U sulmua me armë zjarri, Kryeministri sllovak në gjendje kritike për jetën - Gazeta Shqiptare Online

BOTA

U sulmua me armë zjarri, Kryeministri sllovak në gjendje kritike për jetën

16:39 - 15.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet sllovake bëjnë me dije se Kryeministri Robert Fico, ndodhet në gjendje kritike për jetën, ashtu sikurse konfirmohet se sulmi ndaj tij ishte atentat.




Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”

Drejt tij iu vërshuan 4 plumba, por vetëm një arriti të kapë zyrtarin e lartë.

Kryeministri Robert Fico, ndodhej në Handlova, 150km larg Bratislavës, kur u sulmua me armë zjarri.

Ai po mbante aty një mbledhje me qeverinë, kur u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.