Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli thirrjen për mbështetjen e shoqërisë civile
Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli thirrjen për mbështetjen e shoqërisë civile
2024-05-11 16:30:04

Fondi i Ballkanit Perëndimor (Foto Atsh)

Fondi i Ballkanit Perëndimor (Foto Atsh)

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli një skemë mbështetëse përmes granteve për shoqërinë civile. E quajtur “ERC Grants”, kjo skemë për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal do të financojë me 30.000 euro grant projektet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Skema bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian, përmes IPA III, shkruan “ATSH”.

Fondi i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) është një organizatë rajonale e themeluar në vitin 2017 nga ana e Ministrive të Punëve të Jashtme të rajonit, për të mbështetur procesin e bashkëpunimit dhe ripajtimit.

Në 10 thirrje të mëparshme, Fondi ka mbështetur mbi 250 projekte rajonale, me mijëra përfitues të drejtëpërdrejtë dhe indirekt.

Falë këtyre thirrjeve, mbi 7 mijë organizata të shoqërisë civile dhe individë janë nxitur të bashkëpunojnë për herë të parë në kontekstin rajonal. (Irma)