SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë, Pristina (2024)

SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë

Shkolla fillore e mesme e ulët " Meto Bajraktari", Prishtinë

Operating as usual

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 03/05/2024

Prezantimi i nxënësve me procesin artistik duke angazhuar edhe element të kulturës së tyre në edukim, kultivon në çdo individ një ndjenjë kreativiteti dhe iniciative, një imagjinatë të pasur, inteligjencë emocionale dhe një moral të lartë, një kapacitet për reflektime kritike, një ndjenjë pavarësie dhe liri mendimi dhe veprimi.

Aktivi i klasave të dyta vizituan ekspozitën në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita titullohej”A4 Paper” të Edi Hila, kuruar nga kritiku Shkëlzem Maliqi.

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 30/04/2024

“Përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, prindërit dhe mësimdhënësit krijojnë mundësi të rëndësishme për nxënësit për të zhvilluar aftësitë shoqërore, emocionale dhe akademike që i shoqërojnë gjatë gjithë jetës”.

Andaj këtë mundësi të zhvillimit profesional të mësimdhënësve të shkollës sonë e ka mundësuar prindi, Enis Vehapi, përmes trajnimit së pakos”Microsoft Office”, në American University of Kosova.
“ Qëllimi ynë i përbashkët është suksesi i nxënësve”



#

30/04/2024
Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 30/04/2024

Aktivitetet që janë zhvilluar me klasat parashkollore "Mesojmë duke luajtur" janë të mahnitshme!
Ka kaq shumë mënyra të këndshme për të mësuar dhe zhvilluar fëmijët nëpërmjet lojës.
Ajo që zhvillohet më shumë është përdorimi i lojërave edukative për të ndihmuar fëmijët të mësojnë numrat, ngjyrat, shkronjat si dhe kafshët shtëpiake dhe ato të pyllit.

Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë mësimin argëtues dhe tërheqës për ta.📕📕📕

Kriter - Matematika pjesë e përditshmërisë 27.04.2024 27/04/2024

Kur puna dhe vullneti nuk mungon, rezultatet e mësimdhënies dhe nxënies janë të dukshme.

Këtë më së miri e tregojnë nxënësit e klasave të gjashta se bashku me mësimdhënësen e matematikës, Xhevahire Krasniqi, duke ndërlidhur teorinë me praktikën.

Të bashkëlidhur gjeni linkun e emisionit.


Kriter - Matematika pjesë e përditshmërisë 27.04.2024 𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊: 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 26/04/2024

Sot më 26.04.2024, u realizua një vizitë në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” dhe “ Hoxhë Kadri Prishtina” në kuadër të ditëve “ Dyert e hapura” me nxënësit e klasëve të nënta.
Nxënësit panë për së afermi kushtet dhe drejtimet të cilat i ofrojnë keto shkolla.
Nxënësit ishin nën pëcjelljen e kujdestarëve të klasave të nënta.

Falenderojmë stafin e shkollave përkatëse për pritjen dinjitoze që na e bënë, po ashtu nxënësve tanë u dëshirojmë suksese ne vijim!

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 25/04/2024

👏Kishim kënaqësinë të presim në shkollën tonë përfaqësuesit e KFOR-it Italian në Kosovë.

Biseduam mbi proceset e zhvilluara në shkollë, problematikat e ndryshme dhe infrastruktura e shkollës.
Diskutuam për mundësitë dhe rëndësinë e bashkëpunimit tonë në realizimin e ligjeratave vetëdijësuese për nxënës.

Po ashtu shpërndanë te nxënësit edhe revisten For4Uyou.

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 25/04/2024

📢 U finalizua projekti i dytë “Rregullimi i klasave verore” nga “Supervullnetarët”, në bashkëpunim me Organizatën “TOKA”.
Të entuziauar për vullnetin dhe përkushtimin e supearsimtareve dhe supervullnetarëve për punën e palodhshme në të mirë të shkollës dhe komunitetit.
Sukseset vazhdojnë tutje…



Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 24/04/2024

Sot , në kuadër të projektit “Dyert e hapura” një grup nxënësish të klasave të 9-ta vizituan Sh.M.M “Ali Sokoli”.

Nxënësit kanë shprehur dëshirë për ta vizituar këtë shkollë sepse kanë për synim që në të ardhmen të bëhen nxënës të kësaj shkolle.

Aty patën mundësinë të njoftohen me drejtimet e kësaj shkolle dhe gjithashtu i panë nga afër edhe laboratoret e praktikës profesionale : teknik dentar, teknik farmacie , teknik fizioterapie dhe bashkëpuntorë medicinal.

Falenderojmë menaxhmentin e shkollës për pritjen !

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 23/04/2024

📕📕📕Librat konsiderohen urë lidhëse midis së shkuarës dhe të tashmes.
"Libri pasuri e mendjes sonë "
Aktivi i klasave të katërta kanë realizuar aktivitete për nder të ditës së librit.
Nxënësit patën mundësinë të jenë autorë të vëllimit të tyre duke shijuar me kënaqësi leximin pranë moshatarëve të tyre.
Ne vazhdojmë të jetojmë për librin!📔📔📔

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 23/04/2024

Që nga fëmijëria fëmijët rriten, edukohen për të ndihmuar njëri -tjetrin.Le të jemi zë i fuqishëm në ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja se të gjithë jemi të barabartë në shoqëri.Të gjithë së bashku të ofrojmë mbështetje, për secilin që ka nevojë për ndihmën tonë.T’i mbrojmë, ndihmojmë dhe të parandalojmë dukuritë negative në shoqërinë tonë!

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 23/04/2024

🌍Me moton "Toka është në duart tona"- Aktivi i klasave të katërta realizuan disa aktivitete duke shënuar 22 Prillin- Ditën Botërore të Tokës. Aktivitete të tilla jo vetëm që nxisin të rinjtë të jenë më të ndergjegjshëm për rëndësin e mbrojtjes së tokës, por gjithashtu shërbejnë si një shembull frymëzues për komunitetin tonë.🌎🌏

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 22/04/2024

Aktivitete të shumta nga aktivi i klasave të dyta për Ditën e Tokës.
Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për mënyrat që mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit, në parandalimin e shkatërrimit të Tokës.
Kjo ditë duhet të shënohet në mënyrë adekuate për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është mjedisi .🌎🌷🌻🪴🌎

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 22/04/2024

🌎 22 Prilli- Dita Ndërkombëtare e Tokës

Me moton "Duaje Tokën dhe Natyrën, kujdesu për të ashtu siq edhe ajo bën për ty!"nxënësit e klasave të para u angazhuan me shumë pasion për të krijuar një ambient më të mirë.🌲🪴🌳🌴🌍

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 22/04/2024

Sot u mbajt takimi me nxënësit e klasave të IX-ta për të diskutuar rreth parapërgatitjeve për testin e arritshmërisë në lëndën e historisë.

Ky takim u mbajt nga mësimdhënësit e lëndës së historisë, Besnik Pajaziti dhe Doneta Sadiku.

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 22/04/2024

Vlerësimi i brendshëm i shkollës është një proces ndërgjegjësimi, vetëreflektim periodik, lëvizje që e kryen vet shkolla për të demonstruar pjekurinë e saj në përimirësimin e shërbimit arsimor.

Andaj këtë javë u mbajt takimi i Ekipit për Vlerësim të Brendshëm të Shkollës, ku dhe jemi në finalizimin e këtij procesi për të vazhduar me rishikimin e Planit Zhvillimor të Shkollës.
Puna vazhdon tutje ...



Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 20/04/2024

Dje, me datë 19/04/2024 me një koktej rasti i uruam ditëlindjen dhe pensionimin mësimdhënëses së dalluar, znj. Florije Prekazi.

Mësimdhënësja Florije ishte pjesë e stafit të shkollës, "Meto Bajraktari" që nga viti 1985 duke kontribuar kësisoj në edukimin e shumë gjeneratave.
Buzëqeshja dhe pozitiviteti i saj do të na mungojë shumë në shkollën tonë.

Duke i uruar shëndet të plotë në vitet në vazhdim, ne e falënderojmë mësimdhënësen, Florije për kontributin e çmueshëm në fushën e arsimit dhe i themi se ju ish*t dhe do të mbeteni modeli më i mirë i mësimdhënëses së përkushtuar dhe shumë të dashur për të gjithë ne!

🌷🌷🌷🌷🌷
P.S
Falenderojmë Furrën "Shekulli", prindër të shkollës sonë për gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e këtij eventi dhe secilit event tjetër në shkollë
Furra"Shekulli"

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 19/04/2024

Orë mësimore, sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore e cila do të ju shërbejë nxënësve që të respektohen vajzat dhe gratë në familje e shoqëri.

STOP DHUNËS!

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 19/04/2024

Me iniciativën dhe vendimin e DKA-së që sot aktivitetet të jenë drejtuar barazisë gjinore, saktësisht kundër dhunës në baza gjinore, në shkollën tonë u realizuan një sërë aktivitete.

Duke pasur parasysh që nxënësit respektivisht Këshilli i nxënësve kanë kontribut të çmueshëm për të bërë shkollën e tyre më efikase dhe gjithashtu vetë përfshirja e nxënësve në funksionimin e shkollës në vetvete është një pjesë e çmueshme e aktiviteteve vetëdijësuese dhe një zë i fuqishën sensibilizues,sot me synimin për rritjen e ndërgjegjësimit Këshilli i nxënësve të shkollës sonë me anë të projekteve bën thirrje për veprim global për të rritur ndërgjegjësimin, nxitur përpjekjet e advokimit si dhe për të ndarë njohuritë dhe inovacionin për t’i dhënë fund dhunës me baza gjinore një herë e përgjithmonë.


Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 18/04/2024

Aktivitete të ndryshme të realizuara nga aktivi i klasave të katërta.

“Çdo gjë është më e lehtë kur teoria ndërlidhet me praktikën”.


18/04/2024

"Mund të mos i kemi të gjitha bashkë, por së bashku i kemi të gjitha”.

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 18/04/2024

"Mund të mos i kemi të gjitha bashkë, por së bashku i kemi të gjitha. "
Sot,klasa IV/5-të në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së muzikës "Prenk Jakova" realizuan koncertin në mbështetje të fëmijëve me autizëm!


Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 17/04/2024

Siguria Rrugore është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!

Me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve në shkolla nga policia e Kosovës, nxënësit e shkollës sonë dëgjuan ligjeratën dhe u angazhuan në bashëbisedim për Sigurinë rrugore si një e drejt dhe përgjegjësi për të gjithë.

Ligjeratë mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, funksionimin e semaforëve, rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit, si dhe për transportin e sigurtë të fëmijëve.



Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 15/04/2024

Nxënësi ynë Princ Fanaj është shpërblyer me Çmimin Absolut dhe në Finale me GRAND PRIZE JUNIOR në Sofia - Bullgari në kuadër të Garës Internacionale për Violinë dhe Piano.

Përpos çmimeve të fituara, Princi është ftuar të luaj Solo me Orkestrën Simfonike të Bullgarisë në 2024/25.

Të lumtë Princ, jemi krenarë me ty! 👏🏼⭐️

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 15/04/2024

Me parashkollorët, mësimi është gjithmonë kënaqesi⭐️⭐️
Përmes demonstrimeve me figura në libra dhe aktivitete të ndryshme mësojmë mbledhje- zbritje(+,-), figura gjeometrike, dallojmë ngjyrat etj. 📚👏👏

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 07/04/2024

Rezultatet me nxënës, arrihen vetëm atëherë kur pjesa teorike ndërlidhet me atë praktike.🌟

Bashkëlidhur gjeni disa aktivitete të
javës së parë të muajit prill, të realizuara me nxënësit e klasave të para të cilat janë realizuar duke u bazuar në ndërlidhjen lëndore.

Ju lumtë nxënësve tanë të vegjël, ku me duart e tyre të vogla bëjnë mrekulli!🙌🏻🌟🌟🌟🌟🌟👏👏👏👏👏

Photos from SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë's post 05/04/2024

Vazhdojmë me aktivitete sensibilizuese mbi autizmin.

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, psikologia e shkollës në bashkëpunim me mësueset e klasëve IV/2, IV/3 dhe IV/6 realizuan aktivitete sensibilizuese që kanë për qëllim vetëdijësimin e nxënësve lidhur me autizmin.

Pranimi i pakushtëzuar është hapi i parë drejt gjithëpërfshirjes dhe barazisë!

! 🧩💙💚💜💛🧡🩶🤎🤍🩷🩵

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

"Mund të mos i kemi të gjitha bashkë, por së bashku i kemi të gjitha”.
Video ndërgjegjësuese e përgatitur për Ditën Botërore të Sindromës Down!Më PRANO PA STEREOTIPE!
•
Gëzuar 7 Marsi, dita e mësuesit!Sot është festa më e bukur, Festa e dijes, arsimimit, përparimit dhe progresit.Urime si ...
Baza e të mësuarit është eksplorimi.Në moshë të re, nxënësit mësojnë përmes eksplorimit, lojërat që luajnë fëmijët në mo...

Location

Telephone

Website

Address


Pristina
10000
Other Elementary Schools in Pristina (show all)
Kurse per femijë Kurse per femijë
Rr. Maliq Pashe Gjinolli, Afër Shkollës "Emin Duraku"
Pristina, 10000

Mësim plotësues për nxënësit e klasave I-V Mësime individuale në të gjitha lëndët

SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë
Rruga "Ilir Konushefci"
Pristina, 10000

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë
Pristina

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Teuta", Grashticë

Mileniumi i Trete Mileniumi i Trete
Rr. Sokol Sopi, 107
Pristina, 10000

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12)

SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë
Pristina, 10000

Është themeluar në vitin 1981, gjindet në rrugën: "Enver Maloku", Prishtinë, nr. tel; 038/552-

SHFMU " Zenel Hajdini" SHFMU " Zenel Hajdini"
Pristina, 10000

SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë SHFMU "Gjergj Fishta"Prishtinë
Rruga "Ismail Dumoshi"
Pristina, 10000

Shfmu “Gjergj Fishta” është ndërtuar viteve të 60-ta. Ishte shkolla e parë eksperimentale e bazuar në kabinete e mjete praktike të mësimit, gjë që vazhdon edhe tani mësimdhënia nëpër kabinete.

SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë
Pristina, 10000

Kjo është faqja zyrtare e SHFMU "Xhemail Mustafa", ku do të njoftoheni me të gjitha aktivitetet.

Shkolla Franceze - EFIP Shkolla Franceze - EFIP
Sokol Sopi, Matiqan
Pristina, 10000

École Française Internationale de Pristina

ShFMU "Faik Konica" ShFMU "Faik Konica"
Xhorxh Bush 60
Pristina, 10000

Shkollë fillore dhe e mesme e ulët