“Rëndësi për mua ka vetëm Europiani”, Jasir Asani: Ju tregoj pse nuk luaj në Kore - Sport
Sport16 Maj 2024, 15:53

“Rëndësi për mua ka vetëm Europiani”, Jasir Asani: Ju tregoj pse nuk luaj në Kore

Shkruar nga Pamfleti

“Rëndësi për mua ka vetëm Europiani”, Jasir

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka luajtur vetëm 8 minuta në këtë sezon me Guangju, në kampionatin e Koresë së Jugut. Kjo për shkak se trajneri, Li Jung Ho është shprehur se ai ka shtuar shumë peshë.

Ai ka shtuar shumë peshë dhe nuk është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Edhe nëse humbim 10 ndeshje radhazi, Asani përsëri nuk do të luajë me performancën që jep në stërvitje, për sa kohë që unë të jem ende trajner”, deklaroi ai.

Por, kjo situatë ka shqetësuar jo pak trajnerin Silvinjo si dhe Shqipërinë në prag të “EURO 2024”. Ndërsa Jasir Asani ka vendosur t’i përgjigjet Li Jung Ho për sa i përket peshës së tij. Ai ka postuar një foto në “InstaStory” nga palestra dhe në sy bie forma e tij fizike. Një trup i palestruar dhe aspak i shëndoshë ashtu si trajneri e ka quajtur. Ndër të tjera, futbollisti e ka shoqëruar foton me imazhe duke qeshur, një përgjigje kjo për trajnerin e Guangju.

Reagimi Në lidhje me këtë situatë, e cila është jo pak shqetësuese për Shqipërinë duke qenë se po afron Europiani dhe Asani është një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv, gazeta pati një bisedë me 28-vjeçarin, i cili zbulon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tij dhe trajnerit. Jasiri konfirmon se krisja ka nisur që në muajin janar, ku ai donte që të largohej drejt një ekipi më të mirë në Europë, por klubi koreanojugor rriti pretendimet.

Ndërkohë, Asani thotë se është i fokusuar vetëm tek Europiani: “Për mua ka rëndësi vetëm Europiani dhe asgjë tjetër”, thotë ndër të tjera anësori.

Skuadra e Guangju renditet në vendin e gjashtë në kampionat me 15 pikë, duke qenë 10 pikë larg vendit të parë. Paraqitjet e dobëta me 5 fitore dhe 7 humbje gjithsej, duket se trajneri i Asanit nuk e ka shumë të gjatë në klub, kjo edhe për faktin se ekipi ishte projektuar për të fituar titullin kampion. Nëse ndodh diçka e tillë, lojtari i Kombëtares shqiptare do të ishte në një tjetër situatë, duke qenë se ka kontratë deri në dhjetor të këtij viti me klubin koreano-jugor dhe ardhja e një trajneri tjetër do të ndryshonte pozitat e tij në ekip.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare