Hodhi molotov drejt Bashkisë së Tiranës dhe dhunoi policët, ndalohet protestuesi 38-vjeçar - Top Channel

Protestuesi, i cili hodhi molotov drejt Bashkisë së Tiranës, gjatë tubimit të dy ditëve më parë është ndaluar nga policia.

Mbi E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

– E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel