Filmat e vjetër që duhet t’i shohë çdo shqiptar! – Podiumi Lajmet më të fundit në Shqipëri
Lidhu me ne

Radar

Filmat e vjetër që duhet t’i shohë çdo shqiptar!

Komedi, drama dhe filma historikë. Nëse s’keni parë këto filma, bëni mirë të shtroheni dhe t’i merrni me radhë.
Skënderbeu (1954) – Sergei Yutkevich – Filmi flet për jetën e Skënderbeu, nga lindja deri në vdekje. Bazuar kryesisht në veprën e Marin Barletit, filmi nis me rrëmbimin e Skënderbeut nga turqit dhe trajnimin e tij për t’u bërë një nga luftëtarët më mbreësëlëns në Perandorinë Otomane. Më pas, Gjergj Kastrioti kthehet në Atdhe ku edhe organizon rezistencën heroike që zgjati më shumë se 30 vite. Prej tij, perandoria më e madhe në tokë e asaj kohe, nuk arriti të pushtojë Shqipërinë.

Lulëkuqet mbi mure (1976) – Dhimitër Anagnosti – Filmi është i vendosur në një jetimorë të Tiranës gjatë viteve të pushtimit fashist italian në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Është bazuar në romanin Bonjakët të Petraq Qafëzezit dhe interpretohet mrekullisht nga Timo Flloko, Kadri Roshi, Pavlina Mani, etj. Jetimët e strehës vorfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit, detyrohen të pastrojnë parrullat në mure të komunistëve. Katër shokë protagonistë organizojnë plane kundër bashkëpunëtorëve të urryer të fashistëve dhe që këtu filmi zhvillohet gradualisht.

Përrallë nga e kaluara (1987) – Dhimitër Anagnosti – Për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e prindërve, Gjino 14-vjeçar martohet me mblesëri me Marigonë 20-vjeçare. Gjino bindet, se është fëmijë, ndërsa Marigoja që dashuron një tjetër, përpiqet me lloj lloj mënyrash për t’u larguar. Filmi eksploron rolin e gruas në shoqëri, shfrytëzimin dhe emancipimin e saj. Hajrie Rondo, Robert Ndrenika dhe Elvira Diamanti janë të shkëlqyer në rolet e tyre.

Nëntori i dytë (1982) – Viktor Gjika – Nëntori i dytë është një film dramatik që shpalos rrugën e ndjekur nga patriotët shqiptarë drejt shpalljes së pavarësisë. Personazhe janë figurat më të famshme të kombit si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi luajtur nga më të mirët e skenës shqiptare.

Zonja nga qyteti (1976) – Pirro Milkani – Komedia për zonjën dhe të bijën që shpërngulen nga qyteti në fshat është një perlë e kinematografisë shqiptare. E bija e Teto Ollgës, zonjës nga qyteti, bie në dashuri me një djalë nga fshati. Ndërkohë, Ollga s’lë gurë pa lëvizur që të bijën ta martojë me dikë nga qyteti. Një histori e vjetër sa kohë, një komedi që të bën për të qeshur çdo herë që e sheh.

Vdekja e kalit (1992) – Saimir Kumbaro – Një ndër filmat e parë antikomunistë shqiptarë, Vdekja e kalit flet për Agronin (Timo Flloko), i cili shpëton një kal nga ekzekutimi dhe dënohet nga gjyqi ushtarak. Gruaja e tij, e cila luhet nga Rajmonda Bulku vendos të ndërmarrë masa ekstreme. Të lë një ndjesi të hidhur, të nevrikos dhe është fantastik.

Kapedani (1972) – Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi – Në Shqipërinë e viteve ’70, një hero i Luftës së Dytë Botërore kthehet në shtëpinë e tij në fshat dhe has probleme me revolucionin kulturor dhe të drejtat e grave dhe të burrave. Në një kontrast brilant mes të resë dhe të vjetrës, Kapedani mund të jetë fare mirë komedia më e dashur shqiptare.

Njeriu me top (1977) – Viktor Gjika – Bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Dritëro Agolli, Njeriu me top ndjek historinë e konfliktit mes Mato Grudës dhe plakut Mere. Në hangar, Mato mban një top të braktisur nga italianët që ëndërron ta përdorë kundër plakut Mere. Filmi është poetik dhe i paharrueshëm.

Dy herë mat (1986) – Bujar Kapexhiu – Një tjetër komedi e mrekullueshme me regji dhe rol kryesor nga Bujar Kapexhiu. Ilo Pinci, specialist i midhjes dhe peshkut, njëherazi shahist i njohur, ftohet në një qytet bregdetar për një konkurs shahu. Në të vërtetë, Ilo është më i interesuar për kultivimin e midhjeve dhe i futet konkursit pa teklif, me idenë se do t’i mundë të gjithë pa problem. Rudina e vogël i vërteton të kundërtën.

Koncert në vitin 1936 (1978) – Saimir Kumbaro – Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.

Liri a vdekje (1979) – Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj – Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Nën interpretimin brilant të Timo Fllokos, Kadri Roshit, Kastriot Çaushit, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, e plot të tjerëve.

Prefekti – Besim Levonja – Artisti i Popullit Robert Ndrenika interpreton Qazim Mulletin. Një punë e Besim Levonjës, komedia “Prefekti” përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi. Kjo komedi bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook