Mblidhet grupi i dialogut për Zgjedhoren, Celibashi: Palët janë të angazhuara për votën e diasporës! Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose me postë - Shqiptarja.com

Mblidhet grupi i dialogut për Zgjedhoren, Celibashi: Palët janë të angazhuara për votën e diasporës! Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose me postë

Mblidhet grupi i dialogut për Zgjedhoren, Celibashi: Palët janë të angazhuara për votën e diasporës! Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose me postë

Ilirjan Celibashi

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e grupi të dialogut për Reformën Zgjedhore. Grupi i dialogut priti në tryezën e diskutimeve edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Pas takimit Celibashi tha se palët janë të angazhuara për të realizuar votën e diasporës. Sipas Celibashit votimi mund të kryhej edhe nëpërmjet internetit ose me postë. Celibashi tha se ka propozuar që KQZ të administrojë kërkesat e votuesve që votojnë jashtë Shqipërisë. I pyetur për votimin elektronik, Celibashi tha se është thuajse e pamundur që të zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

‘Palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur nëj zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që dunn ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që unë propozova është të jetë KQZ i cili administronim kërkesat e  votuesve që duna të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Adresuam pyetjet për çështje të ndryshme. Mendoj që votimi të kryhej ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë. Kjo është çështje teknike, është zgjidhje që bazohet në interesin e palëve të partive politike. Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë.’- tha Celibashi pas takimit.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Rithemelimit pas mbledhjes theksoi se janë së paku 1.2 mln shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote. Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

‘Sot sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë rreth 18 mijë persona, ndërsa votues realë janë 1.2 milionë. 18 mijë personat janë individë, që kanë prirje të votojnë PS-në. Ligji lejon edhe votimin me postë, por edhe atë elektronik. Estonia prsh e ka sistemin e votimit tërësisht elektronik dhe e kanë sistemin shumë të mbrojtur, mbetet për t’u parë sesa efektiv mund të jetë mekanizmi. Të zhduket filtri i votës së diasporës. Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare. Ne duam që votimi të bëhet me postë dhe në mënyrë të besueshme, por nuk duam që të bëhet nga Posta Shqiptare, e cila mund të kontrollohet nga qeveria.’- u shpreh Bylykbashi.

Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim.

Lajm në përditësm...

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Lista dhe miqësoret para Euro 2024, Sylvinho mbërrin në Shqipëri

Lista dhe miqësoret para Euro 2024, Sylvinho mbërrin në Shqipëri