Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli
×
  • Lajme
  • Botë

    Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 18:29

    Dhjetë vite e 4 muaj burg në total ka akorduar Gjykata e Kurorës në Leeds për 6 djem shqiptarë, të cilët u arrestuan të hënë e 4 dhjetorit të vitit të kaluar, në një fermë kanabisi.

    Grupi i shqiptarëve kishin shndërruar në “shtëpi bari” ish-azilin e të moshuarve Moordfield House, në Veriperëndim të Leeds. Gjatë operacionit oficerët gjetën 811 bimë kanabisi të përllogaritura se mund të prodhonin 44 kg kanabis me një vlerë rruge prej 446 mijë paund.

    Po ashtu u zbuluan pajisje me vlerë deri në 45,000 £, që përfshinin llambat, sistemin e ajrimit dhe pajisjet elektrike.

    Nga gjashtë shqiptarët rezulton se Alitor Deda, Andi Teta dhe Ali Qerfozi u dënuan me nga 24 muaj burgim, Erijon Gjoka u dënua me 18 muaj, ndërsa Edison Markeci dhe Agostin Marku do të duhet të kalojnë 16 muaj pas hekurave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!