Meghan, Dukesha e Sussex-it, nuk i kurseu disa fjalë dashurie për burrin e saj, Princin Harry, në ditën e parë të udhëtimit të tyre në Nigeri dhe zbuloi pse u martua me Dukën.

Çifti u ftua në Nigeri për të parë drejtpërdrejt se si sportet, në partneritet me Lojërat Invictus, po përdoren për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të mbështetur mirëqenien e veteranëve. Gjatë ditës së parë të turneut të tyre, Princi Harry foli për shëndetin mendor në Akademinë Wuse Lightway, e cila mbështetet nga Fondacioni i tyre Archewell.

Meghan zbulon arsyen pse u martua me Harry-n

Ai gjithashtu iu referua njerëzve që humbën një familjar dhe nuk dinë se kujt t’i drejtohen apo kujt t’i fliasin, përpara se t’ia dorëzonte mikrofonin Meghan, Dukeshës së Sussex.

“A e shihni se pse u martova me të? Ai është kaq i zgjuar dhe kaq frymëzues, sepse ai flet të vërtetën,” tha Meghan për Harry-n.

Meghan zbulon arsyen pse u martua me Harry-n

Ajo më pas u tha studentëve që thjesht të jenë të sinqertë me njëri-tjetrin, duke shtuar:

“Ndërsa shikoj përreth kësaj dhome, e shoh veten edhe te të gjithë ju. Kështu që është një nder i plotë që kemi vizitën tonë të parë në Nigeri, të jemi këtu me të gjithë ju. Ne besojmë te të gjithë ju, ne besojmë në të ardhmen tuaj, ne besojmë në aftësinë tuaj për të vazhduar të tregoni historitë tuaja dhe thjesht të jeni të sinqertë me njëri-tjetrin. Nuk ka nevojë të vuash në heshtje. Vetëm sigurohu që po kujdesesh për veten.”

Meghan zbulon arsyen pse u martua me Harry-n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: