KreuCelebrity

10 pyetje për Natalie Portman!

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të zezë dhe një triko të hollë, ajo rrugës për të kapur trenin për në Londër, ku po xhiron “Fountain of Youth”, një film nga Guy Ritchie. Ajo është rritur para syve tanë, por gjithmonë ka qenë krejt e padukshme. Aktorja Natalie Portman kaloi në tapetin e saj të kuq të parë në moshën 13-vjeçare. Mori nominimin e saj të parë për çmimin Oscar në moshën 23-vjeçare dhe një statujë gjashtë vjet më vonë. Pas një periudhe të vështirë nga divorci nga bashkëshorti i atëhershëm Benjamin Millipied, aktorja ka arritur ta mbajë jetën e saj familjare dhe private tejet hermetike. Tani, Portman, 42 vjeç, po i drejtohet televizionit, si shumë nga bashkëmoshatarët e saj fitues të çmimeve Oscar, si: Nicole Kidman, Reese Witherspoon, Anne Hathaway, Jodie Foster dhe shumë të tjerë. Rolet e saj janë gjithmonë të zgjedhura prej saj, siç ishte ai i Elizabeth Berry, së fundmi me “May December”, duke u bashkuar me një kast aktorësh të njohur. Si profesionisti prej tri dekadash, ajo rrëfen jetën e Hollivudit, duke mos përjashtuar nga vëmendja disa detaje të jetës së saj private. Nga ana tjetër, që nga viti 2011, ajo është fytyra e Miss Dior, aromës së famshme të shtëpisë franceze Christian Dior.

Çfarë ju tërheq në rolet që zgjidhni?

Është padyshim tema një nga kriteret që më bind të zgjedh, pastaj edhe personazhi. Shumë më pyesin, pse je tërhequr në jetën private dhe nuk ke patur role të reja, përgjigjja është e thjeshtë: dua personazhe që më mbushin emocionalisht. Dua që çdo shfaqje e imja në filma, të ketë identitetin e vet, në mënyrë që unë të krijoj një marrëdhënie ndërmjet performancës time dhe publikut. Nga ana tjetër, duke patur një jetë publike dhe private që në moshë shumë të re, jam e sigurt që më ka bërë mirë kjo periudhë, duke qenë pranë njerëzve të zemrës.

Si ishte të luash Elisabeth Berry në filmin “May December”?

Ishte vërtet argëtuese dhe interesante, të eksplorosh sjelljen e jetës së dikujt. Unë mendoj se gazetarët dhe shkrimtarët janë personazhe, që kanë një tërheqje dhe kuriozitet të fortë për publikun. Një nga gjërat që ishte sfiduese ishte zotërimi i tonit. Në momente të caktuara duhet të lexosh emocione që kanë satirë, ose janë të drejtpërdrejtë. Regjisori Todd Haynes më shtyu ta bëj atë shumë të vërtetë, njerëzore dhe të besueshme.

Filmi ngre pyetje nëse arti duhet të jetë amoral, çfarë do të thotë të bësh art moral apo imoral?

Mendoj se është një nga pyetjet më të mëdha. Nuk duhet të gjykojmë personazhet, thjesht duhet të eksplorojmë zemrën e njeriut. Po, ku është arti në përshkrimin e një skene me drogë, për shembull? A duhet një përgjegjësi etike, kur shohim dhunë në filma, ose sesa duhani një skenë ndikon te njerëzit? Ka shumë informacione që shfaqim në ekran, por mendoj se nëse besoni se arti duhet të jetë i lirë të eksplorojë çdo aspekt të njerëzimit, lëreni ta bëjë detyrën e tij.

10 pyetje për Natalie Portman!

Si ndryshon aktrimi për një serial televiziv, nga aktrimi për një film?

Është më tepër një maratonë, sesa një sprint. Një film merr një periudhë të shkurtër kohore; është shumë intensiv. Një serial kërkon shumë kohë, për t'u xhiruar. Është jashtëzakonisht kërkuese dhe jashtëzakonisht emocionale. Është një proces me të vërtetë konsumues dhe duhet të ruash energjinë. Si aktor, ke shumë më tepër detaje të karakterit, sesa në një film.

Qysh herët keni qenë person publik, si ka ndryshuar kjo me kalimin e viteve?

Zgjodha të ndaja identitetet. Do të mërzitesha, nëse dikush në shkollë më thërriste Natalie Portman, ndaj shumica në shkollë më njihnin, si Natalie Hershlag. Ishte një frikë ekstreme identiteti im, të cilin jam përpjekur ta integroj pak më shumë si e rritur. Ndjeva sikur nuk po pranoja që të dyja ishin pjesë të miat, ishin dy versione të ndryshme, që ndanin jetën publike, nga ajo private. Kur u bëra me familje dhe fëmijë, fillova të kuptoja se ndoshta nuk ishte e dobishme të isha dy persona, sepse njëra do të përjashtonte tjetrën.

Ju keni parë ndryshimin e Hollivudit ndër vite, çfarë ju bën më shumë në përshtypje?

Gjëja më e habitshme ka qenë kthimi i filmit, si një formë primare e argëtimit. Nëse pyet dikë në moshën e fëmijëve të mi për yjet e kinemasë, ata nuk njohin askënd në krahasim me yjet e YouTube, apo çfarëdo tjetër.

Pse ndodh kjo?

Sepse shumica e prodhimeve janë komerciale. Mendoj se të gjitha format e artit, kur bëhen më pak popullore, e humbasin ndikimin e tyre. Po humbet rëndësia e kinemasë, të gjithë duan ta shohin një film në shtëpi, jo para ekranit të madh. Mbaj mend që shumë fëmijë të moshës sime, nuk kishin patur mundësi të hynin në kinema për të parë një film, por e shihnin atë me adhurim. Tani duket sikur, interneti ka akses në çdo gjë. Është shumë e dhimbshme sesa pak njerëz e shohin filmin, pa folur pastaj, nëse duan të shohin apo jo si formë arti.

A ke diçka që e keni dashur gjithmonë në listën tuaj të dëshirave?

Një gjë që kam dashur të bëj dhe me të vërtetë kam luftuar për ta arritur, ishte një film animacion dhe sapo kam bërë të parin. Ndryshe nga sa e kisha imagjinuar është një proces i gjatë, por shumë emocionues. Më pëlqen animacioni. Dhe duke patur fëmijë, unë gjithmonë dua të bëj gjëra, që ata mund të shohin. Një gjë që më ka mbetur dhe nuk e kam bërë është një muzikal. Unë do të doja shumë këtë zhanër. Që fëmijë kam marrë mësime kërcimi në teatrin muzikor dhe ato ishin momentet e mia më të lumtura. Ëndërroja të isha kërcimtare në Broadway. Pra, dua ta përjetoj edhe një herë atë gëzim, kur isha ende një fëmijë.

Miss Dior, cili është rituali juaj kur hidhni një parfum?

Më pëlqen ta spërkat në ajër dhe të eci nëpër të, në mënyrë që aroma të zbresë në mënyrë delikate.

Çfarë mbështetni më shumë së fundmi në kauzat e feminizmit?

Gjëja më e rëndësishme për gruan tani, është të luftojë për arsimimin e vajzave. Ky është çelësi i të gjitha çështjeve, që prekin vajzat dhe gratë.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF