Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe - Shqiptarja.com

Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe

Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe

Aleksandeër Vulin

Aleksandër Vulin, zëvendës kryeministër në kabinetin e ri të qeverisë serbe, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama, me shqiptarët në Greqi.

“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Vulin në një reagim kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. 

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.

Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare. 

”Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”.- tha Vulin.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fakovsky: 14/05/2024 17:44

    Shko te Putini dhe pastaj hajde dhe jep mendime. Je edhe ti nongrata njësoj si ai I katit të 8

    Përgjigju
  • Alb: 14/05/2024 11:55

    Nermale se si serbija e greqija u krijuan shtet fallca ne trojet shqiptare, edhe na moren popullcin shqiptare.

    Përgjigju
  • Or tej: 14/05/2024 10:12

    Nuk kemi nevoje per serbet sepse natyra shqiptare ka qene gjithmone e percare or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 14/05/2024 05:18

    Bota serbe do te ndaloje Shqiperine e madhe?! Cila /bote serbe/,ajo qe eshte tkurrur e rrudhur si nje oshafke?! Fale politikave tuaja shoviniste e nacionaliste humbet Jugosllavine,u bombarduat,ju hoqen Kosoven,edhe /vellai/ juaj Mali i Zi, preferoi me mire te dilte i pavarur se sa te rrinte nje ore me teper me ju,humbet daljen ne det e shume perfitime te tjera qe mund t'i kishit po te ishit te gjithe te bashkuar,u katandiset nje mini shtet mes maleve dhe ju do te ndaloni Shqiperine e madhe??!!

    Përgjigju
    • Dardan Muri: 14/05/2024 20:52

      Teoria e Shqiperise se Madhe eshte vjeteruar.Milishevici e shpiku dhe ngordhi si mi ne burg.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës