Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, është gati për të larguar njërin serb për yllin e Kosovës - Lajmet e fundit - Zëri
Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, është gati për të larguar njërin serb për yllin e Kosovës

Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, është gati për të larguar njërin serb për yllin e Kosovës

Sport May 11, 2024 - 13:37

Juventusi po vazhdon të ruajë interesimin për Edon Zhegrovën.

Sipas “TuttoJuve”, “Bardhezinjtë” po e ndjekin me kujdes dhe mund ta nënshkruajnë për ta përfshirë në skuadër në vend të Filip Kostic.

Juventusi thuhet se po punon për ta shitur serbin në Premierligë ose në Arabinë Saudite, duke synuar të arkëtojë 10 milionë euro nga një lëvizje e tillë.

“Zonja e Vjetër” pastaj mund të blejë Zhegrovën për 15 milionë euro, për të mbushur vendin e lënë bosh nga shitja e mundshme e Kosticit.

36 herë kampionët e Italisë po ndjekin reprezentuesin e Kosovës tash e një kohë. Madje, drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, ka zhvilluar edhe bisedime me Lillen dhe përfaqësuesit e lojtarit.

25-vjeçari me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Klubi nga Ligue 1 synon të përfitojë deri në 15 milionë euro nga shitja eventuale e Zhegrovës.

Ylli kosovar deri më tani ka kontribuar me 12 gola dhe nëntë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat, duke u bërë një prej futbollistëve më të rëndëishëm në skuadrën e Paulo Fonsecas.

Mbetet të shihet në verë nëse Edon Zhegrova do të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij. /Express/