres. Forcat ukrainase kanë pësuar disfata në fushëbetejë për shkak të mungesës së municioneve.

Që atëherë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar dërgimin edhe të pesë paketave të ndihmës ushtarake për Ukrainën./REL

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, u është drejtuar emigrantëve dhe diasporës, duke u thënë se janë kapitulli i parë i demokracisë në Shqipëri.

berisha

Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u drejtohet duke u thënë se në vendet ku jetojnë dhe punojnë janë u bënë “zëdhënësit e lirisë të një kombi të shtypur dhe kontribuuat me të gjithë mundësitë që diktatura të shembej”

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, zëdhënësve të të vërtetave të një kauze të drejtë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platformës të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë të vërtetat e mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët në të katër anët e dheut.

Të dashur miq, sonte unë dua t’u drejtohem në emër tuaj, në emër të PD, emigrantëve dhe anëtarëve të diasporës shqiptare kudo që janë.

Si fillim dua të heq mënjanë një keqkuptim si ish-president, ish-kryeministër, më duhet të them se emërtimi juaj emigrantë apo diasporë është një zvogëlim i asaj çka ju përfaqësoni në të vërtetë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Sepse rëndësia jetike që ju keni për kombin, roli që keni pasur në historinë e Shqipërisë tejkalon atë të çdo diaspore tjetër në botë.

Prandaj doja që në fillim të bëja këtë sqarim.

Ju përfaqësuesit e emigracionit dhe diasporës ishin zëri i vetëm i kombit shqiptar 45 vite pa zë në botë.

Ju u bëtë zëdhënësit e lirisë të një kombi të shtypur dhe kontribuat me të gjithë mundësitë tuaja që diktatura të shembej.

Por, historia e demokracisë shqiptare është gjithashtu një epope heronjsh dhe guximtarësh që u larguan në emigracion.

Shpesh flitet për guxim epik të studentëve të dhjetorit, dhe u garantoj se ai guxim epik ishte.

Por nuk flitet aq sa duhet se ky guxim u inspirua nga rebelimi juaj epik, nga kryengritja juaj epike kur thyet Murin e Berlinit në Tiranë dhe vërshuat në oborret e ambasadave të vendeve të lira.

Ju nuk jeni thjesht emigrantë ju që u larguat në ambasada.

Ju ishit autorë të kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri.

Ju ishit fitili që eksplodoi revolucionin antikomunist shqiptar. Rrezikuat asokohe 99 përqind jetën tuaj për 1 përqind shans lirie. Dhe atë 1 përqindësh e shndërruat në ëndrrën epokale të Shqipërisë për liri, dinjitet dhe demokraci”, tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri u bën thirrje emograntëve të mos marrin pjesë në takimin e organizuara nga Rama në Milano.

2 milionë euro për mashtrim miq nga Edi Rama me fanatikët e tij dhjamur.

Po për çfarë po vjen te ju?

A mos po vjen të anunlojë votën e diasporës? Jo, jo, ai ka frikë të tmerrshme nga vota juaj.

Votën tuaj do e garantojë vetëm PD, vetëm opozita shqiptare.

Mos po a po vjen Edi Rama te ju që minimalisht t’ju kërkojë falje, se ju shkërmoqi ëndrrën tuaj shqiptare, u detyroi të hipni në gomone dhe të merrni rrugët e dheut? Jo përkundrazi. Në vend të fjalës ndjesë, ai po vjen me fjalën krenari!

Krenar se u përzura nga Shqipëria. O turp, nuk mund të kesh emër tjetër përveçse Edi Rama.

Po pse vjen Edi Rama?

Cila është pra arsyeja e këtyre ekskursioneve 2-milionëshe të Edi Ramës me patronazhistët grabitqarë?

Arsyeja është se kërkon të përvetësojë arritjet tuaja të jashtëzakonshme. Ai po vjen që të marrë meritat e punës që keni bërë me shpatullat, me shpirtin, me gjenin tuaj. Keni ngadhënjyer kudo që keni shkuar.

Mbi kurrizin tuaj, ai kërkon të ringjallë imazhin e tij të kalbur. Sepse shqiptarët në Shqipëri e kanë braktisur. Dhe tani kërkon të thotë se të paktën më do emigracioni dhe diaspora!

Por Edi Rama e ke të kotë!

Sikur gjithë flamujt kuq e zi në botë të marrësh me vete, nuk e mbulon dot antishqiptarizmin tënd. Nuk mbulon dot me asgjë pashpirtësinë e tij, armiqësinë e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës, kombit shqiptar.

Emigrante dhe emigrantë, shqiptare dhe shqiptarë në diasporë, ju për kombin jeni heronjtë e tij. Çdo komb në botë mund të ekzistojë pa diasporën e tyre, por kombi shqiptar dhe Shqipëria nuk ekziston dot pa emigracionin dhe diasporën e saj.

Ndaj dhe thirrja e shqiptarëve sot në të katër anët e Shqipërisë, në të katër anët e dheut, mos e lejoni këtë hipokrizi 2 milionëshe euro të Edi Ramës, arkitektit famëzi të shpopullimit të Shqipërisë.

Mos lejoni të përdoreni si spot publicitar për regjimin e kalbur të narkoshtetit të Edi Ramës.

Dhe ç’është e vërteta, nuk po e lejoni. Sepse takimi në Greqi vërtetoi se Rama u braktis masivisht nga ju.

Por nuk mjafton ta braktisni. E vërteta duhet të dalë në shesh. Edi Rama duhet refuzuar!

Ky është një apel, një thirrje zemre për çdo emigrant shqiptar. Refuzoni Edi Ramën! Refuzojeni për dinjitetin tuaj së pari. Ai nuk vjen të takohet me ju! Ai nuk po vjen për ju”, tha Berisha.

Lituania tha më 24 maj se shtetet e Baltikut dhe pesë shtete të tjera të NATO-s, që gjenden në kufi me Rusinë, janë pajtuar që të ndërtojnë një “mur me dronë” për të mbrojtur kufijtë e tyre nga “provokimet”.

NAAA

Plani për përdorimin e dronëve për mbrojtje gjeti pajtim për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon, teksa po vazhdon lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Ministrja e Brendshme, Agne Bilotaite, njoftoi për planin pas bisedimeve që zhvilloi me homologët e saj nga shtetet Baltike, Estonia dhe Letonia, por edhe nga Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.

“Kjo është një gjë krejtësisht e re, një mur me dronë i gjatë nga Norvegjia në Poloni. Qëllimi është që të përdoren dronët dhe teknologji të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve, BNS.

“Jo vetëm me infrastrukturë fizike, me sisteme të vëzhgimit, por edhe me dronë dhe teknologji të tjera të cilët do të na mundësojnë ne që të mbrohemi kundër provokimeve nga shtetet jomiqësore dhe të parandalojmë kontrabandën”, tha ajo.

Përveç dislokimit të dronëve për të monitoruar vijat kufitare, këto shtete po ashtu do të përdorin sisteme kundër dronëve për të ndalur dronët e armikut.

Ministrja Bilotaite nuk dha ndonjë afat kohor për zbatimin e këtij plani./REL

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.

carabinieri__3__29

Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.

Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

Skënderbeu e ka mbyllur në vendin e tretë këtë sezon të Superiores pasi ka mundur me shifrat 3-2 Vllazninë në “Air Albania” të boshatisur pasi tifozët vendosën të mos ndjekin një ndeshje e cila shërbente vetëm për statistika.

fb392e09-5aab-4e47-96d2-f27443cf3cd6

Nikaj dhe Liço shënuan shumë shpejt për korçarët ndërsa ekipi i Vllaznisë ishte në kaos të plotë, duke mos arritur të sulmonte e as të mbrohej ndaj sulmeve të pareshtura të ekipit të Gvozdenoviç. Goli i tretë i Rashicës detyroi Brdariç të bënte ndryshime pa filluar pjesa e dytë, teksa më pas erdhi një penallti të cilën Mala e transformoi në gol.

Shkodranët u treguan më kërkues, por krijuan pak raste në pjesën e dytë. Vetëm një penallti në fund u dha pak shpresë përsëri. Por hartoni i kuq i Stojanoviç e bëri thuajse të pamundur që të gjenin më hapësira në radhët e prapavijës së Skënderbeut që mori kësisoj fitoren 3-2 dhe vendin e tretë në kampionat.

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 3-2
11′ Nikaj, 16′ Liço, 31′ Rashica / 42′ (p) Mala, 81′ (p) Balaj

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 për Skënderbeun.

90’+4’ Zaganjori ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+3’ Mala ka mundësinë të barazojë ndeshjen me gjuajtjen e tij në zonë, Alia grushton dhe shpëton korçarët.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Qarri mban në lojë shkodranët me një devijim vendimtar pas gjuajtjes së Pecanit. (VIDEO)

88’ Zaganjori hyn në fushë në vend të Dodajt në radhët e Vllaznisë.

87’ Moses hyn në fushë në vend të Nikajt në radhët e Skënderbeut.

82’ Shkodranët mbeten me 10 lojtarë, pasi Stojanoviç ndëshkohet me të verdhin e dytë për një faull ndaj Rashicës.

81’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj shënon me penallti. (VIDEO)

80’ Tjetër penallti për Vllazninë, këtë herë për ndërhyrje të Ramos ndaj Balajt. Mbrojtësi ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

78’ Rashica ndëshkohet me të verdhë për një mbajtje ndaj Stojanoviç.

76’ Një top i ulur për Balajn nuk shfrytëzohet nga sulmuesi, i cili çon sferën jashtë me goditjen e tij. (VIDEO)

72’-74’ VAR-i fton Hamitin të shohë një largim topi të Ramos i cili godet edhe Smajlin. Gjyqtari vijon më pas lojën pa ndëshkuar futbollistin e korçarëve. (VIDEO)

70’ Rashica në zonë driblon dy lojtarë dhe nuk pason për Shaqen të vetëm, Stojanoviç i heq topin në momentin e duhur duke shmangur rrezikun për portën.

64’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë.

64’ Janaqi i lë vendin në fushë Pecanit në radhët e Skënderbeut.

61’ Delaj merr vendin e Ajdareviç në radhët e Vllaznisë.

58’-61’ Kombinime mes Rashicës dhe Nikajt, me këtë të fundit i cili dërgon përsëri sferën në rrjetë. Por goli zhvlerësohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

57’ Jago i dhuron topin Nikajt i cili gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Qarrit.

55’ Liço kalon mbrojtësit e Vllaznisë, pason për Gërçon i cili gjuan në ecje e sipër, por çon topin mbi traversë. (VIDEO)

54’ Ramos merr vendin e Juri në radhët e Skënderbeut.

53’ Alia ndal Dodajn pas një inkursioni të këtij të fundit në pjesën e parë, por aksioni është i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

51’ Dodaj ka mundësinë të rrezikojë me një gjuajtje në kufijtë e zonës, por çon sferën shumë larg portës.

46’ Skënderbeu nis pjesën e dytë me një ndryshim, teksa hidhet në fushë Shaqe në vend të Vangjelit.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Pas një goditje nga distanca, Alia lë topin para tij në zonë, por Balaj nuk përfiton dhe fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

42’ GOOOL VLLAZNIA! Mala shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)

41’ Penallti për Vllazninë! Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë pas prekjes të topit me dorë të Prençit në zonë. (VIDEO)

39’ Brdariç nuk pret fundin e pjesës së parë. Alivoda dhe Pusi largohen nga fusha e lojës duke i bërë vend Smajlit dhe Hajdarit.

38’ Nikaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.

31’ GOOOL RASHICA! Një top i kthyer gabimisht bëhet asist për Rashicën i cili shfaqet para Qarrit dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri për korçarët. (VIDEO)

30’ Aksion me shumë pasime i korçarëve, topi shkon te Rabiu i cili gjuan në ecje e sipër, duke fluturuar topin në tribunë. (VIDEO0

29’ Dodaj, përsëri nga e majta, provon me një diagonale tokazi, që nuk befason portierin Alia. (VIDEO)

27’ Dodaj provon me një gjuajtje me të majtën, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës korçare. (VIDEO)

26’ Balaj pason mirë për Malën në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit në ecje e sipër shkon jashtë portës korçare. (VIDEO)

22’ Nikaj niset në sulm por nuk pason për Rashicën, duke gjuajtur nga larg në portë, ku Qarri pret në pozicion.

21’ Mundohet të reagojë Vllaznia, Jago harkon në zonë ku Ajdareviç me kokë çon sferën shumë larg portës së korçarëve.

16’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje këndi, Liço devijon në shtyllën e parë dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

14’ Rashica niset me shpejtësi drejt portës, Stojanoviç detyrohet ta ndalojë në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me të verdhë.

11’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica nga e majta pason në qendër ku askush nuk devijon dhe Nikaj në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

8’ Rashica i afrohet zonës nga e djathta dhe gjuan, por çon sferën në duart e Qarrit. (VIDEO)

4’ Nga ana tjetër është Ajdareviç i cili tenton portën, duke fluturuar topin në tribunë.

3’ Pas një goditje këndi, topi devijohet drejt portës së Qarrit i cili kontrollon lehtësisht. (VIDEO)

1′ Nis dueli në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj
Trajner: Thomas Brdariç

WhatsApp Image 2024-05-24 at 6.26.03 PM

PANORAMASPORT.AL

Armando Broja ka mbyllur sezonin me Fullhemin dhe në këto ditë ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Sulmuesi ka qenë në impiantin e “Air Albania” si një tifoz i thjeshtë në “finalen e vogël” të kampionatit, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. 

WhatsApp Image 2024-05-24 at 6.09.20 PM

Ai është kapur ‘mat’ në tribunë nën shoqërinë e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës, i cili së fundmi ka ‘ndërhyrë’ për ta bërë Silvinjon. qytetarin më të ri të Lushnjes. 

Broja e ndoqi ndeshjen në shoqërinë e Ballës dhe disa personave të tjerë nga një prej lokaleve në “Air Albania”.  

BROJA DHE BALLA DUKE NDJEKUR NDESHJEN SKËNDERBEU-VLLAZNIA

Së fundmi OBSh ka publikuar listën e baktereve më të rrezikshme, rezistentë ndaj antibiotikëve.

OBSH1-600x360-1

Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve (AMR).

Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke rritur rrezikun e vdekjes. AMR shkaktohet kryesisht nga përdorimi jo i duhur dhe i tepruar i antimikrobikëve.

OBSh liston ndër bakteret më të rrezikshëm, Acinetobacter, bacilet gram-negative dhe Mycobacterium tuberculosis rezistent ndaj antibiotikut rifampicin. Lista përfshin gjithashtu Enterobacterales dhe Enterobacteria. Lista e OBSh-së përfshin gjithashtu Neisseria gonorrhoeae dhe Enterococcus faecium, rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë. Këto baktere kërkojnë vëmendje më të madhe, veçanërisht në popullatat vulnerabël, duke përfshirë popullatën pediatrike dhe të moshuar.

Kjo pasi rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet me ndikim të lartë si tuberkulozi, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë. Provat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë mbipërdorimin e gjerë të antibiotikëve gjatë pandemisë COVID-19 në mbarë botën, gjë që mund të ketë përkeqësuar përhapjen “e heshtur” të rezistencës antimikrobike (AMR).

Ndërsa vetëm 8% e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 kishin bashkë-infeksione bakteriale që kërkonin antibiotikë, tre nga katër ose rreth 75% e pacientëve janë trajtuar me antibiotikë ‘vetëm në rast se mund të jenë një ndihmë’. Shkalla më e lartë e përdorimit të antibiotikëve u pa tek pacientët me COVID-19 të rëndë, me një mesatare globale prej 81%. Në rastet e lehta ose të moderuara, kishte një variacion të konsiderueshëm midis rajoneve, me përdorimin më të lartë në Afrikë(79%).

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen “Ali Demi” me armën e shërbimit.

WhatsApp Image 2024-05-24 at 20.18.02

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

LEXO EDHE: DETAJE/ U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, gardisti 28-vjeçar është shoqërues i kreut të KQZ-së. Dyshohet se…

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.

Së fundmi policia ka shoqëruar të dashurin e efektives që u vetëvra, pasi sipas burimeve ata kanë pasur nje debat me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

 

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.

VEZE

Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.

Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj.

Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.

Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj.

E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.

Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.

Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.

Ja tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.

Për lëkurë të yndyrshme

  • 1 e bardhë veze
  • Gjysmë limoni i shtrydhur
  • 1 lugë çaji me mjaltë

Përzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj.

Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.

Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.

Trajtimi Pastrues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë gjelle me sheqer
  • 2 lugë çaji me niseshte

Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.

Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.

Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.

Trajtimi qetësues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji me xhel aloe vera
  • 1 lugë çaji me çaji kamomili

Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.

Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës./AgroWeb.org

Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë OK për ekstradimin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i dënuar në muajin  prill të këtij viti me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, bëjnë me dije mediat italiane. 

Davide-Pecorelli1

Avokatët e Pecorellit, Andrea Castori dhe  Massimo Brazzi , njoftuan sot, e premte 24 maj, se do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Peruxhias dhe do të apelojnë në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit.

Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Periuxhias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

Në qendër të vëmendjes janë Vinicius, Bellingam, Kros apo Valverde, por Reali i Madridit aktual është ndërtuar me përpjekjet e të gjithëve, por me tre lojtarë, secili me rolin e tij, të cilët kanë kontribuar kur kanë luajtur dhe gjithashtu kur nuk kanë luajtur.

brahim diaz

Ata janë Kepa, Hoselu dhe Brahim Diz. “Nëse jemi në Londër dhe kemi fituar La Ligën, kjo është edhe për shkak të tyre”, dëgjohet në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas. Shifrat janë aty. Të frikshme madje. Hoselu numëron 48 ndeshje dhe 17 gola të shënuar. Këtyre u shtohen dhe tre pasime për gol. Brahim Diaz arrin shifrën e 44 ndeshjeve, 12 gola dhe 9 asiste, ndërsa Kepa Arrizabalaga ka luajtur në 19 takime, duke e ruajtur portën të paprekur në 8 raste.

Reali ka pasur një sezon gati të pabesueshëm. Pakkush besonte në paraqitjen e skuadrës dhe aq më tepër te problemet që u shfaqën në fillim të sezonit si dëmtimet e Kurtuasë dhe Militaos, shtuar dhe lamtumirën e Benzemasë. Por pikërisht këtu u shfaqën ata rezervat e arta. Hoselu dhe Brahim Diaz mbërritën në majë të gishtave, pothuajse pa bërë zhurmë, por ata përfunduan duke u bërë yjet kryesorë të filmit “made in Real 24”.

Me gola, minuta cilësore, por mbi të gjitha të kuptuar se çfarë është Reali dhe me sjellje shembullore që nga dita e parë që u shfaqën në Valdebebas. Fillimisht ngjallën shumë dyshime, por tashmë çdo gjë flet për ta. I treti në këtë listë është Kepa. Ai zbriti nga avioni për të ulur në Valdebebas. Dhe ndonëse e humbi rolin e titullarit në favor të Lunin, spanjolli në aq ndeshje sa ka luajtur ka qenë vendimtar.

PANORAMASPORT.AL

 

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj.

weeeeee

“Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Jetëgjatësia globale ra në 1.8 vjet, përkatësisht në 71.4 vjet apo në nivelin e njëjtë sa ishte më 2012, u tha në studimin e kryer nga OBSH-ja.

Periudha kohore që mesatarisht një person mund të presë që të jetojë me shëndet të mirë ra në 1.5 vjet apo në 61.9 vjet më 2021 – niveli i njëjtë sa ishte më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë pandemisë ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e atij studimi deklaruan se COVID-19 kishte “më shumë ndikim” në jetëgjatësi sesa çdo ngjarje tjetër gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”.

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, u vetëplagos me armën e shërbimit.

policia ambulanca

Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa i riu po pastronte armën e shërbimit.

Gjithashtu bëhet me dije se gardisti është shoqërues i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi polica për ngjarjen.

Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja ajrore.

weee

Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me Al.

Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.

Në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime, shkruan BBC

Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.

Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se tani stafi mund të përfitojë nga një qendër “moderne” për të punuar.

“Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë”, tha Lundgren

Njoftimi i Shteteve të Bashkuara këtë javë se Rusia ka dërguar në hapësirë një satelit që do të lëvizë pranë orbitës së tokës, i aftë për të inspektuar dhe shkatërruar satelitë të tjerë, është kundërshtuar nga Kremlini dhe ka shkaktuar shqetësime tek ligjvënësit amerikanë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton për gjasat e një konflikti në hapësirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

 SATELIT RUS

Tensione të reja në konfliktin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në hapësirë…

“Rusia dërgoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës, për të cilin vlerësojmë që ka mundësi të jetë një armë e aftë të sulmojë satelitë të tjetër në këtë pjesë të orbitës. Rusia e ka dërguar këtë armë të re në të njëjtën orbitë ku gjenden satelitë të qeverisë amerikane”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Një analist për diplomacinë në hapësirë i tha Zërit të Amerikës se ky është shembulli i fundit i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirë.

“Mund të bëhet fjalë për një armë kundër satelitore, por kjo kategori satelitësh që i përket ky i fundit, njihet si satelit vëzhgues. Ai u afrohet orbitave të satelitëve të tjerë për t’i vëzhguar apo studiuar”, thotë analisti Benjamin Schmitt nga Universiteti i Pensilvanisë.

Kremlini e quajti njoftimin e Shteteve të Bashkuara një “lajm të rremë” dhe tha se do të angazhohej për bashkëpunim ndërkombëtar në hapësirë.

“Rusia do të parandalojë përpjekjet për ta shndërruar hapësirën në një sferë të re të konfrontimi të armatosur. Do të vazhdojmë të nxisim gjurmimin paqësor të hapësirës prej të cilit do të përfitojë i gjithë njerëzimi dhe në bazë të barazisë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në fillim të javës, Rusia dorëzoi një projekt-rezolutë në Kombe të Bashkuara që synonte të parandalonte një garë të armëve në hapësirë.

“Rezoluta synon të ri-konfirmojë detyrimet shtetërore kundër përdorimit të hapësirës për vendosjen e çfarëdo lloj arme, përfshirë armë për shkatërrim në masë”, deklaroi Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Shtetet e Bashkuara e kritikuan rezolutën, e cila nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar.

“E vërteta është se Rusia aktualisht ka disa armë konvencionale kundër-satelitore tashmë në orbitë, njëra prej të cilave u testua në vitin 2019. Për më shumë, Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se satelitët që do të vendosen në shënjestër do të përfshijnë satelitët komercialë,” tha Zëvendës-Ambasador amerikan në OKB, Robert A. Wood.

Ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar se ky zhvillim është pjesë e problemeve më të gjëra që karakterizojnë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë.

“Rusia së fundmi dërgoi në hapësirë një armë kundër satelitore, me kapacitet që të sulmojë satelitët amerikanë. Krimineli i luftës Putin duhet të parandalohet ndërkohë që ne përkrahim aleatët tanë”, tha ligjvënësi republikan, Joe Wilson.

“Kjo është edhe një provë se Rusia po vazhdon me taktika shumë agresive”, reagoi ligjvënësi republikan, Andy Barr.

Në nëntor të vitit 2021, Rusia testoi armët kundër satelitore, duke i lënë mbetjet e tyre në orbitë./voa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në Tiranë, teksa një efektive policie 21-vjeç ka vrarë veten me armën e shërbimit.

policia

Mësohet se shtetasja me iniciale A.L, e ka kryer aktin e rëndë teksa ka qenë në banesën e saj.

LEXO EDHE: Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja e policisë, punonte në komisariatin nr.5 në kryeqytet

Ajo prej afro një viti e gjysëm punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim.

Grupi  hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  dhe po vijon me hetimet.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie, 21-vjeçe është vetëvrarë me armën e shërbimit.

efff

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Sipas policisë 21-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në kryeqyetet.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

 

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vetëplagosur me armën e Shërbimit.

garda-e-republikes

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00 dhe gardisti është paraqitur në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Në lidhje me rastin, policia bën me dije se është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, një 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej, për të protestuar kundër ligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues.

bfb1d62b-51f8-444c-89f9-92b90c7a2a94

Qytetarët janë kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe ‘nëna surrogate’.

“Mos destabilizoni konceptin ligjor të familjes”, “Mos cenoni psikologjikisht fëmijët”, Familja siguron të ardhmen e përbashkët”,  shkruhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

14b6ceb1-a264-41a3-94ef-bc86bb3f0e46 a4841a29-0c2f-4820-a773-98dc43c94daf 6c4b4d4b-b336-4f16-ac9e-feffbda79f27 f5ca802a-e98e-4ed7-ad6f-cebea01d39d7 bfb1d62b-51f8-444c-89f9-92b90c7a2a94 f29aa736-9187-4074-906c-37200ff9642e cec157af-d220-4758-832c-fd1dfd5b72b4 46f009b7-1cc5-428c-b23d-e801edcc90ba 905a6433-d253-4387-9458-768b840aca68 6bffe38e-6efa-4b8a-8561-1f0a8d4a7760 288056c3-351b-439f-9f7f-5cd95c041667

c4408b85-84ee-4e35-9613-e8fc51ce9554

Përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate në opinionin publik.

Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

Aktualisht në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligj prej më shumë se dy dekadash, dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private.

Por në disa të tilla, edhe pse nuk parashikohet në ligj, prej disa kohësh kryhen edhe procedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe “surrogacia”.